Një grua 90-vjeçare nga Irlanda e Veriut, është bërë personi i parë në botë që ka marrë vaksinën e kompanisë Pfizer / BioNTech kundër COVID-19, duke shënuar fillimin e programit të vaksinimit masiv në Mbretërinë e Bashkuar.
Margaret Keenan, nga Enniskillen, tha se ndihej e privilegjuar për të marrë vaksinën në Spitalin Universitar, Coventry.
“Është dhurata më e mirë sepse do të thotë që më në fund mund të pres dhe të kaloj kohë me familjen dhe miqtë e mi për Vitin e Ri, pasi isha vetë për pjesën më të madhe të vitit”, tha ajo.
Qendrat shëndetësore në Britaninë e Madhe, do të vaksinojnë personat mbi 80 vjeç dhe disa pjesëtarë të personelit shëndetësor dhe të kujdesit. Programi synon të mbrojë grupet më të ndjeshme dhe të kthejë jetën në normalitet.
Britania e Madhe ka nisur sot vaksinimin masiv pas aprovimit të vaksinës së Pfizer. Në vend kanë mbërritur 800 mijë dozat e para të vaksinës.
Ndërkohë, pritet të vaksinohet edhe mbretëresha Elizabeth, ndërsa kryeministri Jonson foli për një normalitet të madh që do të vijë por do të duhet kohë.