Sipas një studimi nga Organizata Botërore e Shëndetit, (OBSH) Italia është ndër 5 vendet më të goditura nga pandemia gjatë javës që lamë pas.
Me 184 mijë të infektuar gjatë shtatë ditëve të fundit e mesatarisht 3 mijë raste të reja në çdo 1 milion banorë, Italia renditet në vendin e katërt pas SHBA, Indisë dhe Brazilit për numrin më të lartë të rasteve pozitive, ndërsa e pesta rënditet Rusia.
Në 24 orët e fundit, vendi fqinj ka regjistruar 684 viktima dhe 20,709 të infektuar me Covid-19. Brenda një dite janë kryer 207.143 tamponë, dhe deri më sot në total janë realizuar 22.334.342 të tilla.
Nga fillimi i pandemisë, Italia regjistron 1,641,610 të infektuar dhe 57.045 viktima.
Të dhënat për të gjithë rajonet