Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Pse e Premtja e datës 13-të i frikëson aq shumë disa njerëz

5 vjet ago
in Kuriozitete, Të Gjitha, TT, W-Instant
Pse e Premtja e datës 13-të i frikëson aq shumë disa njerëz

Në këtë ditë miliona njerëz mendojnë se mund të ndodhë diçka e keqe. Ata kanë frikë nga një fatkeqësi me pasoja personale ose globale. Një këmbë e thyer, një kolaps në tregun e aksioneve apo një ngjarje që mund të sjellë shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore.

Pse gjithë ky ankth? Sipas ekspertëve, pasi kjo frikë është e ngulitur thellë dhe prej kohësh në kulturën perëndimore. “Në rast se askush nuk merret me shpjegimin e këtyre bestytnive negative si e Premtja e datës 13-të, ne në fakt mund të jemi më mirë”, thotë Stjuart Vize, një profesor i psikologjisë në Kolegjin e Konektikatit.

Njerëzit që besojnë shumë tek besëtytnia e së Premtes së datës 13, mund të vuajnë nga triskaidekaphobia, ose frika nga numri 13, dhe shpesh ua kalojnë këtë besim edhe fëmijëve të tyre, vë në dukje Vize.

Fiksimi i kulturës popullore me frikën, e treguar si histori ndihmon në mbajtjen gjallë të kësaj bestytnie, shton Vize, autori i librit “Besimi tek magjia: Psikologjia e supersticionit”.

Megjithëse bestytnitë mund të jenë arbitrare -për shembull frika nga shkallët apo macet e zeza -kur ato janë pjesë e kulturës, ne priremi që t’i besojmë ato, thotë Tomas Giloviç, profesor i psikologjisë në Universitetin Kornell në Nju Jork. “Ju ndjeheni sikur i kundërviheni fatit nëse do ta injoroni atë”, thekson ai.

Frika në lidhje me të Premten e datës 13-të, është e rrënjosur tek besimet fetare mbi mysafirin e 13-të në Darkën e Fundit – Judën, apostullin që thuhet se tradhtoi Jezusin, dhe me kryqëzimin e Jezusit ditën e premte, që ishte e njohur më herët si Dita e Xhelatit, duke qenë tashmë një burim e ankthit, thotë Vize.

Tabuja kundër numrit 13 u përhap me Krishterimin edhe në zona jo të krishtera, vë në dukje Filips Stivens, profesor i asociuar i antropologjisë në Universitetin e Bufalos në NjuJork. “Ajo u bë shumë e përhapur përmes botës euro-emerikane, shumë e ngulitur në kulturë popullore”, thotë ai.

Edhe më interesante, vë në dukje ai, është arsyeja se përse njerëzit e lidhin çdo të Premte të datës 13-të me fat të keq. Përgjigja, tha ai, ka të bëjë me ato që ai i quan parimet e “mendimit magjik”, që gjenden në kulturat në të gjithë botën.

Njëra prej këtyre parimeve përfshin gjëra ose veprime, të cilat njerëzit priren të mendojnë se ato gjëra janë të lidhura mes tyre në një mënyrë shkakësore, shpjegon ai. Në këtë kuadër, ishin 13 persona të pranishëm në Darkën e Fundit, ndaj gjithçka që lidhet me numrin 13 prej atëherë e tutje është fat i keq.

Tomas Fernsler, shkencëtar i asociuar i politikave në Qendrën e Burimeve të Edukimit në Matematikë dhe Shkencë në Universitetin e Delauerit, tha se ndaj numrit 13 ka frikë për shkak se ai vjen pas numrit 12. Numerologët e konsiderojnë 12-ën si një numër “të plotë”.

12 janë muajt e vitit, 12 shenjat e zodiakut, 12 perënditë në Olimp, 12 ishin trimëritë e Herkulit, 12 fiset e Izraelit dhe 12 apostuj e Jezuit.

Fernsler thotë se lidhja e numrit 13 me fatin e keq, “ka të bëjë me të qenit pak më shumë se sa të plotë. Pastaj është e premtja. Jo vetëm që Krishti u kryqëzua atë ditë, por disa studiues biblikë besojnë se Eva e tundoi Adamin me frutin e ndaluar pikërisht të Premten.

