Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Xho Bajden përplaset me fraksionet në PD mbi emërimet në administratën e re

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Xho Bajden përplaset me fraksionet në PD mbi emërimet në administratën e re

Nga Alexander Burns& Jonathan Martin “The New York Times”

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Xho Bajden po përballet me disa fraksione dhe me padurimin në rritje brenda partisë së tij, teksa grupimet që përbëjnë këtë parti kërkojnë me ngulm të diktojnë emërimet në postet kyçe të administratës së re, por edhe politikat  e saj.

Teksa kanë mbetur vetëm 5 javë para se të marrë zyrtarisht detyrën, Bajden, aleatët dhe këshilltarët e pranojnë se tani sfida për të menaxhuar fraksionet në PD, mund të jetë një sfidë shumë e vështirë. Emërimet e deritanishme të njoftuara nga Bajden në postet kyçe, kanë acaruar shumë nga aleatët e presidentët të ri, duke shqetësuar disa nga mbështetësit kryesorë të Bajden, si dhe ligjvënës të shumtë të pakicës dhe grave në Capitol Hill.

Bajden është përpjekur deri më tani që të mos imponohet mbi këtë përçarje. Përkundrazi ai është fokusuar tek krijimi i një ekipi të fokusuar në adresimin e krizës së koronavirusit, ndërsa në përbërje janë grupime të ndryshme interesi.

Bajden do të bëjë së shpejti publike 2 emërime të tjera në kabinetin e tij. Ai synon të emërojë ish-guvernatoren e Miçiganit Xhenifer Grenholm për të shërbyer si Sekretare e Energjisë, dhe ish-kandidatin presidencial Pit Batigig,si Sekretarin e tij të Transportit.

Nëse konfirmohet, Batigig do të ishte personi i parë homoseksual që shërben në një kabinet presidencial, dhe në moshën 38-vjeçare ai do të përfaqësonte të rinjtë në një kabinet që deri më tani ka anuar më afër brezit të Bajden.

Kongresmenia e Nju Jorkut, Aleksandria Okasio-Kortez, tha se shpreson që Bajden të shpalosë së shpejti prioritetet e administratës së tij. Ndërkohë, Mark Morial, kreu i Lidhjes Kombëtare Urbane, që ishte midis një grupi drejtuesish të të drejtave civile që u takuan me Bajden dhe numrin 2 Kamala Herris javën e kaluar, tha se administrata e re u përball me një debat të fortë për emërimet e saj të para dhe nismat politike.

Disa kongresmenë demokratë, përfshirë Steni Hojerin, udhëheqësin e shumicës në Kongres, po kërkojnë nga Bajden të mos heqë akoma më shumë anëtarë nga shumica e tyre e brishtë. “Edhe 2-3 kongresmenë do të ishin shumë”-tha Hojer, duke aluduar për 2 kongresmenë, të cilët Bajden po i emëron në postet e larta të administratës së tij.

Por kjo kërkesë, mund të shtojë tensionet tashmë ekzistuese me një pjesë të kongresmeneve femra, përfshirë Deb Haland tëNju Meksikos, që shpreson të emërohet si Sekretare e Punëve të Brendshme, aleatët e së cilës në Kongres kanë shprehur zhgënjimin e tyre tek ndihmësit kryesorë të Bajden, se edhe ky post mund të zihet nga dikush tjetër.

Ndërkohë, disa ligjvënës po ankohen se ata nuk janë këshilluar si duhet nga Xho Bajden dhe ekipi i tij për emërimet e bëra deri tani, sidomos për zgjedhjen e gjeneralit në pension Lloid Ostin në postin e Sekretarit të Mbrojtjes, duke pasur parasysh që shërbimi i tij i fundit ushtarak do të kërkojë që Kongresi t’i akordojë atij një përjashtim të veçantë.

Ndërkaq, grupet e bazuara tek identiteti vazhdojnë të lobojnë tek Bajden për të siguruar diversitetin racor dhe gjinor në të gjitha nivelet e administratës së tij. Javën e kaluar, ligjvënësit hispanikë i bënë presion direkt Kamala Herrisit, për t’u garantuar atyre se do të ketë të paktën 2 hispanikë në postet kryesore të administratës,diçka që ajo nuk ua premtoi dot, sipas njerëzve të pranishëm në takim.

Gjithashtu grupimet e të drejtave civile po ushtrojnë presion tek Bajden të emërojë një Prokuror të Përgjithshëm nga komuniteti afro-amerikan,dhe të shmangë emërimet e atyre që kanë pasur probleme me policinë apo drejtësinë. Sindikatat e punës kanë ndikuar në bllokimin e të paktën një emërimi në kabinet, asaj të guvernatores Xhina Raimondo nga Rod Ajland në postin e Sekretares së Shëndetësisë, për shkak të qasjes së saj të diskutueshme mbi reformën në sistemin e pensioneve.

Midis disa prej aleatëve të Bajden ka një zemërim të madh për faktin që njerëzit që luftuan fort për të gjatë fushatës, po e shohin veten duke pritur në radhë për punë – ose u janë ofruar pozicione dukshëm inferiore -në një kohë që pjesëtarë të stafit të dikurshëm të Obamës u katapultuan menjëherë në postet më të larta. Ndihmësit e presidentit të zgjedhur kanë punuar privatisht për të sheshuar përçarjet,duke u thënë të pakënaqurve se shpejt do të ketë edhe për ta vende pune në rangjet më të larta.

Burimi i lajmit: https://www.nytimes.com/2020/12/15/us/politics/biden-democrats.html

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: AdministrataJoe BidenSHBA

TË LIDHURA

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë
Bota

Kundër pr.ligjit për pensionet/ Forcat e Armatosura protestë në Athinë

22:04 | 11/10/2025
Trump viziton Izraelin këtë të hënë, ja axhenda e tij
Bota

Trump viziton Izraelin këtë të hënë, ja axhenda e tij

20:14 | 11/10/2025
Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin
Bota

Trupat amerikane mbërrijnë në Izrael për të monitoruar armëpushimin me Hamasin

19:26 | 11/10/2025
Next Post
Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Paralajmërimi: S’ka vaksina anti-covid për vendet e varfëra deri në 2024

Paralajmërimi: S’ka vaksina anti-covid për vendet e varfëra deri në 2024

Foto/ Kryeministri Rama takohet me Presidenten Osmani

Foto/ Kryeministri Rama takohet me Presidenten Osmani







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

Vrau gjyqtarin brenda sallës, Gjon Shkambi kishte denoncuar “zaptimin” e pronës nga 31 familje në Shkodër

16:40 | 06/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik
Kosovo

LDK kryeson, kryetari Lumir Abdixhiku: Sonte do të shpallim fitoren në Istog, në Lipjan dhe në Junik

by mirseda
22:20 | 12/10/2025
0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për...

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

Lista Serbe ruan epërsinë në Graçanicë, pavarësisht garës së bashkuar të partive shqiptare

21:57 | 12/10/2025
LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti  humbet Mitrovicën

LIVE/ Exit-Poll në Kosovë, Prishtina drejt balotazhit, Albin Kurti humbet Mitrovicën

21:53 | 12/10/2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

Zgjedhjet në Kosovë/ Ja kush kryeson në komunat me shumicë serbe, kandidatët shqiptarë…

21:38 | 12/10/2025
Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

Incident në Prishtinë: Festoi golin e Rei Manajt dhe qëlloi me armë, arrestohet autori

22:32 | 11/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com