Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Ka njerëz që nuk u ndahet shpirti

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Këta ‘i marroftë zoti!’… Ma kujtoi Astriti

Nga: Frrok Çupi

E çmoj Jozefinën, e çmoj se është ajo vetë: Flet keq, s’ta harron inatin, thotë me gojë çfarë i thotë mendja, nuk bëhet lapangjoze për dy lekë, i thotë vetes se është politikane dhe i rri kësaj pune, të vret për Doktorin… Por Jozefina është nga ata pak njerëz që nuk i ndahet shpirti prej një ‘mëngjesi blu’ që mund ta ketë përjetuar një herë të vetme.

Sot kur shpalli kandidatët për deputetë në Tiranë, e pashë Jozefinën si vajzën e çiltër franceze që priste ta përjetonte për herë të dytë ‘mëngjesin blu’. Kë ka në listën e deputetëve për partinë e saj zonja Jozefina Topalli?

Kjo është shumë interesante:

Dy kolonat kryesore ku e mbështet vlerën e kandidatëve, janë këto:

Kolona e parë është modeli Edi Rama.

Kolona e dytë, nostalgjia për Italinë.

Tre nga dhjetë kandidatët e Jozefinës vijnë nga Universiteti i Arteve; janë ose pedagogë, ose punonjës aty rrotull, ose studentë…, boll që të kenë lidhje me ‘Artet’. Këtu Edi Rama ka studiuar, është bërë pedagog, ka zhvilluar më së pari idetë anti- komuniste…, dhe është bërë kryeministër. Duket qartë se kjo pikë nuk i del nga shpirti Jozefinës. Lorenc Radovani, Arben Basha dhe Lek Negri janë përzgjedhur nga ‘Artet’ e Edi Ramës.  Nganjëherë Jozi  thotë edhe ‘Akademia e Arteve’ edhe pse sot quhet ‘Universiteti i Arteve’, por edhe ky gabim merret si hua nga periudha kur ishte Edi në ‘Akademi’.

Kolona e dytë është Italia.

Jozi, fatmirësisht, e ka pasur syrin nga Italia, që në diktaturë. Ndoshta për arsye fetare se në Itali ndodhet Vatikani, por kjo ‘pasqyrë’ i mbeti gjithnjë para syve. ‘Fleino Muzali diplomuar në Padova për shkenca politike…’; Faranceska Memia ka mbaruar gjimnazin në Itali dhe ka lindur në Itali…’; edhe ‘Dionis Agaj po shkollohet në Itali…’ Këta janë kandidatët, të përshkruar fjalë për fjalë kështu. More, le të mos kenë mbaruar shkollë, le të mos i njohë njeri…. Boll që kanë lidhje me Italinë.

Kjo është çfarë thonë se ‘nuk i ndahet shpirti’ Jozefinës. Fatmirësisht nuk i ndahet shpirti nga gjëra të mira, të pa dëmshme, të pa krim…

Se ka të tjerë, si për shembull, Ilir Metës nuk i ndahet shpirti nga idiotësia, as nga e keqja që i bën shtetit e njeriut. Dje e kanë kapur duke u futur fshehurazi nëpër shtëpi në Vlorë, si bandit. Sot doli në kombinat me pesë a gjashtë ‘çerra’ që protestonte kundër Amerikës pse ngriti lart gjykatësin Dvorani i cili nuk është pajtuar me korrupsionin e Metës. Këtij i ka ngelur shpirti te mizerrabiliteti, dhe është tjetër lloj.

Tjetër lloj është edhe Lul Basha. Këtij nuk i ndahet shpirti nga mashtrimi, nga ‘futja kot’ nëpër takime me njerëz, nga paturpësia që premton ça t’i vijë në mendjen mashtruese. Një nëne që iu ankua se i ka vdekur burri, i tha: ‘e di, e di, po hajde në 25 prill’. U duk se do t’i ngjallte burrin atë ditë prilli. Ky është fare, nuk i ndahet shpirti nga modeli ‘Lul komiku…’.

Por ndryshe Jozefina, që ngjall respekt, edhe pse nuk di politikë. Jozefina është si vajza e ‘mëngjesit blu’ që kthehet aty ku ka përjetuar një herë dikur. Vajza franceze, një herë, tek ishte ngjitur me prindërit në mal, përjetoi sekondën e magjishëm të ndarjes së natës me ditën; dhe ishte një ‘tak’ në atë qetësi bote. Sa herë të tjera, bashkë me shoqe tentoi ta përjetojë përsëri, por qe e pamundur. Jozi është si ajo vajzë, ka disa ‘sabahe blu’; për shembull Sali Berishën, Edi Ramën dhe Italinë. Është bukur, sidoqoftë.

Tags: Frrok Çupijozefina topalliopinion

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Merkel e pranon: Gjermania ndodhet në valën e tretë të koronavirusit

Merkel e pranon: Gjermania ndodhet në valën e tretë të koronavirusit

Hajdari: Lirimet për personat e dënuar për krim të organizuar, t’i kalojnë SPAK

Hajdari: Lirimet për personat e dënuar për krim të organizuar, t’i kalojnë SPAK

Një ditë pas zgjedhjeve, Shqipëria do ‘pushtohet’ nga trupa ushtarake (Detaje)

Një ditë pas zgjedhjeve, Shqipëria do ‘pushtohet' nga trupa ushtarake (Detaje)







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit
Bota

Netanyahu: Izraeli është afër kontrollit të plotë të hapësirës ajrore të Iranit

by mirseda
22:46 | 07/03/2026
0

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një fjalim të shtunën në mbrëmje se Izraeli dhe Shtetet e...

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

Arrestohet shqiptari në Itali/ Shpërndante kokainë në Ankona, policia i zbulon drogë të groposur

22:33 | 07/03/2026
Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

Meloni: Italia nuk është pjesë e luftës dhe nuk do të futet në konflikt

22:10 | 07/03/2026
Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

Zgjidhet kryetari i degës së PD-së për qytetin e Durrësit, Adrian Gashi mori 586 vota

21:57 | 07/03/2026
Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

Irani sulmon me raketë ambasadën amerikane në Bagdad

21:39 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com