Zbardhen detajet si u arrestua këngëtari i njohur, udhëtonte me “Range Rover”

Një këngëtar i njohur grek është kapur me armë dhe drogë, të cilat i mbante të fshehura në mjetin e tij. Mediat greke shkruajnë se është arrestuar mbrëmjen e djeshme, në periferi të Athinës këngëtari i njohur grek Notis Sfakianakis, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet 2 gr kokainë dhe një pistoletë.

Prangosja e tij u bë rreth orës 20:00, kur policia gjatë kontrolleve për masat anti covid ndaloi rastësisht një makinë luksoze, pa e ditur që ishte këngëtari.

“Unë i kam për sigurinë time”, mësohet se ka thënë Notis Sfakianakis, i cili është treguar plotësisht bashkëpunues me policinë. Ai u dërgua në Departamentin e Sigurisë Argyroupoli – Elliniko, ku u zbulua se armën që zotëronte e kishte pa leje.

Një pikë kontrolli e ngritur për shkak të masave anti-covid, pa mjetin luksoz “Range Rover”, të kalonte dhe e ndaloi për një kontroll rutinë, pa e ditur aspak se kush ishte brenda tij. Ylli i muzikës hapi krahun, dhe iu bind urdhërit të efektivëve.

Ai dorëzoi dokumentet e makinës, por njëri prej policëve pikasi një qese në sediljen e pasme të makinës dhe i kërkoi këngëtarit që ta hapte.

“Hape qesen”, mësohet të ketë thënë polici. Artisti i njohur grek do të përballet me akuzën e ‘posedimit të lëndëve narkotike’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.