Konsumuan mish breshke, 19 persona humbin jetën në Afrikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme Madagaskar, ku 19 persona humbën jetën  pasi kishin konsumuar  mish breshke.

Midis viktimave janë edhe 9 fëmijë , ndërkohë që 34 persona janë shtruar në spital, shkruan Tgcom24.

Sipas autoriteteve shëndetësore, helmimi i personave nuk ka qenë për shkak të mishit të breshkës po për shkak të një alge vdekje prurëse që breshka kishte ngrënë.

Kjo algë nëse konsumohet nga krijesa e detit apo të tokës në peridhën nga nëntori deri në mars mund të bëhën toksike.