Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pas pandemisë, kthimi në normalitet do të zgjasë shumë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Pas pandemisë, kthimi në normalitet do të zgjasë shumë

Vetëm në fund të vitit 2021 ekonomia botërore do t’i afrohet nivelit që ka pasur para pandemisë, vlerëson OECD. Megjithatë kapërcimi i gjendjes varet nga rajonet, dhe është shumë i ndryshëm.

“Tani, për herë të parë që me fillimin e pandemisë zgjohen shpresat për një të ardhme më të mirë,” shkruan kryeekonomistja e OECD, Laurence Boone në vëzhgimin e ri ekonomik të organizatës së vendeve të industrializuara. Dhe njëkohësisht shton, se rruga për t’u kthyer në gjendjen normale është plot me rreziqe dhe në disa vende do të zgjasë më gjatë se në vendet e tjera.

Zhvillimi i ekonomisë botërore do të bjerë sivjet me 4,2 përqind, por vitin e ardhshëm do të rritet me të njëjtin nivel. Në 37 vendet anëtare të OECD, zhvillimi do të ulet sivjet më shumë (-5,5%), dhe kthimi në gjendjen normale do të vazhdojë të jetë më i ngadalshëm. Gjermania mund ta ngushëllojë veten duke pasur parasysh se zhvillimi i ekonomisë së saj do të bjerë më pak se sa në zonën e Euros.

Më shumë se të tjerët do të preket sidomos sektori ku rrogat janë të ulëta. „Për punëtorët me kualifikime të ulëta dhe për ato me të ardhura të pakta ka rënë shumë numri i orëve të punës,” shkruhet në raport. “Kjo rrit edhe më shumë pabarazinë që ekzistonte para pandemisë.”

Edhe të rinjtë që janë duke kërkuar punë janë aktualisht në situatë të disfavorshme, „Është shumë e vështirë që në mes të krizësh të fusësh këmbët në tregun e punës,” thotë Boone për Deutsche Welle-n. Raporti i OECD-së, vlerëson paketat e shumta të mbështetjes ekonomike, me të cilat shtetet, me ndihmën e Bankave Qendrore, mund të shpëtojnë ekonomitë popullore nga skenarë edhe më të këqinj. „Vendimtarja tani është që përgjegjësit e politikës të vazhdojnë me këto ndihma, në mënyrë që t’u sigurojnë mbijetesën sektorëve, firmave dhe vendeve të punës të lidhura me to”, thotë kryeekonomistja Boone. “Leksionet e nxjerra nga muajt e kaluar janë: Masat e marra kanë qenë dhe janë të përshtatshme”.

Këshilla për politikën

Raporti paralajmëron shprehimisht për rreziqet që ekzistojnë nëse masat e marra përfundojnë para kohe. „Synimi për të gjitha vendet është që të shmangin përfundimin e parakohshëm dhe të menjëhershëm të programeve të ndihmës,” thuhet në raport. Qeveritë duhet po ashtu të kenë kujdes që të ndihmojnë vërtet ata që janë prekur shumë nga kriza.

OECD ka tri këshilla për përgjegjësit e politikës: Së pari, që duhen bërë investime në fushat bazë si „arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura fizike dhe digjitale”. Së dyti që ata duhet të jenë të vendosur për të „siguruar daljen nga varfëria dhe pabarazia e të ardhurave”. Së treti, OECD kërkon me ngulm më shumë bashkëpunim ndërkombëtar: “Bota nuk mund të zgjidhë krizat globale, kur secili vend vepron vetëm për veten e vet”. Në fund kryeekonomistja e OECD, shpreh shpresat e saj me nota të moderuara optimizmi: Ajo shpreson që pas pandemisë bota të jetë „ndoshta siç ka qenë, ose mbase edhe pak më mirë”./DW/

Tags: ekonomia boterorepandemia

TË LIDHURA

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit
Bota

Hyri me forcë në pistën e aeroportit, burri thithet nga motori i avionit

16:48 | 08/07/2025
SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”
Bota

“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

20:24 | 07/07/2025
Next Post
Myrto Uzuni, djali që lante enët në Greqi dhe nuk paguante as 12 euro në muaj

Myrto Uzuni, djali që lante enët në Greqi dhe nuk paguante as 12 euro në muaj

Meta përkujton Ibrahim Rugovën në 76-vjetorin e lindjes: Burrë Shteti i kombit

Meta përkujton Ibrahim Rugovën në 76-vjetorin e lindjes: Burrë Shteti i kombit

Ishte ulur në restorant, ekzekutohet shqiptari në Brazil (Emri)

Ishte ulur në restorant, ekzekutohet shqiptari në Brazil (Emri)

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë
Aktualitet

Kapiteni në Shkodër mbytet duke shpëtuar turistët, kërkimet vazhdojnë

by mirseda
18:36 | 08/07/2025
0

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër. Kapiteni i një anijeje...

Salianji: Preka një nga kartelet më të rrezikshme të drogës së lidhur me pushtetin

Salianji: Preka një nga kartelet më të rrezikshme të drogës së lidhur me pushtetin

18:34 | 08/07/2025
Salianji: PD të largojë regjimin, zgjedhje të lira s’ka më në Shqipëri

Salianji: PD të largojë regjimin, zgjedhje të lira s’ka më në Shqipëri

18:30 | 08/07/2025
Salianji: “Tek dera e burgut më pritën deputetët e Fierit” – Falenderoj Berishën dhe Metën, do bisedoj me aleatët

Salianji: “Tek dera e burgut më pritën deputetët e Fierit” – Falenderoj Berishën dhe Metën, do bisedoj me aleatët

18:29 | 08/07/2025
Salianji: Do kandidoj në 2029? Rekursin e çoj në Strasburg

Salianji: Do kandidoj në 2029? Rekursin e çoj në Strasburg

18:27 | 08/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com