Kanë përfunduar hetimet për tërmetin e 26 nëntorit në Durrës. Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe dosja i ka kaluar për gjykim Gjykatës së Durrësit.
Është dërguar dosja për gjykim për 16 persona, ish-zyrtarë, ndërsa çështja për 2 të tjerë është pushuar.
Me konkretisht nga ana e organit të akuzës u dërguan për gjykim në funksion të çështjes penale nr. 2466, viti 2019, të pandehurit si vijon:
1. Ramiz Shehu, të akuzuar sipas nenit 85 tetë herë të Kodit Penal,
2. Nevjana Isufi, të akuzuar sipas nenit 186/1 të Kodit Penal,
3. Abdulla Osmani, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,
4. Ruzhdi Xheka, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,
5. Arben Isaku, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
6. Aldo Dakoveli, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
7. Artur Terziu, të akuzuar sipas nenit 186/1 dhe 199/a/3 të Kodit Penal,
8. Artur Çela, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
9. Klajdi Lame, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
10. Flamur Gjuzi, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
11. Albrend Qetka, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
12. Skerdi Bello, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
13. Artenis Malko, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
14. Dëshira Qato, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,
15. Arben Qato, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,
16. Kujtim Hasa, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal
Si pasojë e tërmetit tragjik, u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe humbën jetën 23 persona në Durrës.