Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

SPAK goditje drastike, Llalla mbronte vjedhjet e Metës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
UÇK-ja/ Ngjela: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do lërë PS në minorancë

Nga: Spartak Ngjela

A është goditja drastike që SPAK i bëri ish Prokurorit të Përgjithshëm, fillimi i procesit të madh të pritshëm kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri? Po.

Gjithmonë ka një pikë nisjeje kundër grupeve të mëdhenj kriminalë. Ky është fillimi i një procesi, i cili, në goditjen me spektër të gjerë të  krimit të organizuar që ka pushtuar një shoqëri si fenomen, quhet purgo antikrim”..

l.

Pse është një fillim kjo pikënisjeje?

Sepse prokurori Llalla mbrohej nga presidenti Meta. Ai e kish vendosur Llallën në atë post, për të mbrojtur vjedhjen e tij me bllokun e famshëm.

Por, në çështjen Llalla, u vu në dyshim forca e politikës amerikane në Shqipëri, në funksion të reformës në drejtësi.

Gjykata e Posaçme kishte pranuar të bënte një kapërcim ligjor: iu hoqi sekuestron pronave të shumta të Adriatik Llallës. Ajo kërkoi ligjin përkatës; kurse Prokuroria e Posaçme i kërkoi asaj dje zbatimin e nenit përkatës të antikorrupsionit dhe krimit të organizuar.

Politika amerikane iu është zotuar disa herë shqiptarëve për këte fakt që do t’ua bënte ajo këtë reformë. Dhe, prandaj, vetë ambasadorja Yuri Kim,  e tregoi dje forcën e drejtësisë së re në Shqipëri me përkrahjene hapur të saj.

Kjo është rruga: vetëm forca  ndërkombëtare do ta përfundojë me sukses reformën antikorrupsion në Shqipëri.

ll.

Por, si mund ta analizojmë politikisht goditjen anti-Llalla që ndodhi dje?

Kjo ishte një goditje efikase dhe në kohën e duhur. Vendimi i Gjykatës së Posaçme që lëshoi nga sekuestroja pronat e Adriatik Llallës, i dha mundësinë korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri që me krenari të shprehej se: “E morëm edhe Gjykatën e Posaçme”.

Ky mendim pastaj u shpërhap bindshëm edhe në opinionin publik shqiptar. Por, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, u shpreh aty për aty se: “Adriatik Llalla është i padëshirueshëm për hyrjen e tij në USA; me gjithë familjen e vet”.

Pas kësaj, rrjedha goditëse anti-krim ndryshoi menjëherë, dhe dje u deklaruan të sekuestruara të gjitha pronat e dyshimta të Adriatik Llallës, por këtë herë, në funksion të krimit anti mafie në Shqipëri që quhet, “Për parandalimin dhe goditjene krimit të organizuar…”

Ka mundësi që, pikërisht këtë, ka kërkuar me të drejtë Gjykata e Posaçme në rastin e parë, dhe Prokuroria e Posaçme e korrigjoi.

Prandaj, ky proces kuptohet se është shumë i rëndësishëm për të ardhmen. E gjithë kjo që ndodhi, i dha të kuptuar opinionit publik shqiptar se politika amerikane nuk lëshon fare pe në drejtimin e luftës antikorrupsion në Shqipëri. Çlirimi nga sekuestroja e pronave të Adriatik Llallës ishte një akt i gabuar, por korrigjimi i gabimit i dha tani më shumë besim opinionit publik shqiptar.

lll.

Në të njëjtën kohë, duhet të shohim se,  kur do të fillojë nga funksionimi Byroja Kombëtare e Hetimit?

Kjo në fakt është pika kyç në luftën antikorrupsion kundër rretheve të larta të politikës shqiptare. Dhe, fillimi nga puna i asaj Byroje, do të jetë pika e madhe e kthesës për reformën shqiptare në drejtësi dhe në politikë.

Por, edhe në ndërtimin përfundimtar të Byrosë së Hetimit, duhet, dhe do të jetë forca e politikës ametikane ajo që do të vendosë pikat mbi i, edhe për këtë çështje. Dhe kjo sigurisht që po pritet me një farë impresioni pozitiv nga Shqiptarët.

Por, kjo pritje po duket se ka ardhur drejt fundit, në një kohë kur, çështja e sekuestrimit të pronave të pajustifikuara do të ndjekë, tani e më tej,  precedentin Llalla. Në fakt, ishte ambasadorja Yuri Kim ajo që, para 20 ditësh, i dha impuls real ecurisë së formimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Prandaj, pavarësisht se si u përcoll çështja e pronave Llalla, ajo, më në fund, me prezencën që paraqiti politika amerikane me anë të ambasadores së saj në Tiranë, i dha forcë drejtësisë së re në Shqipëri, dhe i krijoi kësaj drejtësie precedentin e ri në përdorimin e ligjit atimafie “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”….

Tags: Adriatik Llallailir metaopinionSPAKSpartak Ngjela

TË LIDHURA

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit
Editorial - Opinione

“Udhëheqësi artistik i Shqipërisë”/ “The Times” artikull kushtuar kryeministrit

10:02 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Next Post
Përmbytje dhe rrëshqitje dherash/ ”Çmendet” moti në Itali dhe Kroaci (Foto)

Përmbytje dhe rrëshqitje dherash/ ''Çmendet'' moti në Itali dhe Kroaci (Foto)

Messi i besoi shumë studios ligjore! Tani rrezikon “autogolin” e madh te Barcelona

Barcelona, asnjëherë kaq keq në 33 vjet/ Messi, statistikat më të këqija të tij

Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Covid-19 në vend/ Numër i lartë infektimesh dhe viktimash brenda 24 orëve







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : redaksia@tiranatoday.com
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com