Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka folur për stërvitjen më të madhe ushtarake që pritet të zhvillohet në Shqipëri gjatë muajve maj-qershor.
E ftuar në emisionin “Real Story”, Kim shtoi se në stërvitje do të marrin pjesë trupa nga 26 vende të botës, për të lëvizur më pas në vende të tjera.
“Kam pasur mundësi të udhëtoj pavarësisht koronavirusit dhe kam pasur mundësinë për të takuar shqiptarë të thjeshtë. SPAK nuk po lëviz aq shumë sa duan njerëzit, por po lëviz. Në Shqipëri kemi tre prioritete: demokrati, mbrojtje dhe biznes. Në mbrojtje do të kemi diçka shumë të rëndësishme. Hera e parë që flas, por është një operacion që përfshin 26 vende, do të vijnë në Shqipëri dhe do të stërviten. Stërvitja më e madhe ushtrake që do të zhvillohet në Balkan. 6 mijë trupa do të vijojnë këtu,”-tha ajo.