Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Pasuria e ish-ministrit Edmond Haxhinasto, bleu 116 mijë euro garazh

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Pasuria e ish-ministrit Edmond Haxhinasto, bleu 116 mijë euro garazh

Edmond Haxhinasto u zgjedh ministër i Transporteve dhe Infrastrukturës në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai qëndroi në qeveri për tre vjet dhe u largua me dorëheqje në shtator 2016. Edmond Haxhinasto u diplomua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në degën Anglisht në vitin 1989. Ai ka kryer studimet Master për Administrim Biznesi në Slloveni në vitin 1996 dhe studimet Master për Politika Publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Haxhinasto është një ndër themeluesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitin 2004 dhe ka mbajtur pozicionet e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kryetarit të Komitetit Drejtues si dhe zv.kryetarit të LSI.

Në qeverinë e koalicionit PD-LSI gjatë viteve 2009-2013, Haxhinasto ka mbajtur postet e zv.ministrit të Transporteve, ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.

Ky raport u prodhua nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Edmond Haxhinasto nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, Edmond Haxhinasto deklaronte pasuri familjare me vlerë 10.3 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare ka shënuar një rritje me gati 5 herë, duke kapur vlerën e rreth 50 milionë lekëve.

Z.Haxhinasto deklaron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 19.6 milionë lekë, likujditete bankare prej 22.4 milionë lekësh, automjete me vlerë 3.4 milionë lekë dhe kursime në cash prej 2.3 milionë lekësh. Ai deklaron gjithashtu huadhënie ndaj familjarëve në vlerën e 20 mijë dollarëve [rreth 2.1 milionë lekë].

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 54 milionë lekë, nga të cilat 30% burojnë nga paga e Z. Haxhinasto dhe rreth 7% nga paga e bashkëshortes. Të ardhurat kryesore të familjes Haxhinasto janë krijuar nga shitja e pasurive të patundshme në masën 39% dhe të ardhurat nga qiratë në masën 17% të totalit.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrollin aritmetik/logjik për 12 vite të deklarimit, dy prej deklaratave rezultuan me probleme.

Gjatë periudhës deklaruese 2003-2018, Z.Haxhinasto rezulton me burime të pamjaftueshme të deklaruara për të justifikuar shtesën e aseteve në dy vite; përkatësisht në vitin 2011 me diferencë 1.1 milionë lekë dhe në vitin 2014 me diferencë prej 1.9 milionë lekësh. Në këtë analizë nuk janë llogaritur shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq”, të cilët lidhen kryesisht me dhuratat nga familjarët si dhe deklarimet e paqarta mbi një kredi bankare.

Z.Haxhinasto dhe bashkëshortja e tij deklarojnë dhurata nga të afërmit në pasuri të luajtshme, të paluajtshme dhe cash në vitet 2003, 2013 dhe 2014.

Në vitin 2003, Z.Haxhinasto deklaron një automjet me vlerë 3 milionë lekë të dhuruar nga vjehrri, ndërsa i njëjti aset rideklarohet në vitin 2009 me vlerën e 22 mijë dollarëve.

Në vitin 2013, bashkëshortja e Z. Haxhinasto deklaron se i janë dhuruar nga kompania “Lerenti” sh.p.k në pronësi të babait të saj dy njësi tregtare me sipërfaqe 122 metra secila. Një prej dyqaneve shitet në vitin 2017, duke gjeneruar të ardhura prej 160 mijë eurosh për familjen Haxhinasto.

Gjithashtu në vitin 2014, subjekti deklaron dhuratë në cash nga familjarët shumën 5500 euro për fillimin e shkollimit të vajzës së tij në Angli.

Në vitin 2011, Z.Haxhinasto deklaron pakësimin e një llogarie bankare për përdorim personal në vlerën e 1152 eurove dhe hua të dhënë ndaj familjarëve në vlerën e 20 mijë USD. Megjithatë, llogaria bankare në fjalë nuk rezulton e deklaruar në asnjë nga vitet e mëparshme.

Në vitin 2012, Z.Haxhinasto deklaron blerjen e një apartamenti 3+1 me sipërfaqe 194m2 dhe një garazh në vlerën e 116,400 eurove, me burim të ardhurat familjare dhe një kredi bankare. Në rubrikën e detyrimeve mungojnë të dhënat për vlerën e plotë të kredisë bankare, por subjekti ka dorëzuar dokumente shtesë bashkë me deklaratën, të cilat BIRN nuk i disponon./BIRN/

Tags: Edmond Haxhinastopasuriaskeda

TË LIDHURA

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

22:58 | 01/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje
Aktualitet

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt
Politikë

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Next Post
Burri i lindur pa krahë e këmbë, që pati 4 gra dhe 70 të dashura

Burri i lindur pa krahë e këmbë, që pati 4 gra dhe 70 të dashura

Shqiptarët kursyen 772 mln euro në 2020: Kryeytetasit në në vend të parë

Shqiptarët kursyen 772 mln euro në 2020: Kryeytetasit në në vend të parë

Klodiana Lala: Në Kavajë dyshohet të ketë ndodhur tjetër rast abuzimi seksual

Përgjimet e Antimafias italiane, Lala: SPAK i nisi hetimet që më 25 janar







JU REKOMANDOJMË

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.
Aktualitet

Ekzekutoi kushëririn me 6 plumba; Bertil Alliaj në kërkim nga policia dhe FNSH.

by mirseda
22:58 | 01/11/2025
0

Bertil Alliaj është autori i dyshuar për vrasjen e kushëririt të tij Dalan Alliaj 36-vjeç mbrëmjen e...

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

Zelensky: Transport falas me tren për ukrainasit përpara dimrit

21:33 | 01/11/2025
“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

“Kujdes se do t’ju kapë polici”, qytetarët i premtojnë mbështetje në fushatë Florjan Binajt

21:31 | 01/11/2025
Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

Vrasja në Gjorm, viktima kushëri i një prej autorëve të Masakrës së Çoles dhe pronar servisi

21:28 | 01/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com