pusulabetcasino siteleritaraftarium24avrupabettaraftarium24betgarantitaraftarium24taraftarium24betpuanmatadorbetmobilbahisjojobetjojobetpusulabetsüperbetinholiganbetromabetpasacasinograndpashabettipobettipobetligobetmarsbahisholiganbethititbetmarsbahisjojobet girişMeritbetgrandpashabetjojobetmeritkingdeneme bonusugrandpashabet linkdeneme bonusugrandpashabetpiabellacasinojojobetmatadorbetpashagamingdoedacasibomcasinowongameofbetgrandpashabetmatbetradissonbetbahiscasinoromabetgrandpashabetteosbetteosbetgameofbetgrandpashabetmarsbahisimajbetbetgitamgbahiscashwinbetgitjojobetbetgitmercurecasinopusulabetjojobetvdcasinourfa konteynerşanlıurfa konteynervdcasinobetciopusulabetsuperbetinPusulabet güncel girişPusulabet girişbetvolejojobetCasibomCasibombahibomgrandpashabetjojobettaraftarium24extrabettaraftarium24taraftarium24betpuanbets10 girişpusulabet girişcasibomgrandpashabet girişmatbet girişVDCasinoonwinbetcio girişsekabet girişbetgitromabetromabetgameofbetradissonbetcratosroyalbetjojobetholiganbetjojobetgrandpashabetjojobetDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobet girişgrandpashabetbahiscasinoromabetcasibommeritkingjojobettrbetgrandpashabetholiganbetpusulabetvdcasinobetciosekabetjojobetmarsbahissekabetmatbetimajbetholiganbetgrandpashabetdeneme bonusu veren sitelerpalacebetŞans CasinocasibomGrandpashabetbetciograndpashabetpusulabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ku të gjejmë një popull që do të zezën e vet?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Qysh mbrëmë e tash e mbrapa, nuk ka mbet gja tjetër, veç të gjejmë atë popull që do të zezën e vet!,- do të shkruante Fishta sapo të përballej me këta shakllabana që ia duan të keqen kombit, mjaft të kënaqin mizerjen e tyre.

Mbrëmë, kur një agjenci perëndimore e sondazheve shfaqi rezultatet e një pyetësori të zhvilluar në vendin tonë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, papritur u sulën njerëz. Disa thanë ‘të çohet në burg’ kompania, disa thanë se kompania qenka ‘buçë e qeverisë’, disa thanë ‘të ndalohet ajo shtrigë’ që guxon e flet kështu. Çfarë nuk po dëgjojmë akoma edhe në këto momente…

E cili është mallkimi i IPSOS? IPSOS, që u thërrit nga bota perëndimore, doli në terren e pyeti qytetarë shqiptarë, dëshmoi atë që i treguan, dhe kaq. Doli se 56 për qind e njerëzve do të donin qeverinë që kanë sot, doli se çereku i qytetarëve e shikojnë se vendi shkon në drejtimin e duhur- gjë që jo shpesh ndodh edhe me kombet fqinje apo kontinentalë. Doli se shqiptarët nuk e shanë vendin dhe jetën e tyre- gjë që i preku shumë sidomos analistët.

Domethënë doli se këta që nxijnë nëpër studio, nëpër tribuna, nëpër qymezë, nëpër parti, nëpër digitalë…, këta ia paskan ‘fut kot, plako!’ se nuk u ka zënë gjëkundi vend fjala. Njerëzit e njohin veten, e prekin veten sa herë u thonë ‘jo, nuk je ti!’, kanë sytë e tyre, të mirën dhe të keqen i peshojnë sipas rëndesës së tyre, dinë se çfarë ndodh me ta dhe me botën rreth tyre…

Deri më sot nuk u gjet një kompani botërore që të shpikë mes qytetarëve shqiptarë ‘të zezën’ që shakllabanët e shërbejnë si kualitet të kombit. As IPSOS, kjo kompani e perëndimit, nuk e tha. Në burg nuk e çojnë dot- siç po thonë, por një gjë duhet bërë.

