Në Itali është zbuluar një rast i ri infektimi me mutacionin e Covid-19. Sipas mediave në vendin fqinj, rasti është identifikuar nga Laboratori i Virologjisë i ‘Ospedali Riuniti’ të Ankonës.
Lajmi është konfirmuar dhe nga drejtori i Laboratorit Stefano Menzo, i cili ka thënë se personi ka pasur kontakt me njerëz në Britaninë e Madhe, pasi është zbuluar ai është izoluar bashkë me familjen e tij.
“Bëhet fjalë për një person që nuk ka patur lidhje direkte me Britaninë e Madhe ndërsa u zbulua pas simptomave të një ftohje të rëndë dhe tani është në izolim me familjen e tij. Ndërkohë ne kemi thelluar hetimet dhe e dimë tashmë që është varianti britanik i Covid-19.”, u shpreh Menzo.
Pak ditë më parë, në Britani u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Për pasojë, vendi është izoluar, ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës, përfshirë Shqipërinë kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe.
Nga studimet paraprake, tregohet se vaksina anti-Covid ka të njëjtin rezultat edhe me mutacionin e virusit.