Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Hetime të mundshme ndaj një skeme korrupsioni në Shtëpinë e Bardhë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Hetime të mundshme ndaj një skeme korrupsioni në Shtëpinë e Bardhë

Sipas dokumentave të publikuara të martën, Departamenti amerikan i Drejtësisë po heton shkelje të mundshme penale për korrupsion në këmbim të faljeve presidenciale.

Dokumenti i publikuar nga kryetarja e Gjykatës së Distriktit të Kolumbias, është i retushuar dhe emrat e tre personave në të janë mbuluar.

Në këtë dokument zbulohet se prokurorët federalë kërkuan qasje në fund të gushtit tek disa paisje dixhitale të konfiskuara nga qeveria.

Për këtë nevojitej leja e gjykatës, pasi përmbajtja e paisjeve përfshinte edhe shkëmbimet me email me një avokat, biseda të cilat mund të jenë të mbrojtura nga ekskluziviteti i marrëdhënies avokat – klient. Prokurorët argumentuan se kjo ishte thyer në momentin që materialet u ishin bërë të ditura palëve të treta.

Prokurorët i thanë gjykatës se prisnin të gjenin prova se disa individë në mënyrë të paligjshme “vepruan si lobistë tek zyrtarët e lartë të Shtëpisë së Bardhë… për të siguruar një falje ose pezullim dënimi” për dikë, emri i të cilit është i retushuar në dokument.

Dokumenti gjithashtu flet për “një skemë konspirative korrupsioni”, e cila ofronte “kontribut domethënës politik në shkëmbim të një faljeje ose pezullim dënimi”.

Dokumenti tregon se prokurorëve u është dhënë leja të merrnin paisjet e kërkuara, për të gjetur materiale me të cilat do të ballafaqonin çdo subjekt apo objekt të hetimit. Sidoqoftë, nuk ka patur deri më tani asnjë raport publik ku të sugjerohet se janë ngritur akuza ndaj dikujt në kuadrin e këtij hetimi.

Shtëpia e Bardhë refuzoi një kërkesë të Zërit të Amerikës për të komentuar për këtë çështje. Orë më vonë, Presidenti Trump shkruajti në Twitter, “Hetimet për faljet janë Lajme False!”.

 

Pardon investigation is Fake News!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) December 2, 2020

Në një tjetër artikull të martën, gazeta The New York Times njoftoi se Presidenti Donald Trump ka diskutuar me këshilltarët mundësinë e dhënies së faljeve paraprake për djemtë e tij, Eric dhe Donald Jr., si dhe për vajzën e tij Ivanka dhe avokatin personal Rudy Giuliani.

Kanali televiziv ABC News njoftoi të martën se ndihmësit e Presidentit Trump i kanë diskutuar këto lloj faljesh.

Në një mesazh në Twitter, zoti Giuliani mohoi të ketë diskutuar një falje të mundshme për veten me Presidentin Trump.

“Gazeta New York Times gënjen sërish. Nuk e kam zhvilluar kurrë bisedën, për të cilën gënjejnë duke ia atribuar një burimi anonim”, shkruajti zoti Giuliani.

As zoti Giuliani dhe as ndonjëri prej zotërinjve Trump nuk janë akuzuar për shkelje penale federale dhe nuk është e qartë se sa do të qëndronte ligjërisht një falje paraprake. Presidenti amerikan mund të lëshojë falje për krime federale, për jo për krime në nivelin e shteteve amerikane apo në nivelin e qeverisjes lokale.

Presidenti Trump ka bërë disa falje të bujshme dhe shkurtime dënimi për aleatët e tij.

Javën e kaluar ai fali Michael Flynn-in, i cili shërbeu për pak kohë si këshilltari i tij për sigurinë kombëtare në fillimet e mandatit të Presidentit Trump. Në muajin korrik, Presidenti Trump shkurtoi dënimin e këshilltarit të tij të hershëm, Roger Stone./VOA/

Tags: hetimkorruspionSHBAshtepia e bardhe

TË LIDHURA

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur
Bota

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Incident në Romë: Papa goditet me shall në kokë
Bota

Incident në Romë: Papa goditet me shall në kokë

21:37 | 27/06/2025
Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje
Bota

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

20:53 | 27/06/2025
Next Post
Pandemia/ Regjistrohen dy viktima të tjera në Shqipëri

Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

‘Pres zyrtarizimin’/ Putin: Nuk kam motive të fshehura për të mos uruar Biden

Putin urdhëron vaksinimin e popullsisë ruse duke filluar nga java e ardhshme

Mesi festoi me bluzën e Maradonës, Barcelona gjobitet nga FIFA

Festoi me fanellën e Maradonës, dënohet Lionel Mesi

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar
Kosovo

Vuçiq të rinjve: Mos i jepni Kurtit rast për t’ju arrestuar

by mirseda
22:34 | 27/06/2025
0

Komuna e Graçanicës, vitin e kaluar pati marrë vendim që festa e Vidovdanit të shënohet dhe festohet...

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

Rasti i përfitimeve kapitale, ish-kreu i Juventusit kërkon marrëveshje për pranimin e fajësisë

22:32 | 27/06/2025
Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

Nata e tmerrit/Ushtari hap zjarr ndaj civilëve, 6 të plagosur

22:29 | 27/06/2025
Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

Ndjesë dhe falënderim! Joz Marku rikthehet me mesazh për ndjekësit

21:49 | 27/06/2025
Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

21:46 | 27/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com