Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Nuk janë huliganë jo, janë pjesa më e pashpresë e shoqërisë

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Nuk janë huliganë jo, janë pjesa më e pashpresë e shoqërisë

Nga: Mentor Kikia

Protesta në natën e dytë jashtë kontrollit. Grupe të rinjsh iu sulën çdo gjeje që gjenin përpara, duke e shkatërruar. Një kaos i vërtetë. Shumëkush po përpiqet të analizojë se çfarë duhet të bëjë policia. Nëse është shumë, apo pak e dhunshme. Shumë te tjerë nxituan të thonë se nuk është protestë kjo, këta duhen zënë me dru se po prishin qytetin.

Por jo! Kjo nuk është një punë policie, as drejtësie, as punë Lleshi jo që jo. Ne po përpiqemi ti gjejmë zgjidhjen një problemi që tani po e kërkon vetë zgjidhjen.

Ose më saktë që, në përpjekje për tu vetezgjidhur, po na vë zjarrin të gjithëve. Ata të rinj nuk janë aty thjeshtë për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm. Madje mund të themi se as duan t’ia dinë për të.

Kjo valë zemërimi që u demonstrua në Tiranë, është vetëm maja e ajsbergut. Ajo ishte sot edhe në Korçë, dje ishte edhe në Elbasan. Kjo është një gjeneratë e mbushur me maraz, jo thjeshte me policinë, ministrin apo kryeministrin, kjo është gjenerata e zhgënjyer, e mashtruar, e pashpresë, me të cilën e për të cilin shteti nuk ka punuar fare. Ka prej tyre te pa arsimuar, sikundër ka edhe të arsimuar.

Ka të punësuar e të keqpaguar, sikurse ka të papunë e pa profesion. Ka të yshtuar nga opozita, sikundër ka nga ata që s’duan t’ia dinë as për opozitë e as për qeveri. Sepse të gjithë së bashku, ata janë të pashpresë.

Ata nuk urrejnë pemën e festës dhe as stolat, ata urrejnë pushtetarin dhe politikanin si model, që i vjedh, i mashtron, i merr paratë dhe shpresën dhe natë e ditë del nëpër ekrane televizorësh duke treguar lloqe për zhvillimin e Shqipërisë.

Ata urrejnë korrupsionin, edhe pse nuk i njohin të korruptuarit kush janë. Ata janë të mbarsur me zemërim, me këdo e për gjithçka, e për këtë arsye, edhe me stolin, edhe me semaforin, edhe me pemën, edhe dritat.

Ju në qeveri, mo u lodhni kot ta quani këtë vepër të opozitës. As mos mendoni se zgjidhja është mbushja e burgjeve me adoleshentë. Sa më shumë të mendojmë ne të “zgjuarit” që kjo është punë huliganësh që duhen rrahur, aq më keq është. Sa më shpejt ta kuptojmë se kjo është pasoja më e rëndë e keqeverisjes në këtë vend, aq më mirë do të jetë, që të fillojmë të mendojmë se çduhet bërë.

Tags: huliganëmentor kikiaprotesta

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime
Editorial - Opinione

Ambasadori Gonzato i përgjigjet ‘akuzave’ për njëanshmëri: Raporti i progresit është busulla ime

09:04 | 02/12/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…
Politikë

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Next Post
E shau me “libër shtëpie”, moderatorja shpërthen ndaj Stresit: Dështak

E shau me “libër shtëpie”, moderatorja shpërthen ndaj Stresit: Dështak

Tragjike/U dërgua në Greqi, 10 vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Tragjike/U dërgua në Greqi, 10 vjeçari humb jetën nga koronavirusi

“Do e linit gruan të flente me një shok?”, Shqipes nuk i del inati me Anën

“Do e linit gruan të flente me një shok?”, Shqipes nuk i del inati me Anën







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë
Politikë

“Prapë te sheshi, ju pres çdo ditë”, Lapaj rikthehet para Kryeministrisë

by mirseda
20:02 | 15/12/2025
0

Adriatik Lapaj së bashku me aktivistët e “Shqipëria Bëhet” janë rikthyer sërish në vendin e tyre para...

U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie

U dogj brenda makinës në Llogara, identifikohet viktima, ish-efektiv policie

19:53 | 15/12/2025
Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë

Mbyllen negociatat në Berlin për paqen në Ukrainë

19:49 | 15/12/2025
Protesta më 22 dhjetor, Berisha: Të mbledhim sa më shumë mbështetës, kemi një javë kohë

Protesta më 22 dhjetor, Berisha: Të mbledhim sa më shumë mbështetës, kemi një javë kohë

19:20 | 15/12/2025
Argita Berisha i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

Argita Berisha i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

18:39 | 15/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com