Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse populli nuk e kupton, që zgjedhjet e 25 prillit janë shitur nga Basha?

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Nëse nuk arrestohet Voltana, atëherë Kodin Penal hidheni në WC si letër higjienike

Nga: Kreshnik Spahiu

5 vjet më parë kam përjetuar një nga ngjarjet më të hidhura në politikë. Isha në Peshkopi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë, e cila ishte shkaktuar nga “brekët e grisuara të Shukriut”, ish- kryetarit të Bashkisë.

I brengosur nga ngjarja perverse vendosa të mbështesja Sherefedin Shehun, për të cilin unë ende kam shumë respekt. Sapo mbërrita në hotelin në qendër të Peshkopisë, dëgjova ulërimat e pronarit, i cili shante me nënë dhe babë disa persona.

U shtanga dhe mendova se do kriste pushka. Dyshova mos ishte ndonjë bandë hajdutësh që i kishte vjedhur, por jo, isha gabuar. U afrova të ndihmoja pronarin që e njihja paksa dhe t’i vija në ndihmë, por u befasova.

Në tavolinën që po shaheshin ishte kryesia e Partisë Demokratike, dy nënkryetarët, sekretarët dhe 10 anëtarët e Kryesisë. Nuk ishte mbledhje. Thjesht ishin nē verandë me gota përpara. Pronari vazhdonte të ulëriste dhe i kërkonte njërit prej tyre të largohej nga hoteli.

“O pis, o maskara, o batakçi që shkatërrove Partinë Demokratike”

“ O plehrë që ke dy javë që pi vetëm raki dhe nuk bën asnjë mbledhje.”

E tërhoqa pronarin e hotelit veç për të shmangur përplasjen fizike dhe e pyeta:

-Çfarë ka ndodh?

Ai më tha:

-Këta derra hanë dhe pinë pa paguar, dhe e diskredituan Partinë Demokratike. Nuk punojnë fare.

Kanë ardhur gjoja për fushatë dhe ma mbaruan fuçinë e rakisë dhe gjithë qoftet apo jufkat e qytetit.

Këta hanë dhe pinë si derra 12 orë.

Pas pak na u desh ta bindnim “drejtuesin” e Partisë Demokratike të largohej nga hoteli, se në të kundërt do ndodhte skandal.

Ishte moment tragjik, që më ka lënë një shije të hidhur.

“Burri me thinja” mbushi valixhet me zhelet e tij dhe në sy të qindra klientëve iku në një hotel tjetër.

Aq e rëndë ishte ngjarja, sa mua më vjen shumë rëndë t’ja publikoj emrin dhe po e ruaj disi për etikë.

Mu kujtua kjo ngjarje, tek po lexoja emrat e drejtuesve të listave për deputetë në disa qarqe të opozitës shqiptare. Ishin të njëjtat emra dhe figura që i përzuri pronari i hotelit në Peshkopi.

I lexova dhe kujtova ngjarjen e pijanecëve ordinerë, që nuk fituan dot garën as kundër brekëve të grisura të socialistëve në Peshkopi. Sot thjesht kuptova: Që zgjedhjet janë shitur, njësoj si ato ndeshjet e futbollit që u kuptohet rezultati para se të fillojë ndeshja, që nga momenti kur trajneri përcakton formacionin humbës.

Listat humbëse të Lulzim Bashës në Durres, Fier, Korçe, Elbasan, Shkoder, Tiranë, s’janë as nga budallallëku dhe as nga paaftësia.

Thjesht janë formacione humbëse për një ndeshje të shitur.

Kush ka sy le ta shikojë, dhe kush ka vesh le ta dëgjojë. Rezultati i zgjedhjeve në 25 prill është bërë pazar në tavolinë, prandaj 6 muaj përpara zgjedhjeve trajneri mori 4 vila me pishinë dhe i vuri në emër të kunatit.

Mund të duronte dhe 6 muaj nëse shpresonte në fitore, por jo aspak. Ai e di rezultatin humbës.

Kap ç’të kapësh para humbjes dhe dorëheqjes.

Në 26 prill do i duhet të largohet si kryetar, por i duhet që të ketë edhe një alibi.

Këtë radhë do të thotë: Emrat dhe listën pa “Nishan” e bëri Jari dhe Besniku.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë akoma lista.

3 muaj para zgjedhjeve po shqyhen mes vetes.

3 muaj para zgjedhjeve po ndahen nga LSI.

3 muaj para zgjedhjeve grinden për emra.

3 muaj para zgjedhjeve sulmojnë partitë e reja.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë zyra elektorale

3 muaj para zgjedhjeve Basha del vetëm kudo.

3 muaj para zgjedhjeve deklaron 4 vila.

3 muaj para zgjedhjeve s’kanë asnjē figur te re.

3 muaj para zgjedhjeve emrat e njëjt si në 2017.

Keqardhje e madhe për mijëra demokratë që kanë 8 vjet enden rrugëve duke protestuar dhe bërē tifozllëk për Lulzimin.

Në 26 prill do ju dalë “narkoza” dhe kuptojnë pazarin dhe ndeshjen e shitur në tavolinë nga trajneri, i cili kur e pa të pamundur fitoren, i ra shkurt dhe tha:

“Kap ç’të kapësh se humbjen e kam në xhep”

Tags: Kreshnik Spahiululzim bashaopinion

TË LIDHURA

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post
Aktualitet

“Çfarë po i ngadalëson lidhjet ekonomike Izrael–Shqipëri”, opinion nga Jerusalem Post

10:46 | 08/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
Nga këmbët tek buzëqeshja: Vipat që kanë siguruar pjesë të trupit të tyre

Nga këmbët tek buzëqeshja: Vipat që kanë siguruar pjesë të trupit të tyre

Befason Çiljeta: Do votoj Ramën, demokratët janë të zhgënjyer nga Basha

Befason Çiljeta: Do votoj Ramën, demokratët janë të zhgënjyer nga Basha

SHBA/ Trupat e Gardës nën shqyrtim nga FBI-ja mes frikës nga sulme të brendshme

SHBA/ Trupat e Gardës nën shqyrtim nga FBI-ja mes frikës nga sulme të brendshme







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com