Të shumta kanë qenë aludimet se pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, mund të ketë një bashkëqeverisje midis dy forcave kryesore politike në vend, Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
Por, kryetari i Partisë Demokratike, e ka mohuar kategorikisht këtë gjë, dhe në një intervistë për ABC News, u shpreh se me kryeministrin Edi Rama e ndajnë shumë gjëra.
Ndër të tjera, Basha akuzoi Ramën se po fshihet pas Komitetit Teknik dhe se vendimet e marra kanë qenë politike.
Lulzim Basha: “Fshehja pas Komitetit të Ekspertëve është një nga truket që Rama ka përdorur. Vendimet kanë qenë politike, nuk janë të Komitetit. Është Rama që vendos ku i çon paratë. Nëse jemi në këto parametra është se Edi Rama nuk e ka carë kokën për shëndetin e shqiptarëve. Tani bën sikur po punon duke shkuar, duke bërë shfaqej, fshat më fshat dhe shikon si po administrohen vaksinat. Ne do t’i japim mbështetjen e duhur mjekëve dhe infermierëve. Do të bëjmë të mundur rimbursimin e të sëmurëve me Covid. Shteti i kishte të gjitha mundësitë që në vend t’i çonte paratë oligarkëve këto para ti administronte në mënyrë të tillë. kësaj do t’i jepet fund dhe kjo është një nga arsyet kryesore që nuk ka shqiptarë që ta pranojë. Momenti i vetëm i bashkëpunimit do të jetë kur të firmosë largimin e tij”.