Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

FBI shqyrton të dhënat për mundësitë për dhunë gjatë transferimit të pushtetit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
FBI shqyrton të dhënat për mundësitë për dhunë gjatë transferimit të pushtetit

Në Shtetet e Bashkuara, po rriten shqetësimet se sulmet ndaj Kapitolit javën e kaluar nga ekstremistët që mbështesin Donald Trump mund të kenë qenë fillimi i një sërë protestash ndoshta edhe me armë dhe të dhunshme në të gjithë vendin që në ditët deri në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, më 20 janar.

Byroja Federale e Hetimeve, FBI i tha të hënën Zërit të Amerikës se po analizon të dhëna që sugjerojnë se disa grupe ose individë mund të kërkojnë të nxisin dhunë ose të përfshihen në veprimtari kriminale në lidhje me transferimin e pushtetit.

“Praktika jonë është që të mos komentojmë mbi elemente konkrete të zbulimit, mund të themi se FBI-ja po mbështet partnerët tanë të zbatimit të ligjit në nivel shteti, lokal dhe federal,” tha FBI-ja në një deklaratë.

“Fokusi ynë nuk është tek protestuesit paqësorë, por tek ata që kërcënojnë sigurinë e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë me dhunë dhe shkatërrim të pronës,” vazhdon deklarata.

Një buletin i FBI-së, i siguruar fillimisht nga ABC News dhe Yahoo News, paralajmëron gjithashtu rreth mundësisë për dhunë në Uashington dhe në 50 shtetet.

FBI-ja ka “marrë informacion në lidhje me një grup të armatosur të identifikuar që ka në plan të shkojë në Uashington, D.C., më 16 Janar”, thuhej në buletin. “Ata kanë paralajmëruar se nëse Kongresi përpiqet të shkarkojë Presidentin përmes amendamentit të 25-të, do të ndodhë një kryengritje e madhe.”

Buletini paralajmëron më tej se një grup po bën thirrje për sulmet ndaj ndërtesave shtetërore, lokale dhe federale nëse përpjekjet për të larguar zotin Trump nga detyra para inaugurimit të zotit Biden më 20 janar.

Megjithëse nuk kanë komentuar për kërcënime konkrete, edhe agjencitë e tjera qeveritare po ndërmarrin hapa për të forcuar masat e sigurisë.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi të hënën se po udhëzon Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara, i ngarkuar me sigurinë presidenciale, që të fillojë operacionin e masave të sigurisë për inaugurimin që të mërkurën, gjashtë ditë më herët sesa ishte planifikuar.

DHS përmendi “ngjarjet e javës së kaluar dhe situatën aktuale të sigurisë”, si arsye për këtë ndryshim./VOA/

Tags: FBIpushtetSHBAtranzicioni

TË LIDHURA

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina
Bota

Dënohet me vdekje ish-kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina

10:47 | 17/11/2025
Izraeli përshkallëzon tensionet: Nuk do të ketë shtet palestinez në perëndim të Jordanit
Bota

Izraeli përshkallëzon tensionet: Nuk do të ketë shtet palestinez në perëndim të Jordanit

10:32 | 17/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet
Bota

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Next Post
Lajçak: Për vazhdimin e dialogut duhet të presim një qeveri të re në Kosovë

Lajçak: Për vazhdimin e dialogut duhet të presim një qeveri të re në Kosovë

”Efektivi u përlesh me Klodian Rashën”/ Zbardhet dëshmia e kolegut të autorit

Klodian Rasha e njihte policin? Prokuroria do marrë në pyetje miqtë e viktimës

Greqia siguron vaksinën e Pfizer, Mitsotakis: I pari do e bëj unë

Rinisja e dialogut, Mitsotakis: Ja për çfarë do flasim me Turqinë







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Rama vizitë në Hagë, takim me homologun holandez Schoof
Politikë

Rama vizitë në Hagë, takim me homologun holandez Schoof

by mirseda
12:31 | 17/11/2025
0

Kyeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë sot një vizitë në Hagë, Holandë,...

SPAK: Berisha u njoftua sot gjatë masës ‘detyrim paraqitje’ për thirrjen për ’21 janarin’,

SPAK: Berisha u njoftua sot gjatë masës ‘detyrim paraqitje’ për thirrjen për ’21 janarin’,

12:28 | 17/11/2025
Seanca paraprake e Erion Veliajt, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me dosjen

Seanca paraprake e Erion Veliajt, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me dosjen

12:25 | 17/11/2025
Kontrabandë me verë e celularë, arrestohet 48-vjeçari në portin e Durrësit, një tjetër në hetim

Kontrabandë me verë e celularë, arrestohet 48-vjeçari në portin e Durrësit, një tjetër në hetim

12:05 | 17/11/2025
Balla ironizon protestën e opozitës: Të shkojnë në Bulevard, ne s’kemi kohë për të humbur

Balla ironizon protestën e opozitës: Të shkojnë në Bulevard, ne s’kemi kohë për të humbur

12:03 | 17/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com