Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Pandemia mbyll hotel “Tirana International”, ikona e akomodimit në Tiranë

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Pandemia mbyll hotel “Tirana International”, ikona e akomodimit në Tiranë

“Hotel Tirana International” i njohur si 15 katëshi, mbylli së fundmi përkohësisht dyert e aktivitetit pas 41 vitesh punë, për shkak të krizës që krijoi pandemia Covid -19.

Burimet nga stafi i menaxhimit bënë me dije se nga tërmeti i vitit të shkuar e deri më tani, hoteli u mbajt i hapur nën humbje të mëdha. Kostot e larta fikse për pagesat e punonjësve dhe mirëmbajtjen e godinës, e bënë të pamundur vijimësinë. Hoteli, i cili është në funksion që nga viti 1979, do të pushojë aktivitetin deri në përmirësimin e situatës pandemike, duke lënë pas 100 persona të papunë.

Të njëjtat burime pohuan se stafi do të përfitojë asistencën sociale sipas ligjeve në fuqi, me shpresën e rikthimit në punë me përmirësimin e situatës.

“Hotel Tirana” është një nga më të mëdhatë në kryeqytet me standardin e katër yjeve me 170 dhoma, dhe si një nga ofruesit më të mëdhenj të shërbimit të Konferencave.

Veç të tjerash godina e “Hotel Tiranës” është simbol i kryeqytetit. Ai u vu në funksion në kohën e diktaturës në vitin 1979 pas 10 vitesh punime, me një arkitekturë të stilit socialist.

Ishte ndërtesa më e lartë e vendit deri para disa vitesh. Përdorej ekskluzivisht për delegacione dhe turistë të huaj çka e ka bërë një vend misterioz dhe intrigues për shqiptarët.

Në vitet 2004 hoteli u shit nga qeveria kundrejt një grupi investitorësh vendas kundrejt një vlerë 5.1 milionë euro. Në vitin 2001 ju nënshtrua një rikonstruksioni dhe rimodelimi të plotë, duke e kthyer në një hotel me standarde 4 yje, por paprekur hapësirave që e karakterizojnë.

Në vitin 2012, Ramë Geci, sipërmarrës në ndërtim, bëhet 100% pronar i “Hotel Tirana International”, teksa vlera hotelit arriti 37.5 milionë euro.

“Hotel Tirana International” ka qenë prej vitesh në listën e monumenteve të kulturës deri në vitin 2015 ku me vendim të Ministrisë së Kulturës nuk gëzon më këtë status.

Kompania Geci aktualisht është në kulmin e një investimi të ri që synon zgjerimin e Hotel Tiranës me një hotel të ri rreth 30 kate me pesë yje ngjitur me godinën aktuale të Tirana International.

Më herët u mbyll dhe “Hilton”

Pandemia ka dëmtuar rëndë sektorin e akomodimit në të gjithë botën. Për shkak të kësaj krize me herët  këtë vit mbylli aktivitetin e hotel Hillton në Tiranë, i cili kishte pak më shumë se një vit aktivitet në vendin tonë.

Burime pranë hotelit konfirmuan se pavarësisht situatës së vështirë, u mbajt në punë, për muaj të tërë, pjesa më e madhe e stafit, me shpresën se puna do të niste në shtator. Situata nuk u përmirësua apo ndryshoi, ndaj përballë presionit për të paguar kredinë e investimit dhe pagat që zinin një fond jo të vogël, kompania u detyrua të bëjë zgjedhjen e mbijetesës në këtë moment të vështirë për të gjithë.  Hoteli do të qëndrojë i mbyllur të paktën deri në fund të marsit 2021.

Të njëjtat burime thanë se stafi menaxhues i hotelit ka lëvizur dhe, edhe menaxheri kryesor, i cili drejtonte “Hilton Garden Inn” në Tiranë, tashmë është dërguar për të menaxhuar një nga strukturat hoteliere të grupit në Turqi. Largimi i stafit nuk ka qenë i lehtë në kushtet kur shumë prej tyre ishin trajnuar për një kohë të gjatë për të ofruar shërbimin sipas standardit që kërkon marka.

“Hilton Garden Inn” ishte marka e parë ndërkombëtare që hyri në tregun shqiptar pas largimit të “Sheraton” në fund të vitit 2017 i cili la pas një shije të hidhur.

Sektori i hotelerisë në vendin tonë është në kulmin e zgjerimit, por kriza e pandemike pritet të vërë në vështirësi edhe më të madhe eficencën e këtyre investimeve./B.Hoxha, N.Maho (Burimi: Monitor)

 

Tags: Hotel Tirana Internationalkrize ekonomikepandemia

TË LIDHURA

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”
Aktualitet

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit
Politikë

“Vërteton vjedhjen e votave”, habit demokrati: Rama nuk i do 83 mandate, i dolën zgjedhjet jashtë kontrollit

21:27 | 03/06/2025
“Ekzekutimi i Pjetër Kazës: 12 plumba, atentatori me silenciator”
Aktualitet

“Ekzekutimi i Pjetër Kazës: 12 plumba, atentatori me silenciator”

20:33 | 03/06/2025
Next Post
Shpirti juaj binjak i përket kësaj shenje horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, puna dhe dashuria

Zbardhen detajet si u arrestua këngëtari i njohur, udhëtonte me “Range Rover”

Zbardhen detajet si u arrestua këngëtari i njohur, udhëtonte me “Range Rover”

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë sulmuesi senegalez

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë sulmuesi senegalez

JU REKOMANDOJMË

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë
Showbizz

Format e trupit të Kylie Jenner që frymëzojnë

by mirseda
22:55 | 03/06/2025
0

Kylie Jenner është një personalitet i njohur amerikan, modele, sipërmarrëse dhe yll i medias sociale. Ajo u...

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

Ish banorja e “BBA” bëhet nënë për herë të dytë: Lumturia pa filtra!

22:30 | 03/06/2025
Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

22:27 | 03/06/2025
Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

Zbulohet arma pistoletë stilolaps me të cilën u plagos 15-vjeçari te piceri “Fantazia”

22:25 | 03/06/2025
Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

Policia e Kosovës kryen bastisje në operacionin anti-drogë, arreston 22 persona

21:42 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com