Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Jakup Krasniqi thirri Pashko Vasën në sallën e Hagës

5 vjet ago
in Të Gjitha
Jakup Krasniqi thirri Pashko Vasën në sallën e Hagës

Nga: Aleksandër ÇIPA

Jakup Krasniqi me përgjigjen apologjike para Gjykatës Speciale në Hagë, e ka rikthyer vetveten tek pikat më të larta të ndikimit dhe vëmendjes publike, në mediat ndërkombëtare dhe sidomos ato të rajonit tonë.

Ka rikthyer një ndjenjë tjetër të publikut në drejtim të vetes si personazh i një procesi vetiak. Ka zgjedhur një ditë të vështirë dhe, pse jo edhe kthesë, për jetën vetjake. Me një pohim themelor vetëbindjeje, pavarësisht përjetimit dhe ndjenjës së trishtë të përballjes me fatin nën akuzë, ai është kapur fisnikërisht dhe kombëtarisht, tek shprehja e tejkalimit të përkatësisë religjionare.

Këtë e bëri jo për konjukturë apo aktivizëm sekularist, por për arsye të ngadhnjimit të ndërgjegjes dhe identitetit kombëtar. Ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe një ndër politikanët e paktë të vetëtërhequr nga jeta aktive politike në Kosovën e postpavarësisë, nga banka e të akuzuarit për krime lufte, shpalosi bindjen dhe ndërgjegjen prej çlirimtari, duke sfiduar së pari, akuzuesit dhe prapaskenën e proceseve individuale, por të njëkohshëm, ndaj zinxhirit komandues të UÇK-së në Hagë.

E sfidoi akuzën e Prokurorit Special me dy referenca: e para, krahasimi i sjelljes në burgun e Hagës me atë që kishte ndjerë në vitet ’80-të në burgjet e ish Jugosllavisë. Dhe e dyta, me deklarimin pa ekuivok se, si intelektual dhe mësues, as që mund të këtë vrarë dhe as mund të ketë bërë krime, por vetëm ka dashur lirinë dhe çlirimin e vendit dhe të popullit të vet.

Por kulmi i apologjisë mbrojtëse të zotit Krasniqi, para Gjykatës, natyrshëm u arrit me pohimin e tij se kërkon të ketë një marrëdhënie me institucionin e gjykatës si shqiptar. Është deklarim intuitiv apo përkues, pohimi i tij se ” nuk është as katolik e as muslyman, por shqiptar” me kredon aq të famshme:” Feja e shqiptarit është shqiptaria!” , -të rilindasit Pashko Vasa?!

Procesi i sapo nisur ndaj krerëve më të lartë të UÇK-së është më kompleks në prapaskenë, se sa në skenë. Për këtë arsye, ky do të jetë një proces i gjatë dhe me peshë të lartë dilemash për të sotmen politike të vendit dhe për të nesërmen individuale të të akuzuarve. Ky është një proces që ka lidhur dhe, sipas gjasave, do të ketë kosto për Kosovën. Për këtë arsye Gjykata Speciale nuk është një portë ku kanë hyrë vetëm udhëheqësit kryesorë të çlirimit dje, dhe të qeverisjes sot, nga Kosova. Do të duhej të kishin hyrë së pari protagonistët e genocidit serb mbi Kosovën dhe më pas edhe autorët e krimeve të mundshme mbi njerëz të pafajshëm.

Të akuzuarit mund të kenë alibi për akuzat zyrtare të Prokurorit Special, por shqiptarët dhe shtetet e tyre i kanë të gjitha detyrimet të interesohen që ky proces individësh i nisur dhe që po zhvillohet në të njëjtën kohë, të mos ketë kosto dhe peshë të pallogaritshme ndikimi mbi Kosovën, të drejtën e saj si ish e pushtuar dhe çlirimtarët që kryen shërbimin suprem ndaj Atdheut. Procesi i njëkohshëm, i ndarë për individët çlirimtarë që dominuan Luftën dhe kohën dy dekadëshe të lirisë, indirekt apo edhe drejtëpërdrejtë, po i lë hapësirë perceptimit për një çlirim të inkriminuar shqiptar në Kosovë. Opsioni i këtij perceptimi dihet se kujt i vlen dhe kush mund ta sponsorizojë dukshëm apo, në mënyrë të rafinuar.

Ky opcion është më shumë se diabolik, madje dhe malinjitet i pashërueshëm në sytë dhe bindjen ndërkombëtare, ndaj Kosovës. Për këtë arsye dhe kundër këtij argumenti, Shqipëria dhe politikanët në detyrë të saj, duhet të kenë një qasje të ndryshuar interesimi ndaj procesit dhe brendisë juridike që po zhvillohet në Hagë.

Jakup Krasniqi nuk devijoi për arsye alibie në pohimin se po gjykohet si shqiptar dhe nuk është as muslyman e as katolik. Ai i’u rikthye kauzës së parë, asaj të luftëtarit që u bashkua me bashkëkombësit e vetë, në emër të Atdheut dhe të identitetit që kërcënohej si Prometeu i lidhur në shkëmb, nga robëria dhe pushtimi serb. Për këtë arsye, pa pasur vlefshmëri alibie, Krasniqi si çlirimtar i akuzuar, në sallën e gjyqit në Hagë, thirri Pashko Vasën. Nuk e thirri për ndihmë, por për identifikim si çlirimtar i djeshëm dhe pësues i sotëm për llogari të Atdheut të vet. Për këtë arsye madhore pafajësinë e vet juridike e kërkon dhe duket se do ta mbrojë si të drejtë çlirimtari dhe jo si ”ndërmarrje kriminale” të formuluar nga prokurori. Për arsye të kësaj ndarjeje zotëria i Kosovës e thirri në sallën e gjyqit filozofinë identifikuese të Pashko Vasës. Për gjyqin ndoshta s’vlen, por për ndërgjegjen po.(!)

Tags: Aleksandër ÇipaHagëJakup Krasniqiuck

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Next Post
Nga minator në majat e futbollit botëror, historia frymëzuese e Angel Di Maria

Nga minator në majat e futbollit botëror, historia frymëzuese e Angel Di Maria

Humor dhe në ditët më të vështira/Koço Devole përcillet në banesën e fundit

Humor dhe në ditët më të vështira/Koço Devole përcillet në banesën e fundit

U hodh nga Infektivi, dalin pamjet e para kur mjekët i japin ndihmën e parë

U hodh nga Infektivi, dalin pamjet e para kur mjekët i japin ndihmën e parë







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë
Aktualitet

Aksident në Lushnjë, makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë

by mirseda
09:30 | 18/03/2026
0

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnjë. Aksidenti ka ndodhur në Bypass, ku një...

Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona

Bulqizë/ Dogjën 7 dynymë tokë me bimësi, e pësojnë 2 persona

09:22 | 18/03/2026
“Vrasja e Larijanit nuk është goditje fatale për Iranin”,ministri i jashtëm iranian

“Vrasja e Larijanit nuk është goditje fatale për Iranin”,ministri i jashtëm iranian

09:15 | 18/03/2026
Shpërndante narkotikë në qytet, në pranga 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante narkotikë në qytet, në pranga 36-vjeçari nga Lushnja

09:04 | 18/03/2026
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, reagon ministri Hoxha:Forcon rrugën europiane të vendit

Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, reagon ministri Hoxha:Forcon rrugën europiane të vendit

09:02 | 18/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com