Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ekspertët të shqetësuar për shtyrjen e dozës së dytë të vaksinës

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Ekspertët të shqetësuar për shtyrjen e dozës së dytë të vaksinës

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, për shkak të dozave të pakta të vaksinës kërkoi verifikimin e mundësisë për vonesën e dozës së dytë të vaksinës. Pas verifikimit të të dhënave, Komisioni i Përhershëm i Vaksinës në Gjermani, STIKO u shpreh kundër shtyrjes së dozës së dytë. “Dhënia e dozës së dytë të vaksinës duhet të pasojë brenda hapësirës kohore të përcaktuar nga studimet e bëra (aktualisht 42 ditë)”, shkruan STIKO në të dhënat e aktualizuara të rekomandimit të vaksinës.

STIKO i sheh dy vaksinat e lejuara të BioNTech dhe Moderna të krahasueshme në lidhje me efektshmërinë, sigurinë dhe efektet anësore, por thekson, se doza e dytë duhet të pasojë me të njëjtin preparat si doza e parë. “Për momentin nuk duhen kombinuar në asnjë mënyrë dy vaksina të ndryshme”, thekson kreu i Komisionit të Përhershëm të Vaksinimit, STIKO, Thomas Mertens. “Për këtë nuk kemi asnjë lloj të dhëne.”

Berlin STIKO | PK Corona-Pandemie ImpfstrategieThomas Mertens, STIKO

Në Britaninë e Madhe autoritetet e shëndetësisë vendosën për shkak të variantit të ri mjaft infektues të virusit për të vonuar dhënien e dozës së dytë, me qëllim që të marrin sa më shumë njerëz dozën e parë. Autoritetet britanike janë të mendimit, se një dozë e dyte deri në 12 javë me vonesë nuk ndikon në efektshmërinë e vaksinës. Pavarësisht rrugës së përzgjedhur nga britanikët, ajo që është e qartë, është se një dozë e dytë është detyrimisht e nevojshme, sepse ajo e sjell përforcimin e duhur për krijimin e imunitetit të trupit.

Autoritetet e liçensimit kërkojnë respektimin e rregullave të vaksinës

Komisioni gjerman STIKO me rekomandimin e tij ka të njëjtin qëndrim si Agjencia Europiane e Medikamenteve, EMA që e sheh me skepticizëm propozimin e britanikëve: Vërtet që nuk është përcaktuar shprehimisht një kufi i fundit për distancën kohore mes dy dozave të vaksinës së BioNTech/Pfizer, por prova e efektshmërisë bazohet në një studim, në të cilin ofrimi i dozave pasonte në një distancë kohore nga 19-42 ditë, shkruan EMA. Dhënia e dozës së dytë në një distancë kohore prej 6 muajsh nuk përputhet me përcaktimet dhe kërkon një ndryshim të lejes së vaksinës si edhe më shumë të dhëna klinike. Edhe autoriteti amerikan i medikamenteve, FDA ka paralajmëruar nga ndryshimi i distancës kohore për dozën e dytë të vaksinës.

Kurse ekspertë të vaksinës të Organizatës Botërore të Shëndetësisë e quajnë të pranueshme shtyrjen e dozës së dytë tek vaksina e BioNTech/Pfizer. Në raste të jashtëzakonshme një shtrirje kohore me disa javë është e mundur, tha kreu i grupit të ekspertëve për imunizimet të OBSH, SAGE, Alejandro Cravioto para mediave në fillim të janarit.

Deutschland Impfbeginn in KölnUlet efekti tek më të moshuarit?

Sipas ekspertëve gjermanë të STIKO-s, vonesa në dhënien e dozës së dytë mund të dobësojë veprueshmërinë e vaksinës tek më të moshuarit. Për këtë arsye, Komisioni i Përhershëm i Vaksinës vendosi kundër ndryshimit të skemës, tha kreu i STIKO-s, Thomas Mertens për Science Media Center (SMC). Hapësira kohore për pohime të qëndrueshme është ekstremisht e shkurtër, për këtë arsye nuk mund të thuhet asgjë për imunitetin e vazhdueshëm tek personat e moshuar. Përvojat me vaksinimet për sëmundje të tjera të bëjnë të kesh drojën, se antitrupat pas vaksinës së parë tek personat e moshuar mund të shuhen shumë shpejt.

Mutacionet mund të kthehen në problem global

Skema britanike e shtyrjes së dozës së dytë mund të kthehet në problem global, paralajmëron Florian Krammer, studiues i vaksinës në „Icahn School of Medicine” në Nju Jork. Ekziston mundësia, që një ndryshim i tillë rrit përqindjen e mutacionit të virusit, sipas Krammer. Pas vaksinës së parë numri i antitrupave neutralizues është ende i ulët, kështu që mund të ndodhë të arrihen infektime josimptomatike. Në raste të tilla, ka mundësi për krijimin e varianteve të reja të virusit, të cilat janë rezistente ndaj këtyre antitrupave. Se sa i madh është ky rrezik, kjo është e vështirë të thuhet, por me gjasa ai është i lartë, „sidomos, kur ka shumë infeksione në popullsi”, si aktualisht në Britaninë e Madhe. Variante të tilla mund „të bëhen një problem global dhe mund të kthehen në problem edhe për kandidatë të tjerë vaksinash. Nuk duhet t’i hyjmë këtij rreziku”, thekson studiuesi Florian Krammer. /DW

Tags: ekspertetkoronavirusvaksina

TË LIDHURA

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?
Bota

Zbulohen problemet me këmbët e Trump, çfarë është pamjaftueshmëria venoze?

21:55 | 17/07/2025
Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin
Bota

Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin për masën e sigurisë arrest me burg për Beccetin

16:07 | 17/07/2025
Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane
Bota

Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

22:07 | 16/07/2025
Next Post
Spërkatën ‘BMW’ me benzinë, kamerat e sigurisë filmojnë autorët

Spërkatën ‘BMW’ me benzinë, kamerat e sigurisë filmojnë autorët

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferja merr përpara kalimtarin në trotuar (VIDEO)

Aksident i rëndë në Tiranë, shoferja merr përpara kalimtarin në trotuar (VIDEO)

Reçaku: Masakra që tregoi kush ishin xhelatët dhe viktimat në Luftën e Kosovës

Reçaku: Masakra që tregoi kush ishin xhelatët dhe viktimat në Luftën e Kosovës

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

U vu në pranga me urdhër të SPAK, zbulohen bizneset që vlonjati i arrestuar ka në Angli

21:00 | 26/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?
Showbizz

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

by mirseda
22:57 | 26/07/2025
0

Një trend i ri në TikTok po sfidon gravitetin: përdoruesit qëndrojnë mbi pirgje sendesh të çuditshme, nga...

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025
“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

“Vlora dhe Dibra, zonat më të prekura nga zjarret”/ Vengu: 24 vatra mbeten aktive, ndërhyrja nga ajri vijon nesër

22:36 | 26/07/2025
Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

“Rashford e nis nga stoli, Barça nuk ka bërë goditje të madhe me të”

21:38 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com