Zëvendës kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Ervin Saraçi ka pësuar papritur një goditje celebrale dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Lajmin e ka bërë të ditur Inspektori i Republikës, Shkëlqim Hajdari përmes një postimi në rrjetet sociale.
”Motra dhe vellezer! Ervin Saraçi, zv/ Kryetari i Bashkise së Elbasanit, ka pesuar papritur një goditje cerebrale dhe ndodhet ne gjendje te rendë ne spital. Ky djale i shkelqyer, intelektual,me cilesi e virtyte të një qytetari e besimtari model, ka nevoje sot per lutjet tona. O Krijues i Gjithesisë, të lutemi Ty, ti behesh krah Ervinit, per të kaluar ketë sprovë’’, shkruan Hajdari.