Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Ti blesh babait dhimbjen për të birin

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Bota pas COVID-it, e parë nga bari i një hoteli në Tiranë

Nga: Andi Bushati

Në një mjedis ku deputetët opozitarë shiten me para, ku mediat koruptohet për një tender, ku gazetarët dypunësohen në borde publike, ku aftësia në shtrat të bën ministër, Edi Rama ka menduar se është e mundshme të blejë edhe një prind, që sapo i kanë vrarë të birin.

Vendimi i qeverisë që i lidhte pension të përjetshëm Qazim Rashës, për vrasjen ‘aksidentale” të Klodianit, është një njollë turpi e ngjashme vetëm me ato pagesat live të familjarëve që kishin humbur jetën në Gërdec.

Skandali i tij nuk ka të bëjë thjeshtë me përcaktimin e shkakut të vrasjes në dokumentin e prodhuar nga qeveria (në linkun poshtë i futur në katror), i cili ngjalli aq shumë mëri tek qytetarët dhe zemërim tek familja e viktimës.

Krimi i tij ka të bëjë me tentativën për të koruptuar edhe dhimbjen. Sepse VKM e nënshkruar nga vetë Edi Rama, është një akt fikacak propagande që mëton të qetësojë revoltën që u ndez kundër tij

Le ta shohim me qetësi se përse vendimi i qeverisë nuk ka të bëjë, as me ndonjë pendim, as me ndonjë ndjesë ndaj kujtimit të viktimës.

Argumentat i ka dhënë vetë kryeministri gjatë një konference shtypi këtë të martë. I vënë nën presion nga pyetjet e gazetarëve se përse e kishte paragjykuar vrasjen si “aksident”, pa folur më parë drejtësia, Rama u ngatërrua me këmbët e veta. Pra duke u përpjekur të shpëtonte ai u zhyt edhe më në kurth.

Ai nxitoi të argumentonte se përcaktimi i llojit të vdekjes si “aksidental” nuk është mbivendosje mbi punën e prokurorisë dhe gjykatave. Ai shkoi më tej duke përmendur se ajo nuk ishte një vdekje me rikoshetë, pasi në këtë rast, familja e viktimës nuk do të kishte marë shpërblim.

Pra, ai e vuri veten pikërisht në rolin e atij që qëndron mbi drejtësinë.

Në këtë rast një profesionist do të pyetse:  Ku e di Edi Rama se vrasja nuk ka ndodhur si pasojë e një plumbi rikoshetë, pa pasur ende një akuzë përfundimtare nga prokuroria dhe mbi të gjitha pa vendosur gjykata? Hipoteza mund të bëhet edhe më ekstreme: kush ia vulosi atij se viktima nuk e ka kërcënuar policin me armë, ashtu sikurse thanë në fillim drejtuesit e uniformave blu dhe mediat e regjimit?

Por përpos këtyre rasteve kur shpërblimi i dhënë do të qe i pajustifikueshëm

Mund të kapërcehet krejtësisht në kahun tjetër të hipotezave: nga e ka ai sigurinë se polici Nevaldo Hajdëraj nuk njihej me viktimën dhe nuk ka qëlluar mbi të për hakmarrje? Kush i tha atij se vrasja nuk qe me dashje?

Pra shkurt pse merr vendim kryeministri për një ngjarje për të cilën nuk ka as njohuri, as kompetenca dhe për të cilën duhet ta japi verdiktin një pushtet tjetër?

Natyrisht, ne të gjithë mendojmë se i dimë faktet dhe rethanat e këtij krimi makabër. Si qytetar edhe Edi Rama mund të ketë të njëjtën ndjesi. Po si kryeministër atij nuk i lejohet të ndërmarrë vendime pa i pasur ato të provuara dhe të paçertifikuara.

Në kushte normale, asnjë shef ekzekutivi, që ka respekt për shtetin ligjor, nuk mund të nënshkruante një VKM për shpërblimin e familjes së viktimës, pa një vendim të formës së prerë nga gjykata për përcaktimin e kësaj vrasjeje.

Por, për Edi Ramën propaganda ka rëndësi para ligjit, prandaj ai ka firmosur një vendim qesharak, ku për familjen e Klodianit pagesa fillon nga 1 dhjetori, pra duke përfshirë edhe ditët që ai ishte ende gjallë.

Kjo nëpërkëmbje ndaj shtetit ligjor dhe të vërtetave, përcaktimi i të cilave nuk varet prej tij, është prova më e qartë se vendimi i fundit i qeverisë nuk ka të bëjë fare me një akt ndjese ndaj kujtimit të viktimës dhe familjes së tij.

Ky pushtet është treguar dyfish abuziv: edhe kur e vrau Klodian Rashën, por edhe kur kërkoi të blejë me para dhimbjen që ai la pas.

Prandaj, nëse për krimin e parë qeveria mëton të mbrohet pas justifikimt të “aksidentit”, për të dytin, ajo nuk ka se ç’të thotë, sepse korruptimi i njerëzve është në ADN e saj. Por, ama këtë herë u kalua çdo limit, pasi u tentua të blehej kujtimi i dikujt që fatkeqësisht nuk i përket më botës sonë.

Tags: ANDI BUSHATIKlodian Rashaopinionvrasje

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Kush e fiton Champions League? Kompanitë e basteve publikojnë koeficientët

Kush e fiton Champions League? Kompanitë e basteve publikojnë koeficientët

Covid-19/ Presidenti gjerman: Nga nesër, jeta do kufizohet si kurrë më parë

Covid-19/ Presidenti gjerman: Nga nesër, jeta do kufizohet si kurrë më parë

A ka qenë COVID-19 në Shqipëri përpara muajit mars? Ja çfarë thotë Tritan Kalo

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025
“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

“42-vjeçari plagoset duke shuajtur zjarrin në Kopaçez të Delvinës, niset me urgjencë në spitalin e djegieve në QSUT”

09:28 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij
Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri tek Ura e Drinit, nuk dihet identiteti i tij

by mirseda
19:09 | 28/07/2025
0

Një trup i pajetë është gjetur pranë Urës së Drinit të Zi në Kukës. Ende nuk dihet...

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

12:34 | 28/07/2025
52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

52-vjeçarja në Pogradec, e gjetur e pajetë në banesën e djegur, dyshohet se është vrarë

11:47 | 28/07/2025
Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

Çfarë është “Nicki Minaj Challenge” që po çmend TikTok-un?

22:57 | 26/07/2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

22:55 | 26/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com