Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Përtej rrahjes së shpatullave prej Makronit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Bota pas COVID-it, e parë nga bari i një hoteli në Tiranë

Nga: Andi Bushati

Rrahja e shpatullave të Edi Ramës nga presidenti francez Makron, duket në pamje të parë si një dhuratë e paçmuar për kryeministrin shqiptar që sapo ka hyrë në fushatë elektorale.

Por, përtej rojes së nderit në pallatin Elysee, ngjitjes së shkallëve të “kështjellës” dhe njoftimit të shkurtër që u dha se “të dy udhëheqësit kishin diskutuar për investimet europiane në rajonin tonë”, ka një realitet shumë më të trishtë se ai i pamjeve të pritjes ceremoniale.

Për një kohë të gjatë Parisi është bërë diga kryesore që pengon hapjen e negociatave të Tiranës me Brukselin. Për këtë vetë presidenti francez, madje edhe gruaja e tij kanë qenë pre e sulmeve të mediave proqeveritare të Tiranës.

Dhe kjo për shkakun se Makron tha me zë dhe me figurë një të vërtetë të thjeshtë, atë se nuk qe vetëm vendi i tij, por gati gjysma e anëtarëve të BE që ishin kundër avancimit të Shqipërisë.

Nuk ka diskutim që në këtë ansambël Franca ka pasur një rol kryesor dhe këtë e ka pranuar me gojën e saj ish ministrja franceze për Europën, Nathalie Loiseau, gjatë fushatës për zgjedhjet europiane, ku ajo kryesonte listën e partisë presidenciale “Republique en marche”.

“Ajo që bllokoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë, isha unë si ministre… Franca luftoi për tetë orë në atë mbledhje për të bindur partnerët që të thonin jo. Këtë e bëri vetë edhe presidenti Makron”, deklaroi Loiseau për radio franceze RTL, duke iu referuar dështimit tonë në vitin 2018.

Më shumë ka sqaruar vetë Makron me gojën e tij në tetor 2019, gjatë një fjalimi në Këshillin e Europës, në Strasburg. Ai tregoi me gisht kërkesat për azil politik që vijnë edhe nga vende “që kërkojnë të hapin negociatat e pranimit me BE”.

Në fakt kushdo që e njeh sadopak politikën e Parisit zyrtar ndaj Shqipërisë nuk e ka të vështirë të dallojë dy probleme kryesore. I pari është numri i lartë i azilkërkuesve, që në periudhën e qeverisë Rama ka shkuar nga nga 339 kërkesa në vit, në 9251që u regjistruan në 2019.

Shumë ministra të brendëshëm të disa qeverive me radhë i kanë kërkuar edhe Saimir Tahirit, edhe Fatmir Xhafës edhe Sandër Lleshit ndalimin e kësaj hemoragjie që e ka renditur Shqipërinë në vendin e dytë në botë në raport me numrin e popullësisë, duke e reshtruar direkt pas një vendi në luftë si Siria.

Dhe administrata franceze është e qartë se prej nga vjen ky fluks. Në një artikull të gjatë mbi këtë fenomen revista e përjavshme me prirje të majta “Marianne” citonte një raport të ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, ku Shqipëria përshkruhet si një vend “I penalizuar nga korrupsioni, me një kriminalitet të madh dhe ku shteti ligjor nuk funksionon”.

Pra, nëse do të bëhet një portretizim i thjeshtëzuar i asaj çka përfaqësonte njeriu që sot ngjiste shkallët e pallatit Elysee, ai ishte aty si kreu i një qeverie që nuk funksionon dhe që eksporton emigrantë në Francë.

Kaq majfton për të kuptuar se si i shikojnë në Paris “arritjet” e Shqipërisë, dhe se sa duhet të entuziazmohemi ne për pritjen që iu bë Edi Ramës. Ajo nuk ka asnjë vlerë për qytetarin e thjeshtë. Ajo nuk ndryshon asgjë në shpresat tona për të parë më shpejt dritën e gjelbërt nga BE. Ajo nuk lëviz asnjë presje nga ato që janë të shkruar në dosjet e administratës.

Natyrisht, pamjet që pamë sot nga pallati Elysee, fërkimin e ekzagjeruar të shpatullave dhe drekën e parashikuar në axhendën e presidencës, Edi Rama do ti përdorë si një spot për fushatë. Por kapërcimi i atij pragu nuk përbën garanci as për atë vetë, e aq më pak për vendin që ai përfaqëson.

Boll të kujtojmë se, pikërisht aty, Muhamar Kadafi ngriti çadrën e tij, vetëm katër vite përpara se pallati i tij të bombardohej nga aroplanët luftarakë francezë, ndërsa Bashar Al Asadi ishte i ftuari i nderit i parakalimit të 14 korrikut, përpara se ti kthente Francës mbarapsht dekoratën e Legjonit të nderit.

Tags: ANDI BUSHATIedi ramaEmanuel Macronopinion

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Tre pacientë humbin jetën në spitalin Infektiv në 24 orët e fundit

Më shumë vaksinime se testime në 24 orët e fundit, 11 viktima nga koronavirusi

E duan Real Madrid dhe Barcelona, talenti Erling Haland zbulon të ardhmen

E duan Real Madrid dhe Barcelona, talenti Erling Haland zbulon të ardhmen

Gjermania ashpërson sërish masat, zgjaten kufizimet deri më 18 prill

Gjermania ashpërson sërish masat, zgjaten kufizimet deri më 18 prill







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Gara presidenciale në Kosovë/ Fillon numërimi mbrapsht, Osmani drejt mandatit të dytë
Kosovo

Gara presidenciale në Kosovë/ Fillon numërimi mbrapsht, Osmani drejt mandatit të dytë

by mirseda
16:40 | 05/02/2026
0

Edhe pse është demokraci parlamentare, në Kosovë ka pasur gjithmonë rëndësi se kush është ngjitur në pozitën...

Debate në GJKKO për Metën e Kryemadhin, avokati: Nuk ka vepër penale

Debate në GJKKO për Metën e Kryemadhin, avokati: Nuk ka vepër penale

16:37 | 05/02/2026
Protestë në Durrës kundër projektit TID: Jo prishjeve, kërkohet dialog me bashkinë

Protestë në Durrës kundër projektit TID: Jo prishjeve, kërkohet dialog me bashkinë

16:33 | 05/02/2026
Vazhdojnë lëkundjet sizmike në juglindje të vendit, tërmet në Devoll

Vazhdojnë lëkundjet sizmike në juglindje të vendit, tërmet në Devoll

16:30 | 05/02/2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

15:10 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com