E premte, 15 Janar, 2021
6 C
Tirana

Mediu kujton 8 dhjetorin: Qëllimi ynë, ndërtimi i shtetit të së drejtës

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i shoqëruar edhe nga profesori, Selami Xhepa biseduan sot me student dhe pedagogë për protestat studentore të 30 viteve më parë, që përmbysën regjimin komunist.

Ata vlerësuan arritjet e pluralizmit dhe demokracisë shqiptare në këto 30 vite, si dhe theksuan nevojën e një ndryshimi të domosdoshëm të qeverisjes aktuale.

Anëtarësimi i Shqipërisë ne NATO, liberlizimi i vizave janë nga fitoret me rëndësi të madhe historike për shqiptarët nën qeverisjen e kryesuar nga Berisha. Këto arritje kombëtare erdhën për shkak të luftës me krimin dhe korrupsionin, duke u orientuar në reforma te thella ekonomike dhe institucionale.

Qëllimi ynë duhet të jetë ndërtimi i shtetit të së drejtës, standardeve europiane kushtetuese, ku përcaktohet qartë roli i 3 pushteteve kontrolli dhe balancimi i tyre në mbështetje të lirive dhe të drejtave te qytetarëve shqiptarë. Ndërtimin e një shteti ku drejtësia duhet ti sherbejë interesit te qytetarëve dhe të garantojë barazinë perballë ligjit, tha Mediu.

Profesor, Selami Xhepa theksoi se Partia Demokratike, Partia Republikane si dhe e djathta, ishin promotor të zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe vlerave të demokracisë liberale në një shtet tërësisht te rrënuar.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Përmbytjet ‘mollë sherri’, Rama: Meta është në hall, se ndihmoj dot

Rama i ka kthyer përgjigje Metës sa i takon përmbytjeve. Kujtojmë këtu se presidenti Ilir Meta kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo...

Vetë e bëri vaksinën, Rama ua pret shkurt deputetëve

Kryeministri Rama deklaroi në konferencën me gazetarët se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç, nuk do të jetë i...

Bien infektimet, Kosova lehtësohen masat anti-Covid

Gjatë ditëve të fundit është vënë re një situatë diku më e përmirësuar në Kosovë, si pasojë e koronavirusit vdekjeprurës. Teksa numri i të...

I dogjën makinën, ja kush ishte ‘shënjestra’

Një automjet tip "BMW X5" u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen 15 në Durrës, duke u djegur plotësisht në pjesën e...

Rama i sigurtë për fitoren, bën bilancin para zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, kryeministri Rama u ndal tek përmbytjet në vend, duke thënë që jemi përmisuar në krahasim me vitet e kaluara....