E mërkurë, 27 Janar, 2021
2 C
Tirana

”Një plumb i ka dalë në zemër”/ Zbulohen detaje nga dosja për Klodian Rashën

Klodian Rasha është qëlluar me dy plumba. Kështu thuhet në dosjen e përgatitur nga Prokuroria e Tiranës, për vrasjen e 25 vjeçarit në Laprakë, dy ditë më parë nga një efektiv i skuadrës Shqiponja.

Nga hetimet ka dalë se nga arma e efektivit Nevaldo Hasanaj janë qitur dy plumba. Plumbi i parë e ka kapur të riun në shpatull, në anën e djathtë, dhe i ka dalë në pjesën e zemrës. Për shkak se predha e plumbit ka prekur një prej arterieve kryesore, 25-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.

Nga arma e efektivit është qitur dhe një plumb tjetër i cili nuk ka goditur drejtpërdrejt Klodian Rashën por ka bërë rikoshet në mur dhe më pas e ka kapur në pjesën anësore të kokës. Vdekjen në vendngjarje të të riut e kanë konfirmuar dhe regjistrat e spitalit të Traumës ku 25-vjeçari u dërgua me ambulancë nga dy efektivët që e ndoqën.

Mjekët e këtij spitali kanë regjistruar aktin e vdekjes së të riut në orën 01.23 minuta të datës 8 dhjetor. Sipas tyre, Klodian Rasha ka mbërritur i vdekur dhe ata nuk kanë pasur asnjë mundësi për të dhënë ndihmën e parë.

Klodian Rasha është ekzekutuar këtë të martë, 8 dhjetor, nga një efektiv policie. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në kryeqytet, pasi i riu kishte dalë orët e para të mëngjesit jashtë banesës së tij, duke thyer orën policore.

Policia shprehet se Rasha ka kërcënuar efektivin e policisë, ndaj ai ka qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe në errësirë. Por, ndryshe thonë familjarët dhe fqinjët të cilët shprehen se rruga është me ndriçim dhe i riu nuk mbante asnjëherë armë me vete.

Lexo edhe :   U ekzekutua me 5 plumba në Greqi, zbulohet identiteti i 27 vjeçarit shqiptar
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Tension dhe përmbysje, Interi eliminon Milanin në minutën e 97-të

Interi triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në derbin e vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Italisë, ku nuk mundoi as tensioni. Ibrahimoviç dhe Lukaku...

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar me vaksinën anti-covid deri më tani në...

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

Platfotma Twitter i ka mbyllur llogarinë ish-deputetit të PD, Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social. Lajmin e...

Haradinaj mesazh Serbisë: Do forcojmë policinë dhe ushtrinë e Kosovës

Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë. Haradinaj u shpreh se Kosova nuk do e mbajë më kokën...

Kur lali Eri gjobit Ndrangheta-n

Nga: Dritan Hila Sapo kapën implikimin e tre personave italianë që bënin kështjella në rërë për biznese në Tiranë dhe ku përmendej edhe mafia kalabreze,...