Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Dita e Shën Valentinit: Pse dashuria është si një drogë?

5 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Dita e Shën Valentinit: Pse dashuria është si një drogë?

Shumë simbole zemrash dhe romancë për Shën Valentinin?  E megjithatë shkenca na tregon se dashuria është si një lloj droge. Sidomos kur dashurohemi, ne jemi një fabrikë hormonesh dhe neurotransmetuesish – dopamina, norepinefrina, serotonina, etj… – të cilat veprojnë si droga të vërteta. Janë ato që mund të na bëjnë të ndihemi në parajsë, ose siç na e kanë thënë poetët, të na bëjnë që të përjetojmë dhimbjet e Ferrit.

Truri që shkëlqen

Nga ana tjetër,dihet se çdo emocion apo ndjenjë njerëzore, është e lidhur me modifikime fiziologjike dhe biokimike të organizmit tonë. Në fakt, pasioni i të dashuruarve përputhet me një aktivitet të saktë të disa zonave të trurit, i verifikueshëm përmes teknikave të vizualizimit të trurit si Pet (tomografia Positronemission) apo rezonanca funksionale magnetike, gjatë së cilës studiuesit analizojnë trurin e subjekteve, gjatë kohës që këta shohin fotot e së dashurës apo të dashurit.

Midis shumë studimeve, një nga më të famshmit është ai i Helen Fisherit dhe ekipit të saj nga Universiteti Stoni Bruk në Nju Jork. Duke ekzaminuar trurin e 37 të dashuruarve, Fisher zbuloi se tek ata kishte një rritje të aktivitetit në një zonë të vogël në bazën e trurit, të quajtur zona tegmentale ventrale:këtu disa qeliza specializohen në prodhimin e dopaminës, një stimulues natyral. Ajo shpjegoi se kjo është saktësisht e njëjta zonë që “ndizet” kur konsumi i kokainës shkakton eufori tek përdoruesi.

Mos u bëni xhelozë

Xhelozia ka qenë në fokus të një studimi tjetër të rëndësishëm të Stefani Ortige e Universitetit të Sirakuzës nëSHBA, që identifikoi 12 zonat e trurit që punojnë së bashku për të prodhuar kimikat të tjera tipike të dashurisë, përfshirë oksitocinën (i ashtuquajturi hormon i dashurisë që thellon ndjenjat e lidhjes dhe xhelozisë), dhe vazopresinës (e lidhur me besimin, ndjeshmërinë dhe monogaminë seksuale).

Disa studime të tjera kanë konfirmuar dhe janë thelluar mbi atë që është parë në imazhet e truri. Donatela Maraxiti, neuropsikiatre e Universitetit të Pizës, ishte një nga të parat që tregoi se të dashurohesh është pothuajse një “formë kalimtare e çmendurisë”.

Në një studim të famshëm, studiuesit zbuluan se tek të dashuruarit, kishte një reduktim të serotoninës, një nga lajmëtarët kryesorë kimikë të trurit, që lidhet normalisht me humorin e mirë. Prandaj është e çuditshme kur shihen nivele kaq të ulëta, duke pasur parasysh entuziazmin që i karakterizon të dashuruarit.

E humbin toruan

Por zvogëlimi i sasisë së këtij neurotransmetuesi, është i ngjashëm me atë të zbuluar tashmë tek shumë pacientë me çrregullime obsesiv-kompulsive:mendimi obsesiv i përqendruar tek partneri, duket si karakteristika më specifike e rënies në dashuri, dhe që justifikon nivelet e ulëta të serotoninës.

“Kur jemi të dashuruar, jemi shpesh euforikë, ose i alternojmë momentet e gëzimit me ato të dekurajimit nëse partneri na mban varur. Mendimet tona drejtohen vazhdimisht tek tjetri, të cilin ne e shohim si qenien më të jashtëzakonshme që ekziston në Tokë, dhe shpesh humbim interesin për aktivitetet e përditshme që na duken të padobishme dhe banale”- shpjegon Maraxiti.

Në një studim tjetër më të fundit, botuar në revistën amerikane “CNS Spectrums”, grupi i studiuesve nga Pisa i udhëhequr nga Maraxiti, i shtoi një pjesë tjetër transformimit të  komplikuar biologjik të trupit të të dashuruarve, duke konfirmuar ekzistencën e niveleve më të larta të një tjetër neurotransmetuesi, dopaminës, elidhur me gëzimin, energjinë e rritur dhe dëshirën.

Zemra e “çmendur”

Gjatë rënies në dashuri, ekziston edhe një lidhje e ngushtë midis asaj që ndodh në nivelin e neuroneve në tru dhe zemër. Për shembull, gjatë fazave më të hershme, përfshirja e fortë emocionale, shkakton një sinjal alarmi në sistemin nervor qendror, që aktivizon gjëndrat mbiveshkore dhe nxit çlirimin e substancave të quajtura katekolamina (si adrenalina, noradrenalina dhe kortizoli):një “stuhi” e pakontrollueshme hormonale që rrit të rrahurat e zemrën me deri 10 rrahje në minutë. Kjo është arsyeja pse djersitja, rrahjet e zemrës, tharja e gojës dhe nxehtësia mund të jenë mënyra sesi trupi po na sinjalizon se po dashurohemi.

Burimi i lajmit: https://www.focus.it/comportamento/sessualita/san-valentino-amore-come-droga

Përshtatur nga TIRANA TODAY 

Tags: dashuriaDrogeShën Valentini

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?
Kuriozitete

Një stuhi e përsosur/ Përse mbushja e tregut me automjete kineze alarmon Evropën?

21:21 | 25/12/2025
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën
Kuriozitete

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Next Post
Rama: Miratuam draftin e 5 qershorit pa konsensus

Qytetari: Më vjen turp që të kam kryeministër. Rama: Meriton të dalësh jashtë

Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë për shkak të koronavirusit

Gjermania mbyll pjesërisht kufijtë për shkak të koronavirusit

Rama: Në prill vijnë nga një vend mik, 360 mijë vaksina të AstraZeneca-s

Rama: Në prill vijnë nga një vend mik, 360 mijë vaksina të AstraZeneca-s







JU REKOMANDOJMË

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

Zelensky para takimit me Trump: Garancitë e sigurisë janë kyçe për paqen në Ukrainë
Bota

Zelensky para takimit me Trump: Garancitë e sigurisë janë kyçe për paqen në Ukrainë

by mirseda
16:30 | 27/12/2025
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka theksuar atë që vendi i tij dëshiron të marrë nga bisedimet e...

Itali: 9 të arrestuar, 8 mln euro të sekuestruara për financim të Hamasit

Itali: 9 të arrestuar, 8 mln euro të sekuestruara për financim të Hamasit

16:08 | 27/12/2025
Me urdhër të SPAK, policia kontrolle për hetimet ndaj Belinda Ballukut dhe të bashkëpandehurve

Prokuroria e Posaçme intensifikon hetimet ndaj Ballukut, prova të reja në Kuvend për arrestimin

15:25 | 27/12/2025
SPAK përfundon kontrollet te 34 njerëz të besuar të Ballukut, mes tyre edhe shefja e kabinetit

SPAK përfundon kontrollet te 34 njerëz të besuar të Ballukut, mes tyre edhe shefja e kabinetit

15:13 | 27/12/2025
Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

Përplasi dy punonjës policie, përfundon në pranga 43-vjeçari në Tiranë. Drejtonte makinën i dehur

14:52 | 27/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com