Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Triumfi i parë i Thaçit, pafajësoi Presidentin e Kosovës dhe UÇK-në

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Rama mposhtet me paqe, lufta e bën më të fortë

Nga: Lorenc Vangjeli

Shumë shpesh, për një politikan është më i rëndësishëm epilogu i karrierës sesa krejt karriera në politikë. Nëse kjo aksiomë e vërtetuar gjetkë shumë e shumë herë, do të ishte e vërtetë edhe për ish-Presidentin Thaçi, ai padyshim i ndërtoi një epilog dinjitoz karrierës së tij të trazuar politike. Duke refuzuar të çojë në gjykatë Presidentin e Republikës së Kosovës Thaçi, por vetëm qytetarin Hashim, Hashim Thaçi i ka dhënë medalje urtësie vetes dhe dinjitet shtetit të tij të tronditur.

Edhe pse ishte akt i paralajmëruar, dërgimi drejt Hagës i ish-luftëtarëve të UÇK-së, krijoi frakturë të rëndë në marrëdhëniet e Kosovës së paku me këtë strukturë penale që lipset të sjellë drejtësi. Vërtetimi i aktakuzës së ngritur dhe verifikimi i saj juridik, nuk ka të bëjë vetëm me fatin e individëve që provuan gjithçka: tmerrin e luftës dhe luftën si zgjidhje e vetme kundër agresionit, triumfin në luftën e llogoreve dhe humbjet në paqen e qeverisjeve, majën e pushtetit si çlirimtarë dhe dyshimin fatal si vrasës.

Ato janë shumë më shumë se kaq. Dyshimi konspirativ që e lidh një situatë të tillë me raportin sanduiç të Kosovës mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së dhe që e sheh Kosovën si viktimë të diferencës së qëndrimeve ndaj saj nga të mëdhenjtë e kësaj bote, ka fituar besim dhe ndoshta është pranë të vërtetës, por nuk është e vërteta e vetme. Dyshimi tjetër se ndoshta drejtësia ndërkombëtare do të përdoret si një shkop për të trazuar një klasë politike në Prishtinë, të kalçifikuar në vite, njëlloj siç pretendohet se do të bëjë reforma në drejtësi në Tiranë, mund të jetë gjithashtu ana tjetër e të njëjtës së vërtetë. Eshtë një fakt i dhembshëm dhe i trishtuar, i provuar në vite, që shqiptarët dinë të humbasin nga marrëzia e tyre në paqe atë që fitojnë me gjak në luftë!

Sido që të ndodhë, përkundër gjithë atyre që tashmë po tentojnë ta pikturojnë Perëndimin si armik të Kosovës dhe aleat të Serbisë, një gjë është e sigurt: as agresori nuk mund të barazohet me viktimën, as pavarësia e Kosovës nuk cënohet. As fati individual i Thaçit dhe luftëtarëve të tjerë dhe as fajësia apo pafajësia e tyre, nuk do të ndikojë në të shkuarën e UÇK-së gjatë epopesë së saj çlirimtare, si aleate euroatlantike e Perëndimit demokratik, kundër nacionalkomunizmit të Serbisë së Milosheviçit.

Heronjtë e luftës si rregull, kanë gjithmonë probleme në paqe. Nëse kjo ndodh me elitën e Kosovës, nuk është fundi i botës. Ka ndodhur në Tiranë me heronjtë e Luftës së Dytë Botërore apo dhe me ata që ndrinë ca kohë si Pishtarë Demokracie. Ky shndërrim, kjo metamorfozë, është është vetëm një cak i paplotë dhe i përkohshëm i spirales së mundishme të shqiptarëve për të mësuar të ndërtojnë shtet normal në demokraci normale dhe të jetojnë jo me iso lavdie, por me normalitet qyytetarësh evropianë.

Tags: lorenc vangjeliThaciuck

TË LIDHURA

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
“A mund të vishet?”, Arjan Konomi sherr me vajzën më të re të “Për’Puthen”

“A mund të vishet?", Arjan Konomi sherr me vajzën më të re të “Për’Puthen”

Çfarë duhet të presim ne shqiptarët nga zgjedhjet e prillit

Çfarë duhet të presim ne shqiptarët nga zgjedhjet e prillit

A mund t’i zihet besë kësaj Amerike?

A mund t’i zihet besë kësaj Amerike?







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit
Aktualitet

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

by mirseda
21:29 | 20/04/2026
0

Arben Llangozi, avokat i kryebashkiakut të Gjirokastrës, Flamur Golemi, në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në...

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

Prokurorët dhe hetuesit e SPAK takim zyrtar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA

21:22 | 20/04/2026
Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

Peshkopi, u tërhoq 500 metra zvarrë nga kali, humb jetën 67-vjeçari

21:18 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com