E diel, 7 Mars, 2021
15 C
Tirana

Marrëveshja e qeverisë me Pfizer, Murrizi zbardh çmimin e vaksinës anti-covid

Kryetari i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi, ka zbuluar detajet e marrëveshjes sekrete që qeveria shqiptare ka nënshkruar me Pfizer.

Murrizi shprehet se pas vëzhgimit që i ka bërë kontratës ditën e sotme, ka zbuluar se kemi të bëjmë me një kontratë përulëse, ku shtetit shqiptar i duhet të pranojë të gjitha kushtet e vendosura nga Pfizer dhe nëse prodhuesi nuk i qëndron kontratës, blerësi nuk mund t’i drejtohet gjykatës për të fituar të drejtat.

Për ”Fax News”, Murrizi zbuloi dhe çmimin e vaksinës, ku sipas tij në marrëveshjen e nënshkruar një dozë e vaksinës kushton rreth 12 dollarë.

Myslim Murrizi: “Dje nuk kam qenë i informuar, sot jam i informuar plotësisht dhe kam parë të gjithë kontratën me Pfizer e cila u ratifikua ditën e djeshme në parlament pasi është nënshkruar nga qeveria shqiptare. Habitem që një material i tillë të trumbetohet nga qeveria kaq “Top Secret”, është një material kofidencial i thjeshtë.

Kam parë detajimin me faza të kontratës, zgjatshmërinë e afatit deri kur, çmimin e vaksinës, përgjegjësitë që merr kompania Pfizer në lidhje me këtë marrëveshje si dhe përgjegjësitë që merr qeveria shqiptare. Kam parë dhe analizuar për rreth 1 orë materialin e konsideruar konfidencial është një material nënshtrues me aq sa unë e pashë palën shqiptare. Kjo kërkohet nga kompania Pfizer  për arsye komerciale për të mos publikuar detaje nga kjo kontratë.

Është një kontratë përulëse pasi pala shqiptare merr të gjithë përgjegjësinë nga aty ku do të merret, pra merr përsipër transportin, garancinë, shpërndarjen dhe ruajtjen e vaksinave. Nëse pala prodhuese nuk i qëndron kontratës, kontrata nuk lejon që pala blerëse t’i drejtohet gjykatës.

Kapari i dhënë nga qeveria shqiptare është 50% dhe nuk është si në rastet e kontratave të tjera ku kapari është nga 10% deri në 30%. Çmimi i vaksinës është rreth 12 dollarë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Spanjë/ Sot derbi i madh i Madridit, loja bëhet serioze

Atletico Madrid pret Real Madridin në një derbi të kryeqytetit spanjoll që do të lërë gjurmë në garën për titull. Atletico kryeson kampionatin dhe...

Revoltat e dhunshme në Mianmar/ OKB: Ndaloni vrasjen e protestuesve

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Mianmar i ka bërë thirrje këshillit të sigurimit të KB të marrë masa kundër protestave të dhunshme,...

SHBA-ja lëshon alarm për sulm të ri kibernetik

Qeveria amerikane është duke bërë paralajmërime për sulme të mëdha kibernetike, të cilat mund të kenë shënjestruar serverët e kompanisë Microsoft, dhe të cilat...

Lum partitë për këtë popull që kanë

Nga: Mentor Kikia Ne nuk jemi vetëm në krizë pandemie, krizë ekonomike apo sociale. Ne jemi edhe në një krizë të thellë mendore si shoqëri...

Koronavirusi në vend/ 777 raste të reja dhe 21 viktima

Kurba e koronavirusit në Shqipëri mbetet e lartë, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 777 raste të reja. Ndërkohë, 21 persona nuk kanë...