Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kujdes nga lajmet e rreme për pandeminë, DW zbulon çfarë fshihet pas tyre

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Kujdes nga lajmet e rreme për pandeminë, DW zbulon çfarë fshihet pas tyre

Nevoja për lajme dhe të reja për Covid-19 është tepër e madhe prandaj nuk është habi, që mjaft thashetheme dhe pretendime të rreme përhapen me sa duket më shpejt sesa vetë virusi Sars-Cov-2.

Si burim për lajme të tilla shërbejnë herë ndonjë studim i vogël, madje ndoshta i papërfunduar, e herë të tjera citime të shkëputura nga konteksti ose prej ndonjë individi që do të bëjë shaka, të krijojë pasiguri ose të mashtrojë.

Korona dhe dhuratat e festave të fundvitit

Një nga këto pretendime është se dhuratat e festave të fundvitit transmetojnë virusin korona.

Symbolbild I Weihnachtsmann

“Pretendimi se virusi korona mund të transmetohet përmes kartolinave ose letrës me të cilat mbështillen dhuratat e Krishtlindjeve është kryekëput jo real”, thotë Andreas Podbielski, Drejtor i Institutit për Mikrobiologji Mjekësore, Virologji dhe Higjienë në Universitetin e Rostokut.

Viruset nuk mund të shumohen mbi sipërfaqe të tilla. “Kjo funksionon vetëm kur viruset depërtojnë në qeliza,” shpjegon ai. Përveç kësaj, viruset vdesin shpejt mbi sipërfaqe kartoni ose letre, pra brenda disa minutash deri benda disa orësh, shpjegon Podbielski.

Deutschland BdT | Romy Schneider

“Që të përhapet virusi në një rast të tillë duhet që dikush të kollitet mbi kartolinë, t’ia japë atë direkt dikujt në dorë dhe tjetri të fusë menjëherë sa ta prekë kartolinën gishtin në gojë,” vazhdon ai.

Ndryshme është puna me viruset e hepatitit A, të cilët mund të mbijetojnë për disa ditë, në mos javë, në sipërfaqe letre apo kartoni.

Edhe Enti Shëndetësor i BE-së, ECDC, konfirmon se “në praktikë nuk ka asnjë provë të transmetimit të Covid-19 përmes paketave të kontaminuara. Sipas disa eksperimenteve, virusi mund të mbijetojë në sipërfaqe kartoni deri në 24 orë – po kjo vetëm në kushte laboratorike. Sidoqoftë, rekomandimi është se nëse jeni shpesh në kontakt me shumë sipërfaqe kartoni dhe paketimi duhet t’i lani duart shpesh.

Konsumi i alkoolit të mbron nga korona

Po aq i gabuar është edhe pretendimi se kush pi alkool çdo ditë, mbron veten nga infektimi me virusin korona. Ky pretendim që qarkulloi në mediet sociale bazohej në një raport të falsifikuar të Institutit Robert Koch. Sipas tij, 100 gramë alkool në ditë – që do të thotë rreth pesë birra – ndikojnë gjoja për një dezinfektim të mjaftueshëm të gojës dhe fytit.

Deutschland Symbolbild Alkoholismus

Kjo është marrëzi. Konsumi i shpeshtë ose i tepërt i alkoolit nuk mbron nga Covid-19, por shton rrezikun për probleme shëndetësore. Studimet shkencore tregojnë se konsumi kronik i alkoolit dobëson sistemin imunitar. /DW

Tags: alkoolkartolinakoronavirus

TË LIDHURA

Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme
Bota

Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme

12:43 | 10/04/2026
DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet
Bota

DW: Agjentë të krijuar me Inteligjencë Artificiale mund të manipulojnë zgjedhjet

09:42 | 10/04/2026
Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit
Bota

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

08:46 | 10/04/2026
Next Post
“E pash me revole në brez”, Zeka shpërthen pas sulmit ndaj gazetarit

“E pash me revole në brez”, Zeka shpërthen pas sulmit ndaj gazetarit

Dollari dhe Paundi pësojnë rënie drastike, çfarë ka ndodhur sot me Euron dhe Frangën

Dobësohet ndjeshëm euro, paundi britanik fiton pikë

Ja si ilaçet mund të ndryshojnë personalitetin e njeriut

Ja si ilaçet mund të ndryshojnë personalitetin e njeriut







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme
Bota

Zelensky: Forcat ushtarake ukrainase rrëzuan dronë iranianë në disa vende të Lindjes së Mesme

by mirseda
12:43 | 10/04/2026
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se forcat ushtarake ukrainase kanë rrëzuar dronë iranianë në disa vende...

Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë, mbi 10 mijë persona lëvizën në 24 orë

Pashkët Ortodokse, fluksi lartë hyrje-daljesh në Kakavijë, mbi 10 mijë persona lëvizën në 24 orë

12:15 | 10/04/2026
Dyshohet se ra aksidentalisht nga tarraca,ndërron jetë në spital pronari i një hoteli në Gjirokastër

Dyshohet se ra aksidentalisht nga tarraca,ndërron jetë në spital pronari i një hoteli në Gjirokastër

12:03 | 10/04/2026
Zbardhen vendimet e Qeverisë, ndryshon ligji për tatimin mbi të ardhurat. Projekt 100 milionë euro

Zbardhen vendimet e Qeverisë, ndryshon ligji për tatimin mbi të ardhurat. Projekt 100 milionë euro

11:22 | 10/04/2026
E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, dërgohet në gjendje kritike në spital

E rëndë në Gjirokastër/ Pronari bie nga tarraca e hotelit, dërgohet në gjendje kritike në spital

11:16 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com