Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjendje kaotike me masat në Gjermani

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjendje kaotike me masat në Gjermani

Kryeministri i landit Baden-Württemberg Winfried Kretschmann ka kërkuar në fillim të javës së kaluar që të vazhdojnë menjëherë konsultimet mes kryeministrave dhe kancelares për rishikimin e gjendjes me pandeminë Corona. “Ne thjesht po shohim që numrat po ngrihen shumë shpejt”, deklaroi Kretschmann në Stuttgart.

Politikani ekologjist nuk tha, nëse konferenca e ardhshme e kryeministrave dhe kancelares, e planifikuar të mbahet me 12 prill, do të mbahet këtë ditë apo do të mbahet më heret. Por edhe eksperti socialdemokrat i shëndetësisë Karl Lauterbach ka bërë thirrje për mbajtjen e një samiti të ri dhe vendosjen e kufizimeve të reja.

Ndërkohë, incidenca e infektimeve brenda shtatë ditësh në Gjermani vazhdon të rritet me shpejtësi.

Rritjet e shifrave

Sipas Institutit Robert Koch (RKI), vlera e fundit e infeksioneve të reja me virusin Corona për 100.000 banorë brenda një jave ka shkuar në mbi 130. Një vlerë kaq e lartë e infektimeve në Gjermani ka qenë për herë të fundit me 19 janar (131.5). Autoritetet shëndetësore raportuan të dielën për 17.176 infeksione të reja dhe 90 raste të vdekjes nga sëmundjet që kanë lidhje me virusin Corona.

Por ka dhe disa lande që kanë vendosur të ndjekin një rrugë tjetër në kohën e pandemisë. Landi i Berlinit ka vendosur që përkundër rritjes së shifrave të infektimeve të dalë nga ciklet e hapjeve dhe mbylljeve të shpeshta. Ndaj ka vendosur që lehtësimet e vendosura më parë të mbeten, si për shembull në tregti dhe kulturë, por njëkohësisht kërkon shtrëngimin e masave sa i përket testimeve. Në këtë mënyrë, ky land ka vendosur që të mos respektojë të ashtuquajturin “frenim emergjent”, të cilin ka parashikuar qeveria federale në rastet kur numri i infektimeve kalon 100 në 100.000 banorë brenda një jave. E megjithatë në rajonet me këtë incidencë do të mund të futet kufizimi i daljeve natën.

Lockdown i ashpër?

Presidenti i shqatës së industrisë së metaleve Stefan Wolf deklaroi për gazetën “Bild am Sonntag” se duhet të futet një lockdown i ashpër. Ai tha se duhet të parandalohet mundësia që secila komunë të ketë rregullat e veta. “Unë do të preferoja që të futet një bllokim i ashpër në të gjithë vendin për dhjetë ditë dhe më pas të mund të hapim të gjitha, në vend që të mos kemi struktura të qarta për muaj të tërë”. Wolf kritikoi në këtë kontekst edhe formën e takimeve të kancelares me kryeministrat: “Për muaj të tërë këto konkludime të këtyre takimeve i kanë injoruar plotësisht nevojat dhe dëshirat e njerëzve dhe kompanive”.

Rreziku nga mutacionet

Edhe shefi i kancelarisë Helge Braun mendon se duhet të merren masa më të ashpra në luftimin e pandemisë. “Nëse numri i infeksioneve rritet shpejt paralelisht me vaksinimin, atëherë rritet edhe rreziku që mutacioni tjetër i virusit të bëhet imun ndaj vaksinës”, theksoi politikani i partisë CDU, në një deklaratë për gazetën “Bild am Sonntag”. Në rast të një mutacioni të tillë “do të mbeteshim sërish me duar bosh” dhe prapë do të kërkohen vaksina të reja. Braun kërkoi, ndër të tjera, që të futen kufizime të lëvizjes në rajone të caktuara me një nivel të lartë infektimesh.

Disa ekspertë gjermanë kanë paralajmëruar se shifrat e infektimeve në ditë mund të shkojnë deri në 100.000 në qoftë se nuk ndërmerren masa të ashpra parandaluese. Në njërën anë janë shtuar kërkesat për ashpërsimin e masave, por nga ana tjetër, ka dhe lande dhe komuna, ku thuhet, se ato do të vazhdojnë me lehtësimet e tanishme e madje edhe me lehtësime të tjera./DW/

Tags: gjermanikaosmasat anti-covid

TË LIDHURA

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas
Bota

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti
Bota

Trump pret Netanyahun: Rindërtimi i Gazës nis së shpejti

22:25 | 29/12/2025
Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon
Bota

Rusia akuzon Ukrainën për sulm ndaj rezidencës së Putinit, Zelensky e mohon

21:17 | 29/12/2025
Next Post
Kim shkon tek Soreca: Kemi shumë sfida para nesh, SHBA-BE mbështetje Shqipërisë

Kim shkon tek Soreca: Kemi shumë sfida para nesh, SHBA-BE mbështetje Shqipërisë

Habit trajneri në Turqi, lë punën pas 5 ditësh: Nuk kam motivim

Habit trajneri në Turqi, lë punën pas 5 ditësh: Nuk kam motivim

Gjërat që duhet t’i dini për vaksinën e AstraZeneca-s

Gjërat që duhet t’i dini për vaksinën e AstraZeneca-s







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018




TË FUNDIT

Protestat e studentëve detyrojnë Vuçiçin: Zgjedhje të parakohshme në 2026
Rajoni

Protestat e studentëve detyrojnë Vuçiçin: Zgjedhje të parakohshme në 2026

by mirseda
16:36 | 30/12/2025
0

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka bërë me dije se është pranuar kërkesa e studentëve për zgjedhje të...

Gjykata e Tiranës i heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit

Gjykata e Tiranës i heq sekuestron nga pronat e Elman Abules dhe Kristian Boçit

16:28 | 30/12/2025
Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë–Fier. Policia dhe ambulanca në vend

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë–Fier. Policia dhe ambulanca në vend

16:22 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Kanosi shtetasin e huaj, “arrest në shtëpi” për Drejtoreshën e Antitrafikut. Alma Bime i dogji …..

Kanosi shtetasin e huaj, “arrest në shtëpi” për Drejtoreshën e Antitrafikut. Alma Bime i dogji …..

15:12 | 30/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com