Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Mjeku: Më shkarkuan si dikur ‘për agjitacion e propagandë’

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Mjeku: Më shkarkuan si dikur ‘për agjitacion e propagandë’

I bujshëm ishte largimi nga puna i mjekut që kritikoi menaxhimin e pandemisë. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pushoi nga puna mjekun e Urgjencës, Ilir Allkja, i cili ka reaguar herë pas here publikisht për menaxhimin që po i bëhet situatës së pandemisë në vend.

Në një intervistë të dhënë për SYRI TV, ai tha se motivacioni i pushimit nga puna ishte për shkelje të etikës, dhe konfidencialitetit në punë. Në kundërpërgjigje të këtij vendimi, ai shprehet se asnjëherë nuk ka shkelur Kodin Etik.

“Ju falenderoj për zërin që po më jepni, – tha doktori. –  Realisht nuk e prisja (shkarkimin). Jam thirrur disa herë në Drejtorinë e QSUT dhe kryefjala ka qenë komunikimi im me mediat.

Të gjithë më kanë ndjekur, në komunikimet e mia, kam folur për probleme të shëndetit publik. Kam qenë kritik me administrimin e pandemisë dhe problemeve të shëndetit në përgjithësi nga qeveria.

Fokusohemi tek vendimi për pushim nga puna. Mundet të më lexosh me çfarë motivacioni u bë?

Motivacioni ishte për shkelje të etikës dhe konfidencialitetit në punë. Domethënë i bie që unë dhe citohej saktësisht, kishte të bënte me mos ruajtjen e informacionit dhe komunikim me mediat.

A është e vërtetë kjo?

Unë nuk kam shkelur asnjë lloj Kodi Etik në profesionin tim, në punën time dhe jashtë punës sime. Gjithmonë kam qenë besnik me pacientin, kam bërë më të mirën time për shëndetin e pacientëve që kam trajtuar dhe nuk kam nxjerrë kurrë sekrete që kanë të bëjnë me jetën apo shëndetin e pacientëve.

Ky është betimi që kam bërë unë për profesionin ndërsa në lidhje me komunikimin me mediat kam thënë gjithmonë opinionet e mia për mënyrën e mirëadministrimit të shëndetit publik dhe të problemeve sociale politike në tërësi, pasi kam besuar se jetoj në një vend të lirë dhe demokratik ku liria e fjalës është parësore. Realisht kam besuar se të jesh qytetar në një vend të lirë do të thotë të jesh i lirë të bësh kritika karshi sistemit, të kërkosh ndryshime përmirësime në sistem. Kjo është A-ja në një demokraci, është A-ja për një intelektual dhe për një profesionist.

Ndërkohë, si ju është komunikuar largimi nga puna?

Më takoi postieri i institucionit, më dha një zarf e më kërkoi të firmosja në atë bllokun e tij. E hapa dhe prisja të merrja një paralajmërim a vërejtje, diçka të tillë, sepse besoja se më gjithë këtë zhurmë do të dilnin diku, por një vendim ku flitej për prerje direkte të marrëdhënieve të punës, për pushim direkt nga puna për shkelje flagrante të informacionit, këtë nuk e prisja realisht. Nejse, është tipike me formulimet që bënin dikur për agjitacion dhe propagandë.

 

 

Tags: Ilir Allkjapushim nga punaQeveria

TË LIDHURA

77 vite NATO, deputetja e PS Elisa Spiropali: Qëndrueshmëri në një kohë të ndërlikuar
Aktualitet

77 vite NATO, deputetja e PS Elisa Spiropali: Qëndrueshmëri në një kohë të ndërlikuar

12:52 | 04/04/2026
“Bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri”, Arjan Dodaj mesazh dhe politikës për Pashkë
Aktualitet

“Bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri”, Arjan Dodaj mesazh dhe politikës për Pashkë

12:34 | 04/04/2026
Koncesioni për Aeroportin e Vlorës, SPAK ka dyshime për shkelje të barazisë
Aktualitet

Koncesioni për Aeroportin e Vlorës, SPAK ka dyshime për shkelje të barazisë

12:29 | 04/04/2026
Next Post
Në Kosovë 11 viktima dhe 720 raste të reja me Covid-19

Kosovë, 7 viktima dhe 234 raste të reja me Covid-19

Horoskopi 18 dhjetor, zbuloni shenjat me fat

Dashuria, puna, fati/ Ç’thotë horoskopi për ditën e fundit të vitit

Basha me studentët: Ndryshimi, domosdoshmëri kombëtare më 25 prill

Basha me studentët: Ndryshimi, domosdoshmëri kombëtare më 25 prill







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

77 vite NATO, deputetja e PS Elisa Spiropali: Qëndrueshmëri në një kohë të ndërlikuar
Aktualitet

77 vite NATO, deputetja e PS Elisa Spiropali: Qëndrueshmëri në një kohë të ndërlikuar

by mirseda
12:52 | 04/04/2026
0

Deputetja socialiste, ish-ministre e Jashtme Elisa Spiropali përkujton përvjetorin e 77-të të NATO-s, duke theksuar se kjo...

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

FSHF ndalon hyrjen përgjithmonë në stadiumet e Shqipërisë për 16 tifozë

12:41 | 04/04/2026
“Bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri”, Arjan Dodaj mesazh dhe politikës për Pashkë

“Bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri”, Arjan Dodaj mesazh dhe politikës për Pashkë

12:34 | 04/04/2026
Koncesioni për Aeroportin e Vlorës, SPAK ka dyshime për shkelje të barazisë

Koncesioni për Aeroportin e Vlorës, SPAK ka dyshime për shkelje të barazisë

12:29 | 04/04/2026
Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e policisë

Gjendet i pajetë 60-vjeçari në Korçë, dyshimet e policisë

12:24 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com