gamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye gitJojobet GirişJojobet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Media gjermanofone: Albin Kurti nuk do të jetë partner komod për europianët

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Rajoni, Të Gjitha
Media gjermanofone: Albin Kurti nuk do të jetë partner komod për europianët

Rizgjedhjen e Albin Kurtit kryeministër, shtypi gjermanofon e sheh si “shpresë” për gjeneratën e re, por ai thekson edhe sfidën tjetër, pritshmëritë e mëdha ndaj Abin Kurtit që premtim kryesor ka punën e drejtësinë.

Gazeta “Neue Zürcher Zeitung” në analizë të saj të mërkurën (24.03) me titullin “Shpresëdhënësi i Kosovës merr detyrën” shkruan, se gati në të njëjtën ditë pas rrëzimit të qeverisë së parë të Albin Kurtit, ai rizgjidhet kryeministër i Kosovës me një shumicë të ndjeshme votash dhe analizon sfidat e qeverisë së ardhshme. “Në një kohë që Kurtit që shihet i pakorruptueshëm i besohet progresi në luftën kundër korrupsionit, arritja e objektivave sociale për shkak të mjeteve të kufizuara do të jetë më e vështirë. Një ndër sfidat më të mëdha të kryetarit të ri të qeverisë është sjellja në realitet e pritshmërive të mëdha të përkrahësve të tij. Pandemia e vështirëson këtë detyrë më shumë. Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë vaksine.”

Neue Zürcher Zeitung nuk i kushton vetëm vëmendje motos së Albin Kurtit, me të cilën ai zhvilloi edhe fushatën zgjedhore: “Punë dhe drejtësi”, por edhe konfliktit me Serbinë. Kurti e ka deklaruar, se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve, në qoftë se Serbia nuk njeh pavarësinë e Kosovës dhe krimet e kryera. Por “Serbia nën presidentin Vuçiq është larg të dyja këtyre hapave. Vuçiq së fundmi publikoi në Instagram një hartë të Kosovës me ngjyrat e flamurit serb. BE dhe SHBA, të cilat pas ndryshimit të pushtetit në Uashington sërish zhvillojnë një politikë të përbashkët për Kosovën, kërkojnë rifillimin e bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës”, shkruan NZZ.

Edhe gazeta “Süddeutsche Zeitung” e komenton rizgjedhjen e Albin Kurtit si kryeministër i qeverisë së Kosovës. “Në Kosovë aktualisht po kryhet një transformim i dyfishtë. Nga njëra anë merr fund përfundimisht dominanca politike e veteranëve të UÇK-së, luftëtarëve të dikurshëm të luftës për çlirimin nga Serbia në vitet 90-të. […]Mandati i parë i Kurtit zgjati vetëm 51 ditë, pastaj ai u rrëzua me ndikimin masiv të qeverisë së udhëhequr atëherë nga Donald Trump. Edhe në këtë kuptim rizgjedhja e Kurtit shënon kthesë: Ajo simbolizon fundin e një faze jologjike destruktive të politikës amerikane në Ballkan. Nën presidentin Joe Bideni, një njohës i rajonit dhe grackave të tij nuk priten ato ndërhyrje si nën Trumpin.[…]Për europianët Kurti nuk do të jetë një partner komod. Por ai është dikush që gëzon mbështetje të madhe në popullsinë e re të Kosovës.”

Radioja e njohur gjermane “Deutschlandfunk Kultur” zgjedhjen e Albin Kurtit e shikon si ndryshim gjeneratash në Kosovë. Albin Kurti shihet si shpresa e një gjenerate të re dhe premton punë dhe drejtësi. “Tani varet nga ai, të çojë deri në fund ndryshimin e gjeneratave, që ai e kërkon prej 20 vjetësh. Ndoshta Kurti me kursin e tij të qartë ka shanse më të mira të negociojë me sukses me qeverinë e Serbisë, se elitat e vjetra. Por ai duhet edhe të provojë, se në post është i pakorruptueshëm dhe parimor, dhe që e çon me vetëmohim Kosovën drejt të ardhmes. Sfida është e jashtëzakonshme.” /DW/

Tags: Albin Kurtikosovakryeministrimediat gjermane

TË LIDHURA

Dëmtohet rruga në Pogradec, rrezikojnë të izolohen banorët
Aktualitet

Dëmtohet rruga në Pogradec, rrezikojnë të izolohen banorët

18:06 | 24/03/2026
Mesazh nga Brukseli/ Kos: SPAK po bën punë të shkëlqyer
Aktualitet

Mesazh nga Brukseli/ Kos: SPAK po bën punë të shkëlqyer

17:48 | 24/03/2026
Lirohet ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, kalon në “detyrim paraqitje”
Aktualitet

Lirohet ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, kalon në “detyrim paraqitje”

17:32 | 24/03/2026
Next Post
Ja vlera marramendëse e pasurisë së Devi Kasmit, kishte bandë kokaine në Milano

Ja vlera marramendëse e pasurisë së Devi Kasmit, kishte bandë kokaine në Milano

10 futbollistët më të kushtueshëm të Serisë A sipas ‘transfermarkt.de’

10 futbollistët më të kushtueshëm të Serisë A sipas 'transfermarkt.de'

Bllokohet Kanali i Suezit pasi një anije e madhe mallrash është përmbysur

Bllokohet Kanali i Suezit pasi një anije e madhe mallrash është përmbysur







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Zbulohen pilotët që humbën jetën në përplasjen në Nju Jork
Bota

Zbulohen pilotët që humbën jetën në përplasjen në Nju Jork

by mirseda
19:45 | 24/03/2026
0

Janë zbuluar identitetet e dy pilotëve të Air Canada që humbën jetën pas përplasjes së avionit me...

Poloni–Shqipëri, OPTA parashikon duelin për Botërorin 2026: Kuqezinjtë lënë pas rivalët

Poloni–Shqipëri, OPTA parashikon duelin për Botërorin 2026: Kuqezinjtë lënë pas rivalët

19:35 | 24/03/2026
“Do vendos pas konsultimeve”, Spiropali: Taulant, mblidh grupin pa vonesë!

“Do vendos pas konsultimeve”, Spiropali: Taulant, mblidh grupin pa vonesë!

19:22 | 24/03/2026
Britania i bashkohet SHBA-Francës, anije në Hormuz kundër minave

Britania i bashkohet SHBA-Francës, anije në Hormuz kundër minave

19:17 | 24/03/2026
Dështimi i referendumit për drejtësinë në Itali, ministri Nordio: Përgjegjësinë politike e mbaj unë

Dështimi i referendumit për drejtësinë në Itali, ministri Nordio: Përgjegjësinë politike e mbaj unë

19:12 | 24/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com