Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

A mund të ndihmojë vitamina D kundër Covid-19? Ja çfarë duhet të dini

5 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
A mund të ndihmojë vitamina D kundër Covid-19? Ja çfarë duhet të dini

Vitamina D është një nga më të përfolurat e këtij viti, teksa studimet e kohëve të fundit e kanë theksuar rolin e saj kryesor në forcimin e sistemit tonë imunitar. Ndërkohë ka studime që tregojnë se ajo mund të ndihmojë për të parandaluar prekjen nga Covid-19.

Një nga studimet më të cituara nga mediat së fundmi, është ai i Universitetit të Bostonit, që zbuloi se njerëzit që kanë mungesë të vitaminës D, kanë 54 për qind më shumë mundësi të preken nga koronavirusi i ri.

Pacientët më të moshuar se 40 vjeç, që kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D, kishin më shumë se 51 për qind më pak të ngjarë që të vdisnin nga virusi. Edhe pse duhen më shumë studime para se të arrihet në një përfundim shterues, ajo që dimë është se vitamina D është e mirë për shëndetin imunitar në përgjithësi.

Dhe kjo është veçanërisht e rëndësishme të kihet parasysh gjatë bllokimit për shkak të pandemisë. Për shumicën e njerëzve, vitamina D është e lidhur me diellin. Por për shkak të natyrës së bllokimit, dhe ardhjes së dimrit, ne po kalojmë shumë më tepër kohë në ambiente të mbyllura se sa normalisht.

Prandaj provoni të bëni çdo ditë një shëtitje në kohën e drekës, apo gjatë kohës së dritës ditore, sa herë që është e mundur. Vitamina D është e njohur për rolin e saj jetik mbi nyjet dhe shëndetin e muskujve. Por ky mund të jetë vetëm fillimi i përfitimeve të saj shëndetësore. Kjo vitaminë është gjithashtu thelbësore për të ruajtur në gjendje të mirë pune sistemet imunitare të njerëzve.

Burimi kryesor (90 për qind) i furnizimit tonë me vitaminë D, është përmes rrezeve të diellit në lëkurë. Ne e marrim në sasi të mëdha këtë vitaminë gjatë muajve të verës, ku ajo ruhet në mëlçi, dhe pastaj përdoret në stinët më të ftohta dhe me më pak diell.

Mungesa e vitaminës D mund të çojë në humbjen e dendësisë së kockave, gjë që mund të sjellë sëmundjen e osteoporozës dhe fraktura të ndryshme. Në raste të rënda por të rralla, mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në deformime të kockave, të tilla si rakitizmi dhe dhimbje kockash, ose zbutje të shkaktuara nga një gjendje e quajtur osteomalacia.

Më të rrezikuarit nga mungesa e kësaj vitamine janë të moshuarit, gratë shtatzëna, ata që vuajnë nga diabeti dhe ata që janë mbipeshë.

Studimet kanë zbuluar se popullata BAME (e zezë, aziatike dhe ajo etnike e pakicave) ka më shumë të ngjarë të ketë nivele më të ulëta, pasi lëkura e errët prodhon shumë më pak vitaminë D sesa lëkura më e çelët.

Disa nga simptomat që tregojnë një mungesë të mundshme të vitaminës D janë ndjenja e lodhjes, dhimbjet në kocka dhe shpinë, pasi vitamina D ndihmon në përthithjen e kalciumit,

Depresioni, sëmurja e shpeshtë. Po si ta rrisni nivelin e vitaminës D në trupin tuaj?

Ekspertët rekomandojnë një dietë të pasur me peshk të yndyrshëm dhe prodhime deti,  kërpudha, të verdhën e vezës, qumështin, lëngun e portokallit dhe drithërat, si dhe mishin e kuq.

Sigurisht më e rëndësishmja është ekspozimi ndaj rrezeve të diellit. Por duhet të keni kujdes me përdorimin e kremrave. Studimet klinike kanë hedhur poshtë disa spekulime se përdorimi i përditshëm i kremrave ndaj diellit çon në pamjaftueshmëri të vitaminës D.

Pavarësisht sesa krem përdorni, ose sa e lartë është SPF-ja, disa nga rrezet ultravjollcë arrijnë sërish në lëkurën tuaj. Përveç dietës dhe ekspozimit në rrezet e diellit, suplementet shtesë kanë qenë temë diskutimi muajt e fundit.

Më mars të këtij viti, Instituti i Shëndetit Publik në Angli, rekomandoi që grupet më të rrezikuara duhet të marrin 10 mikrogramë vitaminë D çdo ditë, për të përballuar efektet negative të bllokimit. Sipas ekspertëve, kufiri maksimal i dozës ditore është 75 mikrogramë.

Burimi i lajmit: https://www.healthista.com/can-vitamin-d-help-fight-covid-19-heres-what-you-need-to-know/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

 

 

Tags: koronaviruspandemiVitamina D

TË LIDHURA

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

13:08 | 07/06/2025
Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh
Aktualitet

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari
Aktualitet

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Next Post
‘600 mijë dollarë për blerje nafte’, Gjici çon në SPAK ish-kryetarin e Bashkisë

‘600 mijë dollarë për blerje nafte’, Gjici çon në SPAK ish-kryetarin e Bashkisë

Ja çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja këtë të enjte

Forcohen dollari dhe franga, euro dhe paundi nuk luhaten

Arrestohet inspektori i Tatimeve për korrupsion

Kapet "i forti" i Tiranës, ja çfarë i gjeti policia në banesë

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para
Aktualitet

Gjendet i vetëvarur 37-vjeçari në Maliq, dyshimet e para

by mirseda
13:08 | 07/06/2025
0

Gjendet i vetëvarur një 37 vjeçar në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, 37 vjeçari u...

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

Kapet 6 kg heroinë në Kapshticë, dyshime për përfshirje policësh

13:01 | 07/06/2025
I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

I kërkuar për vjedhje në objekte kulti, ndalohet 21-vjeçari

12:56 | 07/06/2025
Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

Zbulohet parcela me rreth 2 mijë rrënjë kanabis në Mallakastër, 2 në pranga

12:16 | 07/06/2025
Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

Gruaja merr fëmijët dhe largohet, në kërkim nga policia

12:11 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com