E hënë, 8 Mars, 2021
9 C
Tirana

Nga këmbët tek buzëqeshja: Vipat që kanë siguruar pjesë të trupit të tyre

Njerëzit e famshëm janë të njohur për bërjen e gjërave të pazakonta dhe për shpenzimin e shumave të mëdha. Ndërkohë, disa prej tyre kanë siguruar në kompanitë e sigurimit pjesë të ndryshme të trupit të tyre, për të mbrojtur pjesët që i kanë bërë ata të famshëm.

Rihana ka siguruar këmbët për 1 milionë dollar

Këngëtarja mund të njihet për shumë gjëra. Por kur është fjala për trupin e saj, ka padyshim diçk që bie më shumë në sy, këmbët e saj të gjata, pa asnjë të smetë. Në vitin 2007, këmbët e Rihana u emërtuan nga Gillete si“Këmbët e Famshme të një Hyjneshe”. Me këtë titull erdhi edhe një policë sigurimi për këmbët e saj, plot 1 milionë dollarë, gjithnjë në rast se ato dëmtohen.

Tom Xhons ka siguruar qimet e gjoksit për 7 milionë dollarë

Këngëtari britanik ka spikatur në radhë të parë për zërin e tij të fuqishëm. Por si duket edhe moda e para viteve 1990 e mos-depilimit, e ka bërë të famshëm për gjoksin e tij leshator. Pikërisht qimet e gjoksit janë të siguruara nga e famshmja “Lloyd’s”e Londrës.

Xhulia Roberts ka siguruar buzëqeshjen e saj për 30 milionë dollarë

Xhulia Roberts është e njohur për pamjen e saj rrëzëllimë, si dhe për karrierën e saj si aktore. Por ajo është e njohur edhe për buzëqeshjen e saj të veçantë. Buzëqeshja e saj është cilësuar si një nga më ikoniket në Hollivud. Duke njohur rëndësinë e këtij elementi, aktorja vendosi që ta mbronte atë.

Maraja Keri ka siguruar zërin e saj për 35 milionë dollarë

Ajo ka një nga zërat më të veçantë  në botë, duke thyer rekorde me hitet e saj. Zëri i Marajas mund të arrijë nota që nuk mund t’i kapë askush tjetër. Për pasojë ajo ka siguruar zërin e saj për shumën 35 milion dollarë. Në këtë mënyrë, do të dëmshpërblehej nëse mund t’i ndodhte diçka zërit të saj.

Kitaristi Keit Riçards ka siguruar duart për 1.6 milionë dollarë

Ai është themelues i grupit të famshëm muzikor “The Rolling Stones”. Por po të

mos ishte për duart e tij, Keit nuk do të ishte aty ku është sot, dhe ai e di se karriera e tij mbështetet tek duart e tij. Ndaj ka marrë një policë sigurimi nga kompania “Lloyd’s” në Londër.

Futbollisti Kristiano Ronaldo ka siguruar këmbët e tij për 144 milionë dollarë

Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë në botë. Ai ia detyron suksesin shumë gjërave:punës së tij të madhe, trajnerëve, stërvitjes dhe natyrisht këmbëve të tij. Duke dashur të mbrojë pasurinë e tij më të madhe nëse i ndodh ndonjë fatkeqësi, Kristiano ka blerë një policë sigurimi shumë të lartë:plot144 milion dollarë.

Aktori Daniel Kreig ka siguruar të gjithë trupin e tij

Ai është veçanërisht i njohur për rolet e tij në sagën “James Bond”. Të luash këtë rol është një nder dhe arritje e madhe, që e kanë arritur vetëm disa aktorë gjatë karrierës së tyre. Kur Kraig luajti në serinë “Casino Royale”, ai interpretoi në shumicën e skenave. Duke dashur të mbrojë veten e tij nga çdo incident i mundshëm, ai bleu një policë sigurimi për të gjithë trupin e tij me vlerë prej 9.5 milion dollarë.

Kim Kardashian siguroi të pasmet e saj për 21 milionë dollarë

Të gjithë e dimë se cilat janë asetet më të famshme të Kim Kardashian. Ndaj është llogjike që ajo t’i mbrojë ato. Meqë është një nga pasuritë e saj më të vlefshme, ajo mori vendimin të siguronte të pasmet që e bënë të famshme, për shumën 21 milion dollarë.

Burimi i lajmit: https://www.thethings.com/celebrities-who-have-insured-body-parts/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Dalin emrat e parë nga PS/ Rama në Durrës e Vlorë, Majko i 19-ti në Tiranë

Dalin emrat e parë të kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit nga radhët e Partisë Socialiste. Mësohet se kryeministri Edi Rama do të kandidojë...

Zgjedhjet e 25 prillit, Facebook paralajmëron partitë politike

Platforma sociale, “Facebook” ka bërë një thirrje për partitë politike, duke u kërkuar atyre të jenë transparente për mënyrën se si do të financojnë...

Meta rikthehet në krye të LSI-së, nëse fiton Rama? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, shprehet e bindur se opozita e bashkuar, në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të marrë...

Zelanda e Re tronditet nga tërmeti me magnitudë 6.6 ballë

Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet me magnitudë6.6 në brigjet e saj lindore, vetëm disa ditë pasi një varg tërmetesh në të...

Berisha: PD-ja po shkon drejt fitores së sigurt, Rama po xhiron në boshllëk

Ish-kryeministri Sali Berisha, është i bindur se Partia Demokratike po shkon drejt fitores së sigurt të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. I ftuar në PolitikOn,...