E shtunë, 23 Janar, 2021
12 C
Tirana

FBI shqyrton të dhënat për mundësitë për dhunë gjatë transferimit të pushtetit

Në Shtetet e Bashkuara, po rriten shqetësimet se sulmet ndaj Kapitolit javën e kaluar nga ekstremistët që mbështesin Donald Trump mund të kenë qenë fillimi i një sërë protestash ndoshta edhe me armë dhe të dhunshme në të gjithë vendin që në ditët deri në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden, më 20 janar.

Byroja Federale e Hetimeve, FBI i tha të hënën Zërit të Amerikës se po analizon të dhëna që sugjerojnë se disa grupe ose individë mund të kërkojnë të nxisin dhunë ose të përfshihen në veprimtari kriminale në lidhje me transferimin e pushtetit.

“Praktika jonë është që të mos komentojmë mbi elemente konkrete të zbulimit, mund të themi se FBI-ja po mbështet partnerët tanë të zbatimit të ligjit në nivel shteti, lokal dhe federal,” tha FBI-ja në një deklaratë.

“Fokusi ynë nuk është tek protestuesit paqësorë, por tek ata që kërcënojnë sigurinë e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë me dhunë dhe shkatërrim të pronës,” vazhdon deklarata.

Një buletin i FBI-së, i siguruar fillimisht nga ABC News dhe Yahoo News, paralajmëron gjithashtu rreth mundësisë për dhunë në Uashington dhe në 50 shtetet.

FBI-ja ka “marrë informacion në lidhje me një grup të armatosur të identifikuar që ka në plan të shkojë në Uashington, D.C., më 16 Janar”, thuhej në buletin. “Ata kanë paralajmëruar se nëse Kongresi përpiqet të shkarkojë Presidentin përmes amendamentit të 25-të, do të ndodhë një kryengritje e madhe.”

Buletini paralajmëron më tej se një grup po bën thirrje për sulmet ndaj ndërtesave shtetërore, lokale dhe federale nëse përpjekjet për të larguar zotin Trump nga detyra para inaugurimit të zotit Biden më 20 janar.

Lexo edhe :   SHBA: Akuzat ndaj ish-presidentit Trump dorëzohen të hënën në Senat

Megjithëse nuk kanë komentuar për kërcënime konkrete, edhe agjencitë e tjera qeveritare po ndërmarrin hapa për të forcuar masat e sigurisë.

Lexo edhe :   Navy Seals, kush është njësia me elitare e ushtrisë amerikane

Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) njoftoi të hënën se po udhëzon Shërbimin Sekret të Shteteve të Bashkuara, i ngarkuar me sigurinë presidenciale, që të fillojë operacionin e masave të sigurisë për inaugurimin që të mërkurën, gjashtë ditë më herët sesa ishte planifikuar.

DHS përmendi “ngjarjet e javës së kaluar dhe situatën aktuale të sigurisë”, si arsye për këtë ndryshim./VOA/

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...