Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një udhëzues për të gjithë punonjësit që kanë shenja të gripit, duke i kërkuar atyre të punojnë nga shtëpia.
“Kufizo kontaktet dhe shmang grumbullimet për të parandaluar përhapjen e infeksionit”, rekomandon ministria.
Dje është shënuar një rekord i ri sa i përket viktimave nga Covid-19 në vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit 19 qytetarë kanë humbur betejën me këtë virus. Ky është numri më i lartë i regjistruar brenda një dite, që nga fillimi i pandemisë në mars.