E martë, 26 Janar, 2021
5 C
Tirana

Ja si ilaçet mund të ndryshojnë personalitetin e njeriut

“Pacienti nr.5” ishte në fund të 50-ave kur një vizitë tek mjekët i ndryshoi jetën. Ai kishte diabet dhe ishte regjistruar për të marrë pjesë në një studim që synonte të zbulonte nëse gjendja shëndetësore e diabetikëve mund të lehtësohet nga marrja e një “statine”, një lloj ilaçi për uljen e kolesterolit.

Deri në atë moment, gjithçka shkoi normalisht. Por menjëherë pasi nisi trajtimin, bashkëshortja e tij nisi të vinte re një transformim negativ të tij. Nga një njeri i qetë dhe arsyeshëm më parë, burri nisi të kishte befas shpërthime të zemërimit pa ndonjë arsye.

Gjatë një episodi të paharrueshëm, ai e paralajmëroi familjen e tij që t’i qëndronin larg, në të kundër do t’i çonte në spital. Nga frika se çfarë mund të ndodhte, “Pacienti Nr.5” ndaloi ngarjen e makinës. Por edhe si pasagjer, shpërthimet e tij të shpeshta të zemërimit e detyruan gruan e tij që ta braktiste në mes udhëtimin dhe të kthehej në shtëpi.

Më pas, ajo do t`a linte vetëm që të shihte TV dhe për t’u qetësuar. Ajo u bë gjithnjë e më e frikësuar për sigurinë e saj. Pastaj një ditë, ”Pacienti Nr.5” pati një si kthjellim. Ai tha: “E gjeta, më duket këto probleme më filluan kur u regjistrova në këtë studim”-thotë Beatriçe Golomb, që drejton një grup kërkimor në Universitetin e Kalifornisë në San Diego.

Të alarmuar, çifti shkoi të takonte organizatorët e studimit. “Por ata ishin shumë armiqësorë ndaj tyre. Ata thanë se nuk mund të vinin që të dy, dhe se burri duhej të vazhdonte të merrte ilaçet, dhe se ai duhet të vazhdonte të qëndronte në atë studim”-thotë Golomb.

Si për ironi të fatit, në atë moment pacienti i injoroi prerazi këshillat e mjekëve. “Ai u betua se nuk do shkelte më aty, doli nga zyra dhe nuk i mori më ilaçet”- thotë ajo. Dy javë më vonë, ai u rikthye në personalitetin e tij normal. Por të tjerët nuk kanë qenë dhe aq me fat.

Gjatë viteve, Golomb ka mbledhur raporte nga pacientë në mbarë SHBA-në- martesa shumë solide që përfunduan në divorc, karriera të shkatërruara, dhe një numër befasues burrash që tentuan ose vranë gratë e tyre. Gati në çdo rast, simptomat fillonin kur ata nisnin të merrnin statinat, dhe ktheheshin menjëherë në normalitet kur ndalonin së marri ato.

Një burrë e përsëriti këtë cikël 5 herë, para se të kuptonte atë që po ndodhte. Ne të gjithë jemi të njohur me vetitë e ilaçeve psikedelike. Por rezulton se edhe ilaçet e zakonshme mund të jenë po aq të fuqishme. Nga paracetamoli tek antihistaminikët, statinat, ilaçet e astmës dhe ilaçet kundër depresionit, ka prova të reja që ato mund të na bëjnë impulsivë, të zemëruar ose të shqetësuar, të zvogëlojnë ndjeshmërinë për të huajt, dhe madje të manipulojnë aspektet themelore të personaliteteve tona.

Tek shumica e njerëzve, këto ndryshime janë shumë të lehta. Por tek disa ato mund të jenë dramatike. Në vitin 2011, baba i 2 fëmijëve në Francë paditi kompaninë farmaceutike “GlaxoSmithKline”, duke pretenduar se ilaçi që po merrte për sëmundjen e Parkinsonit e kishte shndërruar atë në një bixhozxhi, të ndërvarur nga seksi homoseksual, dhe se ato ishin përgjegjëse për sjelljet e rrezikshme që kishin çuar në përdhunimin e tij.

Në vitin 2015, një burrë që ngacmonte vajzat e reja në internet, u justifikua se fajtor ishte ilaçi kundër mbipeshës “Duromine”, që zvogëlonte aftësinë e tij për të kontrolluar impulset. Çdo herë vrasësit përpiqen të fajësojnë qetësuesit apo ilaçet kundër depresionit për aktet e tyre.