Ndoshta më domethënës është besimi se Abel u vra nga vëllai i tij Kaini pikërisht të Premten e datës 13-të. Këtë ditë disa njerëz janë aq të paralizuar nga frika saqë mbyllen brenda në shtëpi. Ndërsa të tjerët nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse se të shtrëngojnë dhëmbët, dhe jenë nervozë gjatë gjithë ditës.

Shumë njerëz do të refuzojnë të udhëtojnë më avion, të blejnë shtëpi etj, mosveprime këto që e ngadalësojnë dukshëm aktivitetin ekonomik, thotë Donald Dosej, historian i folklorit dhe themelues i Qendrës së Menaxhimit të Stresit dhe Institutit të Fobisë në Eshvill, Karolinën e Veriut.

“Vlerësohet se 800-900 milion dollarë humben nga biznesi në këtë ditë, pasi njerëzit nuk do të udhëtojnë me avion apo të bëjnë biznes si zakonisht”, thotë ai. Për ta kapërcyer këtë frikë, thotë Vize, njerëzit duhet të bëjnë hapa të vegjël jashtë zonës së tyre të rehatisë.

“Ata duhet të provojnë një gjë të vogël që do të ngurronin ta bënin në rrethana normale, dhe duke shpresuar që të mos ndodhë ndonjë gjë e tmerrshme, ata mund të nxiten të vazhdojnë më tej”, thotë ai.

Burimi i lajmit: https://www.nationalgeographic.com/news/2013/9/130912-friday-13th-thirteenth-superstitions-phobias-nation-culture/

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: e premtePsikologjia e supersticionitStjuart Vize

TË LIDHURA

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë
Kuriozitete

Fraza që ‘vret’ një marrëdhënie, me çfarë ta zëvendësojmë atë

22:34 | 22/05/2025
Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më!
Kuriozitete

Si të veproni kur ju del gjumi në mes të natës dhe nuk mund të flini më!

21:22 | 21/05/2025
Rreziku që harrojmë në ditët e nxehta: Telefoni juaj mund të digjet… dhe jo vetëm ai
Kuriozitete

Rreziku që harrojmë në ditët e nxehta: Telefoni juaj mund të digjet… dhe jo vetëm ai

22:36 | 20/05/2025
Next Post
Histori shqiptare/Burri djeg me cigare në gojë foshnjën 2 javëshe dhe gruan

Histori shqiptare/Burri djeg me cigare në gojë foshnjën 2 javëshe dhe gruan

Qeveria gjermane pritet të ashpërsojë masat, në karantinë edhe me kollë

Qeveria gjermane pritet të ashpërsojë masat, në karantinë edhe me kollë

“Dua një derë të blinduar”, Tea e “Përputhen” sqaron mesazhin

“Dua një derë të blinduar”, Tea e “Përputhen” sqaron mesazhin

JU REKOMANDOJMË

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

Liderët e BE-së nuk presin fundin e samitit në Tiranë, çfarë fshihet pas largimit?

17:09 | 16/05/2025
Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

Lala zbulon kandidatin socialist në ‘telashe’ nga hetimet

19:15 | 17/05/2025




TË FUNDIT

U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë
Aktualitet

U arrestuan në operacionin “Ura”! 28 të dyshuarit dalin sot përpara GJKKO për masën e sigurisë

by mirseda
10:35 | 23/05/2025
0

Emrat Elvis Doçi (Visi i Pojës) Indrit Tafili Orget Shqevi Artan Sulejmani Orges Molla Sueld Elezi Ekil...

Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa Exocet MM40 Block 3C

Greqia forcohet ushtarakisht me 16 raketa Exocet MM40 Block 3C

10:32 | 23/05/2025
U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku

U arratis nga burgu në Itali, RENEA arreston të shumëkërkuarin Xhevdet Plaku

10:29 | 23/05/2025
Manja: Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026!

Manja: Shqipëria, epiqendra e noterisë botërore në 2026!

10:25 | 23/05/2025
Megaoperacion në Durrës, arrestohen 3 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Megaoperacion në Durrës, arrestohen 3 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore

10:17 | 23/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com