E shtunë, 6 Mars, 2021
13 C
Tirana

Reçaku: Masakra që tregoi kush ishin xhelatët dhe viktimat në Luftën e Kosovës

Më 15 janar 1999, 45 banorë të fshatit Reçak në Kosovë, u gjetën të masakruar nga trupat serbe. Shefi i Misionit Verifikues të OSBE, amerikani Uilliam Uoker, tha se ky ishte një krim i paramenduar nga Beogradi.

Ajo ngjarje ndryshoi qasjen e ndërkombëtarëve ndaj çështjes së Kosovës. Presioni mbi Millosheviçin u rrit gradualisht, deri në nisjen e bombardimeve të NATO-s mbi Serbi, që sollën çlirimin e Kosovës.

Reçaku dhe dhjetëra masakra që e pasuan, treguan fare qartë se kush ishin vrasësit dhe kush viktimat në Luftën e Kosovës. Por edhe pas 22 vitesh, për mijëra viktima nuk ka ende drejtësi.

Ironikisht, sot në Hagë ndodhen drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Presidenti serb Vuçiç pretendon se do që të ketë marrëdhënie të mira me shqiptarët.

Por në dhjetor 2019, ai e cilësoi Reçakun si një histori të trilluar nga Uoker. Edhe Gjykata e Hagës është e kompromentuar, që kur shpalli në vitin 2016 të pafajshëm pas vdekjes Sllobodan Millosheviçin nga të gjitha akuzat për krime lufte.

                                       TIRANA TODAY

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

BE nuk “shpëton” nga mbytja industrinë shqiptare të peshkut

Bashkimi Europian nuk e ka pranuar kërkesën e përsëritur të Shqipërisë për shtimin e kuotave të eksportit të açuges pa tarifë që përpunohet në...

Juventus luan fatet e sezonit, kundër Lazio-s me shumë mungesa

Kur Juventusi të zbresë në fushë sonte do të ketë përballë Lazion, një kundërshtar i cili i ka rregulluar ritmin kohët e fundit. Juventusi, nëntë...

Papa Françesku dhe kleriku shiit diskutojnë sigurinë e të krishterëve në Irak

Papa Françesku ka diskutuar mbi sigurinë e pakicës së krishterë të Irakut me një nga figurat më të fuqishme të Islamit Shia, në udhëtimin...

Premier League/ Leicester me mungesa, Arsenali luan për Champions-in

Një katastrofë përsa i përket formës, ka bërë që kontrolli i Leicesterit në vendin e katërt në Premier League të zbehet. Ekipi i pozicionuar në...

Meta sfidon Ramën: Në takim me njerëzit pa truprojë (Video)

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shfaqur sot në njësinë 10 në kryeqytet, duke takuar qytetarë të ndryshëm. Disa persona ndalojnë dhe e përshëndesin me...