Nëse këto pretendime janë të vërteta, pasojat janë të rënda. Lista e fajtorëve të mundshëm përfshin disa nga ilaçet më të konsumuara në planet, që do të thotë se edhe nëse efektet janë të vogla në një nivel individual, mund të formojnë personalitetet e miliona njerëzve.

Bota është në mesin e një krize të mbi-mjekimit. Vetëm SHBA-ja blen çdo vit 49.000 ton paracetamol, ose rreth 298 tableta paracetamol për person. Një amerikan konsumon mesatarisht 1.200 dollarë ilaçe. Me plakjen e shpejtë të popullsisë globale, epshi ynë ndaj ilaçeve do të dalë më tej jashtë kontrollit.

Në Britani, 1 në 10 persona mbi 65-vjeç merr tashmë 8 ilaçe çdo javë. Po si po ndikojnë të gjitha këto ilaçe në trurin tonë? Dhe a duhet të ketë paralajmërime në etiketat e tyre? Golomb dyshoi që 2 dekada më parë për një lidhje midis statinave dhe ndryshimeve të personalitetit.

Kjo pas një serie zbulimesh misterioze, sipas të cilave njerëzit me nivele më të ulëta të kolesterolit kanë më shumë gjasa të vdesin nga vdekja e dhunshme. Dhe për këtë ekzistonte madje një mekanizëm i mundshëm: ulja e kolesterolit të kafshëve dukej se ndikonte në nivelet e tyre të serotoninës, një kimikat i rëndësishëm i trurit, që mendohet të përfshihet në rregullimin e humorit dhe sjelljes shoqërore tek kafshët.

Nëse statinat po ndikonin në trurin e njerëzve, kjo ka të ngjarë të jetë pasojë e drejtpërdrejtë e aftësisë së tyre për të ulur kolesterolin. Që nga ajo kohë, janë shfaqur prova më të drejtpërdrejta. Disa studime kanë mbështetur një lidhje të mundshme midis nervozizmit dhe statinave.

Ndërkohë Dominik Mishkovski, studiues i dhimbjeve nga Universiteti i Ohajos, SHBA, ka zbuluar një efekt anësor të paracetamolit. Shkencëtarët e dinë prej kohësh se ky ilaç zbut dhimbjen fizike duke e zvogëluar aktivitetin në zona të caktuara të trurit, siç është lëvorja izolare, e cila luan një rol të rëndësishëm në emocionet tona.

Por këto zona janë të përfshira gjithashtu edhe në përvojën tonë të dhimbjes sociale. Në një studim të kryer në fillim të këtij viti me studentë të universitetit, ajo zbuloi se paracetamoli e ul ndjeshëm aftësinë tonë për të pasur empati pozitive.

Teknikisht, paracetamoli nuk e ndryshon personalitetin tonë, pasi efektet zgjasin vetëm disa orë dhe vetëm pak prej nesh e marrin atë vazhdimisht. Por Mishkovski thekson se ne duhet të informohemi mbi mënyrat se si na ndikon, në mënyrë që t`a përdorim si duhet.

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/future/article/20200108-the-medications-that-change-who-we-are

Përshtatur nga TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zbulohet klauzola e veçantë te Tirana, ja çfarë ndodh me kontratën e Dedes

Nevil Dede firmosi më 13 nëntor 2020 një kontratë 2-vjeçare me klubin e Tiranës. Pas vetëm 73 ditësh në krye të pankinës bardheblu, trajneri...

Krijoi parti me Murrizin, habit Valteri: Nuk e di ende se me kë do të kandidoj

Halit Valteri është konsideruar si një prej personazheve më të rëndësishëm të partisë së re të krijuar së bashku me deputetët Myslym Murrizi, Alban...

Atentati ndaj Mitros në Vlorë, shoqërohen 8 persona

Policia e Vlorës ka marrë në pyetje 8 persona në lidhje me atentatin e kryer ditën e sotme ndaj 39-vjeçarit, Marjon Mitro. Ata janë...

Nuk është mish derri, por kodi i Ndrangheta-s

Nga: Enkel Demi Ka një zakon rilindas që pas çdo skandali kërkohet qesharakja, në mënyrë që e pabëra të bëhet e pabesueshme. Kështu u reagua...

Kryemadhi: 5 prioritetet në programin e LSI, të realizueshme në 5 muaj, 0 kosto

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi ditën e sotme një takim me banorët e Njësisë 2 në kryeqytet. Teksa komentoi programin e forcës politike që...