Atëherë duhet gjetur një popull që t’i dojë të zezën vetes (!). Se vetëm ky lloj populli do të flasë para mikrofonave gjithçka që kërkojnë ‘zezagjijtë’.

Atëherë iu dashka bërë e zeza që populli ta thotë me gojën e vet

Iu dashkan sulur matrapazët që t’ia bëjnë çorbë pronën e të mos e marrë vesh njeriu- njeriun… Po këtë ia kanë bërë një herë, që me 7501 e vazhdimisht…

Iu dashkan mbledhur ç’kursime e përfitime kanë vënë në jetë- a nga një copë tokë a nga dy dhi përdore, dhe t’u futen në skema piramidale ‘kapitaliste’. Edhe këtë ua bënë një herë, keqas.

U dashkan sulmuar me armë sapo të ngrenë krye pse u kemi marrë kursimet… Edhe këtë ua bënë.

U dashkan lënë dyerve të gjykatave ku të mos gjejnë kurrë drejtësi. Po edhe këtë tmerr ua kanë vënë mbi kokë; askush nga populli nuk gjeti drejtësi, gjykatësit e plepave ishin një shpikje alias Pol Poti, e prapë nuk u nxi gjithçka…

Atëherë u dashkan mashtruar më shumë. Më shumë çfarë të mashtrojnë!, por popullorët nuk besuan. Një popull që nuk e beson mashtrimin, ky është ‘popull i keq’. I thua njëmijë herë se ‘të kanë vdekur njerëzit nga Covid’, e ky njeri beson atë që shikon, njeh kujdesin e shtetit dhe i shikon njerëzit në jetë… Ky popull, sipas tyre, nuk na dëgjon se nuk e do të zezën.

Atëherë duhet përdorur magjia e Circës, magjistarja e Odiseos, që i ktheu luftëtarët në derra. Edhe Odiseo u vërtit nëpër dete dhjetë vjet drejt Itakës, njësoj sa këta 12 vjet në opozitë, por ‘Itaka’ nuk po duket. Atëherë të kthehen njerëzit në derra e të humbin kujtesën….

Kjo është zgjidhja sipas këtyre.

Tags: Frrok Çupiopinionpopull

TË LIDHURA

Editorial - Opinione

Eurodeputetja holandeze: Protestuesit në rrugët e Tiranës po mbrojnë vlerat evropiane

10:38 | 13/07/2026
Të Gjitha

Trump urdhëron valën e re të sulmeve ndaj Iranit,

08:58 | 13/07/2026
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Peqin, pesë të plagosur, dy në gjendje kritike

20:12 | 11/07/2026
Next Post

Komisioni Rregullator miraton fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Ndryshimi nuk do të vijë asnjëherë prej "ushtarëve" të partive

Zgjedhjet/ Boiken Abazi i Vetëvendosjes mbledh firmat si kandidat e pavarur







JU REKOMANDOJMË

Pse numri 13-të konsiderohet i mallkuar

22:56 | 14/05/2017

Zgjidhet e ardhmja e yllit të Ajax, do ti bashkohet që në janar gjigantit të…

16:51 | 10/01/2019
Screenshot

Prefekti Hajdari promovon nismën: “Bukë, ujë dhe vaj ulliri falas” në bujtina, restorante e bare

18:15 | 10/07/2026

‘Drejtësia shqiptare, në shërbim të Dritan Dajtit e shokëve të tij’

21:36 | 08/02/2019




TË FUNDIT

Kultura

Rama: Iso-polifonia shqiptare frymëzoi kolonën zanore të “The Odyssey

by mirseda
22:27 | 16/07/2026
0

Shqipëria është bërë pjesë e një prej projekteve më të mëdha kinematografike të Hollywood-it, pasi tingujt e...

Amerika vijon për të pestën natë radhazi sulmet ndaj objektivave iraniane

22:24 | 16/07/2026

Deputetja e PS, Bylykbashi: Qytetarët nuk kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës

21:49 | 16/07/2026

Dokumenti zbulon si u largua Jasir Asani nga Irani: “Pavarësisht mirëbesimit të lojtarit…”

21:24 | 16/07/2026

Protesta në Ukrainë pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov

21:21 | 16/07/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com