E hënë, 18 Janar, 2021
-4 C
Tirana

“E pash me revole në brez”, Zeka shpërthen pas sulmit ndaj gazetarit

Gazetari nga Kosova, Milaim Zeka, ka përcjell një reagim të fortë pasi kolegu i tij Valon Syla u sulmua sot fizikisht në Prishtinë. Zeka teksa e ka konsideruar këtë një turp, ka treguar sesi një moderator mbante pistoletë me vete nga frika e ndonjë sulmi të papritur. Ai rrëfen se para disa javësh, teksa po dilte nga një emision gjatë mbrëmjes, ka hasur një moderator me një armë me vete.

Ky i fundit i ka dhënë mesazhin Zekës se jetojnë me frikë, dhe se kjo vjen prej shoqërisë së egër. Gazetari Valon Syla është sulmuar sot në Prishtinë. Këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë.  Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore, dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Statusi

Kemi ndertu nje shoqeri talibane

Turp te sulmohet njeriu per mendimin e tije

Para disa javesh, tek po dilja nga nje emision i nates, pash moderatorin me nje revole ne brez. Po kjo, i thash. Ti nuk po kupton se ku po jetojme?!. Keshtu me tha, dhe deri ne shtepi kam shkuj tuj u mendu, se me te vertete shoqeria jone eshte talibane ne mendim, dhe veprim.

Adem Demaçi, ne vitin 1958, ne romanin e tije “Gjarperinjte e gjakut”, shqipetarin e pat krahasuar me gurin brincak. -Merre e shtype qysh dush, lloq prej tij nuk mundesh me maru, shkruante Demaçi. Tash po e kuptoj se çka ka desht me thane. Qoje shqipetarin ne Gjermani, tri vrasje te grave brenda nje muaj. Qoje ne Skandinavi, atje ku shareja e nenes as qe ekziston ne fjalorin e gjuheve, prap shqipetari i lindur e i rritur atje, jo qa ta shane nenen, po edhe krejte te ftuarit e dasmes t’i shane. Me liber shtepie ma.

Lexo edhe :   Reçaku: Masakra që tregoi kush ishin xhelatët dhe viktimat në Luftën e Kosovës

Krshtu ia bane edhe Valonit te shkrete. Nuk lane kend pa ja sha talibanet e mendimi te lire. Sot edhe e goditen fizikisht. Valoni nuk eshte njeri qe leshohet ne akuza, ai vetem e sheh boten permes dioptrise personale. Pse nuk guxojme me hap debat se si po sillet diaspora ne Kosove, e qysh sillet perjashta?!

Lexo edhe :   Kosova po e bën Vettingun, po ne

Ne duhet te protestojme kunder organeve te drejtesise, dhe te kerkojme denim te merituar per ata qe si qyqare perdorin forcen ndaj mendimit.

Une jam me Valonin dje, sot dhe neser. Une respektoj mendimin e tije, me te cilin edhe nuk pajtohem!

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bayern-in e nderon senatori Muller, por sa vuajtje me Freiburg

Fitore me vuajtje. Bayern Munich mposht Freiburg 2-1 dhe në fund duhet të falënderojë fatin pasi miqtë goditën tranversën që mund të sillte golin...

Koronavirusi i ri në Kosovë? Dërgohen 30 mostra për verifikim në Berlin

Kosova ka dërguar 30 mostra në Berlin për të parë nëse koronavirusi i ri ka mbërritur edhe në vendin e tyre. S30 mostra të zgjedhura...

Vaksinimi kundër koronavirusit, Italia vendos rregulla të reja

Italia vendos rregulla të reja për procesin e vaksinimit kundër koronavirusit. Personat mbi moshën 80 vjeç do të rezervojnë një vend me mjekët e...

Karakaçanov: Maqedonia e Veriut, pjesa më tragjike e historisë bullgare

Zëvendëskryeministri i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov ka përjashtuar çdo mundësi që Sofja të heqë dorë nga kërkesat e saj në raport me Maqedoninë e Veriut,...

Foto/ Kërkesa e Rugovës për të hyrë në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova kishte bërë kërkesë në prill të vitit 1980 për të hyrë në Shqipëri, ku kishte treguar se qëllimi i...