Greqia shtyn “lockdown-in”, Athina sërish në izolim nga Covid-19

Greqia ka vendosur shtyrjen e lockdown-it të ashpër në periferinë e Atikës, përfshi kryeqytetin e vendit Athinë dhe zonën e Pireut.

Të dhënat shqetësuese epidemiologjike bënë që specialistët e sëmundjeve infektive të sugjerojnë një shtrirje të bllokimit në Atikë.

Masat e rrepta kundër përhapjes së koronavirusit zgjaten deri në 8 Mars, siç u njoftua nga Zëvendës Ministri, Nikos Hardalias.

Në zonën e kuqe mbeten zonat e Selanikut, Chalkidiki, Rethimno, Thasu, Thiveon, Kalimnos, Evia, Arkadia. Nga sot “të kuqe” janë dhe periferitë e Thesprotia, Igumenica, Arta, Siros, Iraklio, Korinthi, Samos, Dhidhimotiho dhe Amfilohia.

Sot në Greqi u shënuan 1.790 të infektuar, 317 pacientë janë në intubim, ndërsa humbën jetën 29 njerëz. Paralelisht, sot u vaksinuan mbi 28.000 persona në të gjithë vendin.