Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Riinfektimet me Covid/ Mjeku Alimehmeti tregon të dhënat e studimit të fundit

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Super lajm/ Mjeku Alihmehmeti tregon studimin izraelit për vaksinën e Pfizer

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me riinfektimin me Covid-19. te personat të cilët e kanë kanë kaluar më parë virusin.

Sipas një studimi të Universitetit Cornell (Katar), në bashkëpunim me kundrapalën amerikane të Universitetit Cornell (New York, SHBA), reulztoi se risku i reinfektimit është i rrallë: 1 ndër 1.000 për periudhën disa mujore pas testit të antitrupave pozitive.

Ai shtoi se gjatë këtij studimi, nuk u gjet asnjë provë që personave me antitrupa t’iu dobësonte imuniteti mbrojtës.

Por, lajmi më i mirë është fakti se nuk u regjistrua asnjë viktimë nga rastet e riinfektuara.

Postimi i Alimehmetit në rrjetin social, Facebook

Mos iu frikëso rrugës së të vërtetës për shkak të mungesës së njerëzve që ecin në të.”

Cit.: Robert Kennedy

Lajme të mira mbi reinfektimet miqtë e mi!

Tashmë që një pjesë e rëndësishme e jona është infektuar nga SARS-CoV-2 pavarësisht përpjekjeve mbrojtëse, është krejtësisht e natyrshme të shqetësohemi mbi gjasat e reinfektimeve.

Që në origjinën e sëmundjes, duke qenë se bëhet fjalë për një virus të ri por të një familjeje të njohur, ishte e parashikueshme që reinfektimet do të ndodhnin por në shifra shumë të ulëta, duke iu nënshtruar parimit të përgjithshëm që imuniteti bllokues i infeksionit bie në afatshkurtër, por imuniteti që redukton rëndesën e sëmundjes është jetëgjatë.

Por, duke qenë se mjekësia bazohet mbi evidenca dhe evidencat kanë nevojë për kohën e tyre të prodhohen, në kohën ndërmjet u krijuan shqetësime edhe publike mbi shkallën e reinfektimit që u hiperbolizua pavarësisht nga masa e saj realisht minimale.

Tashmë kemi të dhëna të qarta që flasin në këtë drejtim.

Fillimisht erdhën të dhëna nga Britania e Madhe dhe nga SHBA-ja, në kampione modeste por që flisnin qartë për riskun tejet të ulët.

Por, së fundmi, është publikuar një studim madhor i ndjekjes se 43.044 personave që e kanë kaluar infeksionin në Katar.

Studiuesit e Universitetit Cornell (Katar), në bashkëpunim me kundrapalën amerikane të Universitetit Cornell (New York, SHBA) kryen një studim në shkallë kombëtare në një popullatë përfaqësuese:

Fillimisht testuan 192.984 persona për zbulimin e antitrupave anti-SARS-CoV-2.

Më pas, 43.044 persona me serologji pozitive u ndoqën në kohë (varion nga momenti i infektimit deri në fund të studimit).

Ndër 314 rastet e dyshuara për reinfektimi:

32 raste kishin evidencë të mirë për reinfektim (Ct ≤30)

97 raste kishin njëfarë evidence (Ct >30)

185 raste kishin evidencë të dobët.

Pra, ka rëndësi të veçantë fakti që nuk mjafton një PCR (tampon) pozitive për të qenë të sigurt për reinfektimin, por nevojiten pikërisht edhe të dhëna të tjera, ku

NUMRI I CIKLEVE TË AMPLIFIKIMIT KA RËNDËSI THELBËSORE

Ndër personat me njëfarë evidence apo evidencë të mirë për reinfektim:

84 persona (66.6%) u zbuluan incidentalisht nëpërmjet kontrolleve depistues (nuk kishin asnjë ankesë).

34 persona (26.4%) u zbuluan përmes dyshimit klinik.

9 persona (7.0%) bënë kërkesë personale për testim.

Pra, thënë shkurt 2 persona ndër 3 të reinfektuar as nuk e kuptojnë fare.

Të dhëna të tjera kyçe:

1 person ndër 43.044 u reinfektua dhe shfaqi formë të rëndë të COVID-19.

2 persona ndër 43.044 u reinfektuan dhe shfaqën forma të moderuara të COVID-19.

Asnjë reinfektim nuk shfaqi formë kritike të COVID-19.

Asnjë reinfektim nuk përfundoi me vdekje.

Incidenca e reinfektimeve në varësi të muajit të ndjekjes nuk tregoi prirje për rritje gjatë 7 muajve ndjekje pas testit të antitrupave pozitive. (Figura 3)

Madje ndodhi e kundërta, incidenca bie me kalimin e kohës.

Përfundime të rëndësishme të studimit:

Risku i reinfektimit është i rrallë: 1 ndër 1.000 për periudhën disa mujore pas testit të antitrupave pozitive.

Nuk u gjet asnjë provë që personave me antitrupa t’iu dobësonte imuniteti mbrojtës me kalimin e kohës brenda 7 muajve të studimit.

Shumica e reinfektimeve janë zbuluar thjesht rastësisht.

Asnjë vdekje nuk ndodhi në rastet e reinfektuara.

Pra, miqtë e mi, besojini trupit tuaj dhe sistemit imunitar shumë më shumë se sa burimeve mediatike!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

Epidemiolog Klinik

Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Tags: COVID-19Ilir Alimehmetiriinfektimstudim

TË LIDHURA

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime
Aktualitet

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

22:03 | 06/08/2025
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën
Aktualitet

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

21:45 | 06/08/2025
Zjarr në varrezat e Dhërmiut, flakët kërcënojnë ullishtet dhe zonën përreth
Aktualitet

Zjarr në varrezat e Dhërmiut, flakët kërcënojnë ullishtet dhe zonën përreth

21:04 | 06/08/2025
Next Post
Hap i rëndësishëm në karrierë, lojtari shqiptar transferohet te ekipi italian

Hap i rëndësishëm në karrierë, lojtari shqiptar transferohet te ekipi italian

Operacion i madh anti-drogë, të përfshirë policë e funksionarë publikë

Rrëmbimi i Jan Prengës, GJKKO liron një nga të dyshuarit

Kina rrit influencën për shkak të koronavirusit

Kina rrit influencën për shkak të koronavirusit

JU REKOMANDOJMË

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin
Bota

Plani për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, Trump telefonatë me Starmer, Merz e Rutte: Do të takohem personalisht me Putinin

by mirseda
22:54 | 06/08/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump raportohet se u tha udhëheqësve evropianë në një telefonatë sot se planifikon të...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, raportohet për disa persona të zhdukur

22:15 | 06/08/2025
Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

Rregullat doganore për udhëtarët, ja kufijtë për mallrat personale pa detyrime

22:03 | 06/08/2025
“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

“Jam elektron i lirë, jo njeri i karrigeve”,Kokalari rrëfen përplasjet me Berishën

21:45 | 06/08/2025
Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

Ndërron jetë nëna e Brad Pitt

21:16 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com