Në Kosovë u raportuan të enjten 13 viktima nga koronavirusi dhe 562 raste të reja.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi se tri viktima janë regjistruar në Prishtinë, dy në Mitrovicë dhe nga një në tetë komuna të tjera të Kosovës. Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 1,595 mostrave.
Numri më i madh i tyre u konfirmua në Prishtinë: 223. Në 24 orët e fundit, Instituti po ashtu tha se 761 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 45,004. Prej tyre, 1,161 pacientë kanë vdekur dhe 31,802 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 12,041.