Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

”Viktima nga Covid, 70 ditë në morg”/ Meta: Tronditëse, prokuroria të hetojë

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të trasmetuar në media, ku trupi i pajetë i një personi, ishte prej 70 ditësh në morgun e një prej spitaleve Covid në Tiranë.

Sipas Metës, një situatë e tillë është e papranueshme, teksa i ka bërë thirrje qeverisë dhe të gjithë institucioneve në varësi të saj, që të koordinohen, dhe t`u përgjigjen në kohë kërkesave të qytetarëve dhe të afërmve të tyre të prekur nga Covid-19.

Ai i bën thirrje organit të Prokurorisë të nisë pa vonesë hetimin e ngjarjes dhe zbardhjen e të gjitha veprimeve të personelit mjekësor dhe administrativ, që ka qënë në dijeni të kësaj ngjarjeje dhe të vërë para përgjegjësisë këdo, që ka vepruar në shkelje të ligjit.

Postimi i Presidentit Meta në rrjetin social, Facebook

E kam ndjekur me shumë vëmendje dhe tronditje të thellë denoncimin e rëndë, të bërë publik fillimisht në emisionin investigativ “Boom”, të familjarëve të qytetarit të ndjerë Luan Zeqiri, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Sipas familjarëve, shtetasi Luan Zeqiri ishte shtruar në datën 27 dhjetor 2020 në spitalin e Vlorës dhe kishte ndërruar jetë në datën 6 janar 2021 në një prej spitaleve COVID në Tiranë.

Sipas tyre trupi i pajetë është mbajtur në morg prej 70 ditësh dhe vetëm pas denoncimit në media dhe insistimit të tyre është tërhequr prej andej vetëm pak ditë më parë.

Nga 27 dhjetori 2020 deri më 18 mars 2021, familjarët nuk janë informuar për humbjen e jetës së të afërmit të tyre, por sa herë kanë vizituar spitalin e Vlorës gjatë kësaj periudhe për t’u interesuar për gjendjen e tij, kanë dorëzuar aty edhe ushqime për të.

Më pas familjarët janë sorrollatur sa në Vlorë e në Tiranë, duke mos u informuar mbi vendodhjen e tij, aq më keq, që i ndjeri Luan Zeqiri kishte ndërruar jetë.

Kam pritur nga institucionet përgjegjëse të reagonin me transparencë për këtë denoncim tronditës, por konstatova me keqardhje mungesën e një përgjigjeje shteruese publike.

Nuk ka asnjë justifikim, as ligjor, e aq më pak njerëzor për këtë rast, që është treguesi më i shëmtuar dhe antihuman i keqmenaxhimit të situatës pandemike dhe mënyrës së funksionimit dhe koordinimit të sistemit shëndetësor në tërësi.

Kur një qytetar që ka ndërruar jetë, mbahet për 70 ditë në morg, pa njoftuar familjarët e tij, atëherë çfarë mund të mendojmë të ketë ndodhur me saktësinë e të dhënave të raportuara të pandemisë?! 

Për këtë ngjarje të rëndë, nuk ka asnjë justifikim, pasi shteti i ka të gjitha mekanizmat për të përmbushur detyrimet e tij.

Ky rast alarmant dhe i dënueshëm ligjërisht, duhet të verë menjëherë në lëvizje jo vetëm institucionet e përfshira për të kryer një hetim të thelluar administrativ, por më së pari organin e Prokurorisë, që si President i Republikës, i bëj thirrje të fortë të nisë pa vonesë hetimin e ngjarjes dhe zbardhjen e të gjitha veprimeve të personelit mjekësor dhe administrativ, që ka qënë në dijeni të kësaj ngjarjeje dhe të vërë para përgjegjësisë këdo, që ka vepruar në shkelje të ligjit.

Gjithashtu, i bëj thirrje stukturave përgjegjëse spitalore apo të mjekësisë ligjore, t’i vendosin në dispocion familjarëve, pa zvarritje të mëtejshme, të gjithë dokumentacionin e kërkuar.

Duke e falënderuar emisionin investigativ “Boom” dhe median në përgjithësi për rolin e rëndësishëm, që po luan në këtë periudhë pandemie, u bëj thirrje Qeverisë dhe të gjithë institucioneve në varësi të saj, që kanë përgjegjësi në menaxhimin e situatës pandemike, të koordinohen, të bashkëpunojnë, të asistojnë dhe t`u përgjigjen në kohë kërkesave të qytetarëve dhe të afërmve të tyre të prekur nga COVID-19, të veprojnë me transparencë dhe mbi të gjitha me humanizëm.

Është e papranueshme dhe do angazhohem me të gjitha energjitë e mia të mos lejoj më të tilla ngjarje tronditëse e të dënueshme që të ndodhin në Shqipërinë e vitit 2021.

Tags: COVID-19ilir metamorgreagimtrup i pajete

TË LIDHURA

Aktualitet

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026
Aktualitet

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Aktualitet

Jo si ’21 janari’ dhe tubimet e dhunshme partiake, protesta paqësore që po sfidon pushtetin

21:53 | 08/06/2026
Next Post

Përgjues te zyrat e LSI, Guri u konfliktua me shokun e djalit të Lefter Kokës

Rama letër Kurtit: Besoj se do t’i kaloni me sukses sfidat e Kosovës

Çani: Do jetë një ‘lajm i mirë’ nëse do të ketë fushatë të egër deri në vrasje







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com