Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

A mund të “provojë” shkenca se ka një jetë të përtejme?

6 vjet ago
in Bota, Kuriozitete, Të Gjitha

A ka jetë pas vdekjes? Një seri e re dokumentarësh në “Netflix”, pretendon të provojë se po. Por seriali mbështetet mbi një mori dukurish të paqarta, si dhe disa pyetjeve të cilave shkenca nuk u ka dhënë ende një përgjigje.

Dokumentari “Surviving Death” (Ti mbijetosh vdekjes) është bazuar në një libër me të njëjtin titull të gazetares Lezli Kin. Ajo eksploron përvojat afër vdekjes, mediumet dhe situatat, gjuetinë e fantazmave, dhe kujtimet e supozuara të jetës së kaluar.

Episodi i parë eksploron përvojat afër vdekjes. Ata kujtonin se kishin takuar të afërmit e vdekur, duke parë drita të ndritshme apo ishin përballur me një mjedis me shumë ngjyra. Disa panë një tunel, ndërsa të tjerët mbanin mend se kishin parë mjekët që përpiqeshin t’i ringjallnin.

Përvojat afër vdekjes janë studiuar prej kohësh, dhe ka disa prova që njerëzit mund të rifitojnë vetëdijen edhe kur mjekët nuk e presin këtë. Por kjo nuk dëshmon domosdoshmërisht se përvojat janë të natyrës mistike. Ka të ngjarë që aktiviteti dhe vetëdija e trurit ndonjëherë të zgjasin më shumë sesa pritej pasi zemra ndalon së rrahuri.

Një studim i vitit 2018 në revistën “Frontiers in Psychology”, zbuloi se përvojat afër vdekjes ndajnë shumë tipare me mënyrën se si njerëzit ndiheshin pasi morën ilaçin psikedelik N-Dimetiltriptaminë (DMT).

DMT prodhohet natyrshëm në trurin e gjitarëve, dhe një studim i vitit 2019 zbuloi se tek minjtë nivelet e DMT rriten gjatë arrestit kardiak. Por studimi i momentit të vdekjes tek njerëzit është sfidues, dhe askush nuk ka treguar përfundimisht mekanizmin që qëndron pas përvojave afër vdekjes.

Dr.Sem Parnia, drejtor i repartit të reanimacionit në Qendrën Mjekësore Langon të Universitetit të Nju Jorkut, anketoi të mbijetuarit e arrestit kardiak, dhe zbuloi se nga 140 të intervistuarit, 46 për qind kishin ndjenjën e të qenit të vetëdijshëm gjatë ngjarjes.

Ata kishin kujtime që dukeshin se e kishin origjinën nga njësia e kujdesit intensiv (ICU) pasi ishin rikthyer rrahjet e zemrës. Por 10 për qind e njerëzve në studim kishin ato që tingëllonin si përvoja klasike pranë vdekjes, dhe kujtuan se kishin parë ose dëgjuar mjekët gjatë reanimimit të tyre.

“Ata përshkruan detaje të plota të asaj që po ndodhte me ta, dhe në një nga ato raste, ne arritëm të konfirmonim për herë të parë detajet se çfarë ndodhi dhe deri 5 minuta pas pushimit të zemrës” thotë Parnia për “Live Science”. Kjo ishte befasuese, pasi korteksi cerebral zakonisht vdes brenda 2 deri në 20 sekonda nga humbja e oksigjenit.

Parnia dhe kolegët e tij, po përpiqen t`a eksplorojnë këtë fenomen në një mënyrë sistematike. Të dhënat nuk janë botuar ende, por studiuesit kanë vendosur një kompjuter në dhomat e pacientëve me arrest kardiak, për të dhënë një stimulim audio dhe video gjatë reanimimit. Ideja, është të testohet vetëdija duke thënë një fjalë ose një grup fjalësh të rastësishme gjatë asaj kohe, dhe nëse personi mbijeton dhe rifiton vetëdijen, studiuesit u kërkojnë atyre që ta përmendin.

