“Dua një derë të blinduar”, Tea e “Përputhen” sqaron mesazhin

Emisioni “Përputhen” ka shkaktuar shumë zhurmë lidhur me sherret e vazhdueshme, por edhe për përjashtimin e pjesëmarrësve. Arsyet janë të ndryshme, dhe vetë të pranishmit e kanë shfrytëzuar mundësinë e famës.

Para pak ditësh, në rrjetet sociale qarkulloi një mesazh që Tea Trifoni, vajza e “Përputhen”, i ka kërkuar reklamim një biznesi për takimin me djalin e tatuazheve, Elvisin.

“Përshëndetje, këtë javë kam takimin me Elvisin, nëse do doje të bëje një reklamim për biznesin tënd do isha mëse e kënaqur ta bëja takimin tonë në biznesin tënd”, i shkruan në fillim Tea.

Nuk ka munguar edhe përgjigja e biznesit, duke i thënë se çfarë takimi mund të realizohet në një kompani ndërtimi.

“Më fal por unë kam firmë ndërtimi, çfarë lloj takimi mund të bëje në mes të llaçit e betonit? Dhe për më tepër çfarë do doje si shpërblim?”, i përgjigjet biznesmeni.

Ndërkohë Tea i përgjigjet që të mos ta vrasë mendjen për atë pjesë, pasi i kthehet se do një derë të blinduar dhe t’i ngritur katin e dytë të shtëpisë.

Këto mesazhe që janë bërë virale në rrjet, nuk janë aspak të vërteta. Konkurrentja e “Përputhen” ka sqaruar rastin, teksa ishte e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga shtëpia e saj, Tea u shpreh se mesazhi është fals. Madje sipas saj, kjo duket qartë që te mbiemri që është i shkruar me dy “f”.

“Profili është fals dhe mesazhi është i ekzagjeruar. Nëse shikoni te emri dhe mbiemri është mbiemri me dy “f”, dhe nga këtu duket se është adresë false. As nuk kam futur njeri që të shkruaj në emrin tim. Mesa duket emrat në emisionin “Përputhen” përbëjnë lajm dhe marrin klikime”, shprehet Tea.

E pyetur nëse u shqetësua nga këto lajme që qarkulluan menjëherë në mediat online, bukuroshja bionde tha se jo.

“Në fakt u shqetësua mami. Më mori në telefon dhe më tha se çfarë bën moj vajzë. Kjo më shqetësoi më shumë. Kam qeshur kur e lexova, sepse ishte absurde dhe e ekzagjeruar. Nuk i kam shkruar adresës false, sepse nuk doja t’i jepja më shumë rëndësi, pasi ia kanë dhënë mediat”, vijoi Tea.