Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny transferohet në një burg jashtë Moskës

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny transferohet në një burg jashtë Moskës

Udhëheqësi i opozitës ruse Alexey Navalni është dërguar në një burg jashtë Moskës për të vuajtur dënimin, tha avokati i tij të enjten, një veprim që vjen pavarësisht një kërkese për lirimin e tij nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Avokati i zotit Navalni, Vadim Kobzev nuk njoftoi menjëherë emrin e burgut ku u dërgua Navalni. Agjencitë ruse të lajmeve kanë njoftuar më parë se Navalni, i cili është mbajtur në një burg të sigurisë maksimale në Moskë, mund të dërgohej në një burg në Rusinë perëndimore.

Alexey Navalni, 44 vjeç, kundërshtari më i zëshëm i Presidentit rus Vladimir Putin, u arrestua më 17 janar kur po kthehej nga Gjermania, ku kaloi pesë muaj duke u rikuperuar nga një helmim me agjentë nervorë për të cilin ai e ka fajësuar Kremlinin. Autoritetet ruse e kanë hedhur poshtë akuzën dhe e kanë akuzuar zotin Navalni për bashkëpunim me agjencitë perëndimore të zbulimit, pretendime që ai i ka quajtur qesharake.

Në fillim të këtij muaji, Navalni u dënua me 2.5 vjet burg për shkeljen e dënimit me kusht, ndërsa po shërohej në Gjermani. Dënimi ishte pjesë e akuzave për përvetësim parash të ngritura në 2014 që Navalni i ka quajtur të sajuara, dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR) e ka quajtur të paligjshëm vendimin e gjykatës ruse për këtë çështje.

Arrestimi i Navalnit ka nxitur një valë protestash nga dhjetëra mijëra njerëz në të gjithë Rusinë. Autoritetet kanë arrestuar rreth 11,000 njerëz, shumë prej të cilëve u gjobitën ose u burgosën me nga shtatë deri në 15 ditë.

Zyrtarët rusë kanë hedhur poshtë kërkesat e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të liruar Navalnin dhe për të ndalur shtypjen e mbështetësve të tij.

Moska gjithashtu hodhi poshtë vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila citonte rrezikun për jetën e Navalnit në burg në thirrjen e saj për lirimin e tij nga qeveria ruse. Kremlini e ka quajtur kërkesën e gjykatës evropiane një ndërhyrje të paligjshme dhe “të papranueshme” në punët e brendshme të Rusisë.

Më parë këtë javë, ministrat e jashtëm të BE-së ranë dakord të vendosnin sanksione të reja kundër zyrtarëve rusë të lidhur me burgimin e Navalnit.

Që nga arrestimi i Navalnit, zyrtarët rusë dhe mediat shtetërore të lajmeve janë përpjekur në mënyrë agresive ta diskreditojnë atë, një ndryshim nga taktika e mëparshme e injorimit të tij.

Disa nga kritikat kanë theksuar pikëpamjet anti-emigrantëve të shprehura vite më parë ndërsa popullariteti i tij po ngrihej.

Amnesty International këtë javë tërhoqi përcaktimin e Navalnit si “i burgosur i ndërgjegjes” për shkak të atyre pikëpamjeve. “Në të kaluarën, Navalni ka bërë komente, që mund të kishin arritur kufirin e mbështetjes së urrejtjes dhe që përbënin nxitje të diskriminimit, dhunës ose armiqësisë”, tha organizata të enjten.

Deklarata mohonte se vendimi ishte në përgjigje të presionit të jashtëm, por njoftimet e agjencive të lajmeve kanë sugjeruar se Amnesty International ishte objekt i një fushate të koordinuar për ta diskredituar atë.

“Këta nuk ishin aktivistë që vepruan në mënyrë të pavarur … ata ishin njerëz që dëshironin të shpifnin kundër Alexey Navalnit si kundërshtari më i shquar i zotit Putin”, tha Vladimir Ashurkov, drejtor ekzekutiv i organizatës anti-korrupsion të Navalnit, të enjten në një konferencë me gazetarët.

Amnesty International tha se heqja dorë nga emërtimi i të burgosurit të ndërgjegjes nuk e ndryshon kërkesën e saj për lirimin e Navalnit.

“Nuk duhet të ketë konfuzion: Asgjë që Navalni ka thënë në të kaluarën nuk e justifikon burgosjen e tij aktuale, që është thjesht e motivuar politikisht. Navalni është ndaluar në mënyrë arbitrare për ushtrimin e të drejtës së tij të lirisë së shprehjes, dhe për këtë arsye, ne vazhdojmë të bëjmë fushatë për lirimin e tij të menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International./VOA/

Tags: Alexei Navalnyburgrusi

TË LIDHURA

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar
Bota

SHBA kërcënon BE-në me tarifa, Europa përgjigjet e bashkuar

20:50 | 17/01/2026
Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Kryeministri Carney emërohet anëtar i Bordit të Paqes për Gazën

20:31 | 17/01/2026
Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane
Bota

Trump vendos tarifa të reja ndaj MB, Danimarkës dhe vendeve evropiane

18:36 | 17/01/2026
Next Post
E pabesueshme në Brazil/ VAR-i i heq trofeun skuadrës së njohur (Video)

E pabesueshme në Brazil/ VAR-i i heq trofeun skuadrës së njohur (Video)

Greqia shtyn “lockdown-in”, Athina sërish në izolim nga Covid-19

Greqia shtyn “lockdown-in”, Athina sërish në izolim nga Covid-19

Këta ‘i marroftë zoti!’… Ma kujtoi Astriti

Ku të gjejmë një popull që do të zezën e vet?







JU REKOMANDOJMË

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com