Gjithashtu studiuesit po monitorojnë gjithashtu aktivitetin e trurit të pacientëve gjatë procesit të ringjalljes. Nga të dhënat paraprake të paraqitura në Simpoziumin e Shkencës së Reanimimit të Shoqatës Amerikane të Zemrës në vitin 2019, u testuan 165 pacientë, nga të cilët 44 mbijetuan dhe 21 u intervistuan.

Nga 21 të intervistuarit, u raportuan 4 kujtime, përfshirë ndjenjën e paqes dhe gëzimit, duke parë të afërmit, dhe duke dëgjuar njerëz në dhomë duke biseduar. Askush nuk i mbante mend vizualet e paraqitura në ekranin e kompjuterit, por një person e kujtonte audion.

“Ajo që kemi mësuar është se kur i afrohemi vdekjes, duket se kemi këto përvoja transhendentale dhe mistike,quajini çfarë të doni. Ata nuk janë si iluzionet; dhe as përputhen me ato që i quajmë halucinacione”-thotë Parnia. Ai thekson se gjetjet sugjerojnë që vetëdija mund të jetë më komplekse nga sa menduan ekspertët.

Pavarësisht nga mekanizmat që qëndrojnë pas përvojave afër vdekjes, këto ngjarje mund të jenë kuptimplota. Shumë njerëz që kalojnë një përvojë afër vdekjes, e shohin atë si shumë transformuese. Në dokumentarin e Netflix, producentët intervistojnë një burrë që gati vdiq pas një reaksioni alergjik ndaj një anestetiku.

Ai pati një vizion ku takoi babain e tij të ndjerë, me të cilin kishte pasur dikur një marrëdhënie të vështirë. Babai i tij e përqafoi, gjë që i solli një ndjenjë paqeje të qëndrueshme pas asaj përvoje. Dejvid Uajld, psikolog dhe pedagog në Universitetin Noteingem Trent në Angli, ka intervistuar njerëz që iu nënshtruan përvojave afër vdekjes, dhe zbuloi se njerëzit e raportojnë shpesh këtë lloj transformimi.

Një grua e intervistuar për një studim të tijin të vitit 2010, raportonte se kur zemra e saj u ndal, ajo ndjeu se ishte në një boshllëk të errët ku po reflektonte për gjithçka të keqe që kishte bërë në jetën e saj, para se të dëgjonte një zë që i thoshte të mos ishte shumë e ashpër me veten e saj.

Me të rifituar vetëdijen, ajo ndjeu se kishte një shans për një fillim të ri. Ajo u bë një besimtare e devotshme në një kishë protestante, një rrugë që ajo tha se nuk do t`a ndiqte nëse nuk do të kishte pasur përvojën afër vdekjes

Shkenca nuk mund të provojë apo të hedhë kurrë poshtë ekzistencën e jetës së përtejme, dhe komoditeti që shumë familje marrin nga besimi në jetën pas vdekjes është i fuqishëm. Gjithsesi ekspertët thonë se pretendimet befasuese të fenomeneve të pashpjegueshme në këtë botë duhet të trajtohen me kujdes

Burimi i lajmit: https://www.livescience.com/netflix-surviving-death.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: jete e pertejmestudim

TË LIDHURA

Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026
Bota

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026
Bota

Dyshim për spiunazh! Ish-kreu i Shërbimit Sekret gjerman në pranga

09:02 | 07/10/2026
Next Post

Marrëveshja e qeverisë me Pfizer, Murrizi zbardh çmimin e vaksinës anti-covid

Kryemadhi: Unë dhe Iliri dikur shkruanim letra, tani dashuria është me telefon

Vaksinimi kundër Covid-19/ Vuçiç: Të gatshëm të ndihmojmë edhe shqiptarët







JU REKOMANDOJMË

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Bota

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

by mirseda
09:36 | 07/10/2026
0

Një moment i pazakontë është regjistruar gjatë protestave studentore që po zhvillohen në Francë, ku kryebashkiaku i...

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026

Kurti: Urime Justina Shiroka-Pulës do punojmë bashkë për suksesin e ish-krerëve të UÇK-së

09:10 | 07/10/2026

Rama uron Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Mbarësi e sukses në këtë fazë sfiduese

09:08 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com