Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Studimi/Banorët e vendeve më të varfra, janë më imunë ndaj Covid-19

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, TT, W-Instant
Studimi/Banorët e vendeve më të varfra, janë më imunë ndaj Covid-19

Miliona indianë kanë qasje të kufizuar tek uji i pastër, konsumojnë një ushqim jo higjenik, marrin frymë në një ajër shumë të ndotur, dhe jetojnë në një ambient të tej populluar. Studiuesit kanë zbuluar se kjo i bën ata të prekshëm ndaj një mori sëmundjesh jo-ngjitëse, si zemra dhe sëmundjet kronike të frymëmarrjes, kanceri dhe diabeti.

Vetëm ndotja e ajrit, vret më shumë se 1 milion indianë çdo vit. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se uji i pastër, dhe një higjienë e mirë personale janë thelbësore për mbrojtjen e shëndetit kundër Covid-19.

Një studim i përbashkët nga OBSH dhe agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijë, UNICEF, zbuloi se gati 3 miliardë njerëz – rreth 40 për qind e popullsisë globale, dhe që jetojnë gati tërësisht në vendet në zhvillim, nuk e kanë të lehtë larjen e rregullt të duarve.

Por kjo nuk vërtetoi frikën se koronavirusi do të bënte kërdinë në këto zona, dhe do të çonte në miliona të vdekur në vende si India. India ka një të gjashtën e popullsisë së botës dhe një të gjashtën e rasteve të raportuara. Por përbën vetëm 10 për qind të vdekjeve në botë nga virusi.

Shkalla e vdekshmërisë është më pak se 2 për qind, një ndër më të ulëtat në botë. Tani, një studim i ri nga shkencëtarët indianë sugjeron që higjiena e dobët, mungesa e ujit të pijshëm të pastër, dhe kushtet jo të duhura higjeno-sanitare, mund të kenë shpëtuar realisht shumë njerëz nga simptomat më të rënda nga Covid-19.

Pra ata supozojnë se njerëzit që jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të ulëta, mund të kenë qenë në gjendje të shmangin format e rënda të infeksionit, për shkak të ekspozimit ndaj patogjenëve të ndryshëm që nga fëmijëria, të cilat u japin atyre imunitet më të fortë ndaj Covid-19.

Studimi në fjalë krahasoi të dhënat e disponueshme për publikun nga 106 vende të botës, bazuar në disa parametra si dendësia e popullsisë, demografia, përhapja e sëmundjeve dhe cilësia e kanalizimeve. Shkencëtarët zbuluan se më shumë njerëz kishin vdekur nga Covid-19 në vendet me të ardhura të larta.

“Njerëzit tek vendet e varfra, me të ardhura të ulëta, duket se kanë një reagim më të fortë imunitare ndaj sëmundjes së Covid-19, krahasuar me ata me të ardhura të larta”, u shpreh dr.Mande, një nga autorët e studimit.

Një studim analizoi në rolin e luajtur nga mikrobioma – triliona mikrobet që banojnë brenda trupit të njeriut, tek infeksionet e Covid-19. Mikrobioma përfshin bakteret, viruset dhe kërpudhat.

Ato ndihmojnë në tretjen e ushqimit, e mbrojnë njeriun nga bakteret që shkaktojnë sëmundje, e forcojnë sistemin imunitar dhe prodhojnë vitamina. Praven Kumar dhe Bal Çander nga Kolegji Mjekësor Qeveritar, dhe dr Rajendra Prasad, analizuan të dhënat nga 122 vende, përfshirë 80 vende me të ardhura të mesme të larta dhe të larta.

Ata sugjerojnë se vdekjet nga Covid-19 janë më të ulëta në vendet që kanë një popullsi më të lartë të ekspozuar ndaj një game të larmishme mikrobesh, veçanërisht të atyre që quhen “baktere gram-negative”. Ato janë zakonisht janë përgjegjëse për formën e rëndë të pneumonisë, gjakun dhe traktin urinar, si dhe infeksionet e lëkurës.

Por gjithashtu besohet se prodhojnë një citokinën antivirale – molekula që ndihmojnë në luftimin e patogjenëve – të quajtur interferon, që mbron qelizat kundër koronavirusit.

Shkencëtarët besojnë se gjithçka lidhet me “hipotezën e higjienës”. Filozofia e kësaj të fundit është që mjedisi ynë është bërë aq i pastër, saqë e ka lënë sistemin tonë imunitar të pa trajnuar në mënyrë të mjaftueshme, sipas ekspertit Mat Riçëll.

“Ideja është se duke u fokusua tek pastërtia, ne po e privojmë sistemin tonë imunitar nga stërvitja dhe aktiviteti”- thotë ai. Por Krutika Kupalli, ndihmësprofesoreshë e sëmundjeve infektive në Universitetin Mjekësor të Karolinës së Jugut në SHBA, thotë se kërkimi i ri merr parasysh një shumëllojshmëri supozimesh që nuk janë provuar shkencërisht. “Ato janë më shumë hipoteza sesa fakte shkencore”- thotë ajo. Gjithashtu, epidemiologët e shpjegojnë shkallën e ulët të vdekshmërisë në vende si India me popullatën e saj kryesisht të re në moshë.

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/world-asia-india-54730290

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: koronavirusvendet e pasuravendet e varfra

TË LIDHURA

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam
Bota

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest
Bota

Trump nuk përjashton një takim kokë më kokë me Putin në Budapest

19:37 | 07/11/2025
Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit
Bota

Përçarje mes Lavrov dhe Putin? Ja çfarë po ndodh brenda Kremlinit

19:10 | 07/11/2025
Next Post
Koronavirusi “pushton” skuadrën europiane, 22 raste të infektuar

Koronavirusi “pushton” skuadrën europiane, 22 raste të infektuar

“Turpin e hani me bukë”, Veliaj nxjerr blof Kryemadhin për “Sami Frashërin”

"Turpin e hani me bukë”, Veliaj nxjerr blof Kryemadhin për “Sami Frashërin”

Riatdhesimi i fëmijëve shqiptarë nga Siria, Rama: Nesër kthehen në Shqipëri

Rama për rindërtimin: Në dhjetor banorët e Shijakut hyjnë në banesat e reja







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

Kamioni përplas të moshuarin në Cërrik, humb jetën 70-vjeçari, e pëson shoferi

16:19 | 05/11/2025
Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

Humbi ndjenjat gjatë punës në fabrikë, ndërron jetë 21-vjeçari

11:59 | 06/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025




TË FUNDIT

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi
Aktualitet

“The New York Times”: Fatos Nano, fundi i një epoke kaosi

by mirseda
22:34 | 07/11/2025
0

Nga “The New York Times”/ Fatos Nano, një ish-kryeministër i Shqipërisë i cili udhëhoqi tranzicionin e vendit...

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

Einxhel Shkira do rikthehet në ekran?

22:31 | 07/11/2025
GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

GJKKO refuzon sekuestrimin e pasurive të Elvin Merlikës

22:04 | 07/11/2025
Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

Peng izraeli tregon torturat dhe tentativën për ta konvertuar në Islam

21:23 | 07/11/2025
E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

E rëndë në Berat! Ndërron jetë 43-vjeçari, ra nga pema ku po mblidhte ullinj

20:37 | 07/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com