E martë, 26 Janar, 2021
2 C
Tirana

Basha me studentët: Ndryshimi, domosdoshmëri kombëtare më 25 prill

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me studentë të sapodiplomuar, të cilët kanë hasur vështirësi në gjetjen e një vendi pune.

Në takimin me kryetarin e opozitës, studentët u shprehën se janë detyruar të punojnë jashtë profilit të tyre gjatë studimeve për të paguar universitetin, ndërsa tani që janë në përfundim, e shohin shumë të vështirë gjetjen e një vendi pune.

Basha tha se ndryshimi është në dorën e të rinjve dhe do të ketë fytyrën e të rinjve.

Lulzim Basha: ”Ndryshimi është në duart tona. Ndryshimi nuk vjen duke ikur nga problem, ndryshimi vjen duke larguar problemin. Këtij vendi nuk i mungon asgjë që si hap të parë të krijojnë në farë normaliteti si vendet e tjera të rajonit dhe pastaj të shkojë edhe më tej. Ndryshimi është plotësisht i mundur. Nuk ka pse të jetë kështu kur kemi një qeveri që kujdeset për vendin dhe jo për veten e vet, kur kemi një qeveri që punon dhe jo vetëm flet, një kryeministër që punon dhe jo vetëm flet, atëherë gjërat do të përmirësohen do të normalizohen dhe mundësitë do të jenë të bollshme për të gjithë qytetarët e në veçanti për rininë.

Por kjo në kërkon në radhë të parë që të gjithë të vetëdijësohemi se problem nuk zgjidhet duke ikur nga problem, por duke e larguar problemin. Dhe këtu kemi një konsensus shumë të madh kombëtar. Po e them edhe njëherë, shumë më të madh sesa bindjet politike që mund të këtë secili prej jush. Ka një konsensus i cili bashkon njerëzit e bindjeve të kundërta politike që kështu nuk mund të vazhdohet më. Mjaft është mjaft. Kupa është mbushur. Nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë dhe 25 prilli është dita që këtë konsensus ta kthejmë në vendimmarrje me votë. Vendimmarrja kurrë nuk ka qenë më e thjeshtë. O do të vazhdojmë kështu o do të ndryshojmë. I vetmi shans për ndryshim është Partia Demokratike, është opozita.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...